Nje muaj pritje, disa shkalle ne Malpensa me pas per te zbarkuar dhe nje avion me tranzit nga Frankurfti i nisur nga Zagrebi.
Sime Vrsaljko nga dje eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit.
Kush e komunikoi kete gje qe ta quajme zyrtare?
Komunikata ka ardhur nga vete Atletico Madrid, te cilet e kane publikuar dje njoftimin se mbrojtesi i krahut eshte shitur tek Interi.
“Klubi yne ka gjetur marreveshjen me Interin, dhe po pret qe te formalizohen edhe dokumentat per sa i perket vizitave mjekesore per transferimin ne Milano te Sime Vrsaljko.”
“Pas dy sezonesh me ngjyrat e klubit tone, nder te cilat ka treguar talentin e tij dhe sakrificen qe kurre si ka munguar per Atleticon, ne i urojme fatin me te madh tek aventura e tij e re tek Interi, klub i cili do te kete edhe opsionin per ta blere ne fund te sezonit.”
Keshtu shkruante Atletico ne komunikaten e saj.
Po komunikata e Interit? Ajo do te vije sot pas vizitave mjekesore te lojtarit te cilat tashme jane nje rit perpara cdo zyrtarizimi te nje blerje.
Ai do te kete mbi shpine me shume mundesi numrin 2.
Ndersa kontrata e tij do te kete nje kohezgjatje prej 5 vitesh dhe do te perfitoje 3 milione euro ne sezon.
Ky eshte programi i Sime Vrsaljko ne oret ne vazhdim qe do te filloje me vizitat mjekesore dhe me pas do te perfundoje tek selia e Interit per te nenshkruar kontraten.
Nderkohe dalin ne pah fjalet e para te lojtarit te thena nepermjet nje perfaqesuesi te tij: “Dua te luaj nje finale tjeter, kesaj radhe dua ta bej me Interin. Por kesaj radhe per ta fituar ama.”
Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…
Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…
Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…
Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…
Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…
Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…