Categories: Ne plan te pare

Gigi Simoni: “Cfare fati qe kam stervitur nje kampion si Zanetti! Ju tregoj kujtimin me te bukur”

Ka drejtuar Interin per nje vit e gjysem, ka pasur fatin te stervise kampione si Zanetti dhe si fenomeni Ronaldo. Luigi Simoni, i njohur nga te gjithe si Gigi, me 1998 i ka i dhuruar tifozeve te Interit nje sezon te pasur me emocione te papershkrueshme, ku fitoi kupen UEFA ne Paris kunder Lazios dhe kujtimin e hidhur te asaj penalltie te mohuar ndaj Ronaldos ne ndeshjen skudeto kunder Juventus qe ende kerkon drejtesi.

Ne nje interviste ka folur per disa tema te rendesishme lidhur me boten zikalter dhe ne vecanti per lamtumiren ndaj te futbollit te Javier Zanettit, te ardhmen e Walter Mazzarrit dhe largimin e senatoreve te tjere te grupit.

Pershendetje mister, e fillojme me argumentin kryesor te ketyre diteve: Javier Zanetti. Ne nje interviste ne Inter Channel ai ju ka pershkruar si nje baba qe kishte nje ndjenje te madhe me grupin. Kush eshte kujtimi me i bukur qe lidhet me kapitenin tone?
“Per Javier-in ka shume gjera per te thene dhe nuk e di se ku duhet te filloj. Fillimisht mund te them qe kam pasur fatin per ta stervitur, nje lojtar te ketij kalibri. Nuk flas vetem nga kendveshtrimi teknik ose atletik, ku ishte me i miri sebashku me Ronaldon, por ne nje kendveshtrim me te vecante, ate human. Besoj se nga ana morale eshte futbollisti me i rendesishem i futbollit tone dhe jo vetem i Interit, sepse eshte nje djalosh me vlera te medha humane perpara atyre teknike. Nuk do dija te zgjidhja nje moment te vecante, sepse per mua qe kam qene trajneri i nje kampioni si ai, per nje vit e gjysem eshte kujtimi me i bukur.  Por nese me duhet te zgjedh momentin me simpatik atehere zgjedh perqafimin e dedikuar ndaj meje kur arrin te shenoje golin e rezultatit 2-0 ne finalen e Coppa UEFA. Ishte nje perqafim qe ja ktheva me pasion, nje moment vetem i joni qe do te kujtoj perhere”.

Pervec Zanettit jane larguar nga Interi edhe tre pjese te tjera te historise si Cambiasso, Milito dhe Samuel. E mbeshtesni zgjedhjen e Thohir per te filluar nga zero duke hequr dore nga 4 figura kaq te rendesishme per grupin?
“Beh, sigurisht qe per dike nga keta kishte ardhur momenti per te thene mjaft. Ka mbaruar nje cikel fitues edhe pse mbase nuk eshte e bukur ta thuash e kuptoj dhe e mbeshtes pjeserisht vendimin e ThohirI vetmi lojtar mbi te cilin kam rezerva eshte Cambiasso. Sipas meje ishte nje zgjedhje pak e nxituar sepse Esteban eshte nje futbollist akoma i vlefshem dhe e ka demonstruar edhe ne kete sezon ne te cilin ishte nje nga me pozitevet. Per me teper nje figure si e tija mund te ishte e rendesishme ne brendesi te grupit. Gjithsesi Thohir ka nje llogjike te tijen dhe ka vendosur te rinise nga zero duke hequr dore nga lojtaret qe kane dhene shume ne te shkuaren, tashme e kuptoj vendimin e tij”.

Objektivi sezonal i Interit u arrit por pavaresisht kesaj tifozet i kerkojne shoqerise largimin e Mazzarrit. Jeni dakord me mendimin e tifozeve apo mendoni se eshte e drejte te vazhdohet projekti me Mazzarrin trajner?
“Mua me duket se Walter ka bere nje kampionat te mire, duke konsideruar vitin e pare tek Interi pozitivisht pavaresisht nje ekipi modest qe gjithsesi ka bere maksimumin. Une mendoj se e meriton rikonfirmimin per te paktren nje tjeter sezon me nje skuader te nivelit te ambicjeve te Interit dhe jam i sigurte se ai eshte i kenaqur nga shoqeria, mund te marre serish rezultate me te mira sepse ne karrieren e tij ai ka bere mire”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: gigi simoniluigi simonisimoni

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

7 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

1 day ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

1 day ago