Categories: Ne plan te pare

Guarin ne 360°: “Pergjigja negative ndaj Juventusit, ja perse Interin. Racizmi? Mendoj…”

“Kemi nje skuader te mire, por nuk mund ta mohojme qe ekipe si Napoli apo Juventus jame riforcuar, edhe Fiorentina dhe po ashtu Milani”. Flet keshtu Fredy Guarin ne nje interviste te dhene ne Revista Bocas, nje reviste kolumbiane. Mesfushori i Interit flet per argumente te ndryshme, nga racizmi ne stadiumet e Italise deri ne prirjen e tij per gol. Fillimisht, nje pyetje per Erick Thohir“Si lojtar duhet te jap maksimumin per skuadren time. per argumenta te tjera duhet te flasin trajneri dhe dirigjenca. A duhen perforcime? Nqs duhet te vijne lojtare te tjere te forte qe te na ndihmojne jane te mirepritur, por flasim per gjera te tjera”, pergjigjet numri 13 zikalter.

Guarin po raporti juaj me golin“Cdo futbollist enderron te shenoje sa me shume gola. Nuk ka rendesi roli ne fushe, goli eshte esenca e ketij sporti. Une nuk shenoj shume, por kur vajza ime lindi vajza ime Danna doja ti dedikoja nje, keshtu vijne edhe te tjere. Mbi te gjitha gola te rendesishem, dhe ne fund Porto fiton titullin ne nje vit te paharrueshem. Tashme shpresoj te vazhdoj ne kete rruge me Interin dhe kombetaren”. Midis golave te kolumbianit ajo e Maritimos me 2011, prej saj keni marre cmimin si goli me i mire i EuropesPo, ishte nje kenaqesi e madhe dhe nje hap i rendesishem per karrieren time. Edhe une nuk arrija ta besoja. Ishte shume emocionuese, kam gjuajtur dhe kam pare trajektoren qe mori nje kthese impresionuese. Eshte e rralle te asistosh ne kesi tipe golash. isha i gezuar sepse e dija qe ai gol gezoi shume persona. Kujtoj akoma buzeqeshjen e shokeve te mi kur erdhen per te festuar me mua. Eshte nje tip goli qe te hap shume porta. Ajo e Interit? Me kane ardhur shume oferta, nga te gjitha edhe ajo e Juventusit, por une zgjodha te vija ketu. Ne ate moment mendova ate qe me pershtatej me shume si ne aspektin ekonomik ashtu edhe ne aspektin sportiv. Objektivi im primar eshte ti siguroj nje te ardhme familjes sime. Dashuria per bluzen vjen me pas dhe tek Interi me kane trajtuar mire dhe me kane dhene besim. Ketu jane te kujdesshem per te gjitha detajet dhe keshtu lind simpatia per nje skuader”.

Kapitulli i racizmit ne stadiumet italiane“Eshte shume e veshtire te pranosh ato ofendime, jemi njerez dhe kemi karaktin tone. Mua nuk me ka kushtezuar shume, i hesh mbas kraheve duke ditur qe i thone njerez budallenj. Kam luftuar per marre ate qe kam dhe nuk dua te ul koken, por ne fushe perfaqesoj Interin dhe duhet te pershtatem si nje lojtar i Interit. Mua deri me sot nuk me ka ofenduar njeri, por kam pare shoke te vuajne prej ketyre episodeve. personat qe ofendojne nuk mendojne lojtari ka femije dhe familje qe mund ti degjojne keto gjera. Por gjeja me absurde eshte se ka nga ata qe te ofendojne prej ngjyres se lekures dhe harrojne se kane lojtare ne ekipin e tyre me ngjyre! Perse na ofendojme? Dhurojme spektakel ne futbollin europian. Pergjigja me e mire ne perballje me keta injorante eshte indiferenca. Nuk do e lija kurre fushen sepse jam nje profesionist, por do te kuptoja cfaredolloj reagimi nga ana e shokeve te mi dhe do ti jepja mbeshtetjen time”.

Cfare kalon ne mendjen e nje futbollisti kur e di qe nuk do e filloje ndeshjen si titullar? “Ne rastin time – shpjegon Guarin – kam provuar zhgenjimin dhe hidherimin, por nuk i kam vene ne dyshim kualitetet e mia dhe perhere kam marre suportin nga familja ime dhe force nga e kaluara dhe nga femijeria ime plot endrra. Te dish se femija im do te jete i lumtur ne rast se shenoj me jep nje shtyse me shume per te luftuar. Sekreti im eshte te mbaj nje qendrim pozitiv pa i harruar momentet e keqija edhe kur gjerat shkojne mire. Duhet te kujtojme se ku kemi qene per te ditur se ku jemi”.

Ndryshimi midis kombetares dhe Interit: “Une jap perhere maksimumin, e di qe rendimenti ne nje skuader eshte ajo qe te lejon te luash ne Seleccion. Por ndjenja e te luajturit ne kombetare eshte tjeter, eshte nje krenari totali sepse gjendesh ne nje familje qe eshte populli yt, njerezit e tu. Emocionet jane te shumta dhe tashme qe jemi duke u kualifikuar per ne Boteror nuk arrij ta pershkruaj. Te perfaqesosh Kolumbine per mua eshte gjithcka. Populli im i preferuar mbas Kolumbise? “Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kam qene shume here me familjen time me pushime, me pelqen shume menyra sesi jetojne los gringos.

Guarin dhe suksesi: “Perulesine e kam mesuar qe femije. Mundesia per ti treguar talentin tim botes nuk ndryshon as esencen time dhe as idete e mia. Miqte e mi ne Europe? Tek Porto kisha Falcao-n dhe James Rodriguez. Ishim me te vertete shume te bashkuar jashte fushe. Ne Itali fatmiresisht luajne shume lojtare te kombetares”.

Asnje dyshim ne objektivat e tua te ardhshme: “Te ndihmoj Interin qe te beje nje sezon te madh dhe te luftoje per te fituar skudeton. Dhe me kombetaren te kualifikohemi ne Boteror dhe te luaj sa me mire. Cfare do te bej mbasi te mbaroj karrieren? Do te shkoj te jetoj me familjen time ne nje vend te mire, do te shijoj familjen time dhe gjithcka qe me pelqen. Do te me pelqente te jetoja ne USA – thote Guarin -, me sakte ne Florida, eshte nje vend qe e adhuroj. Aty jeta eshte e lumtur dhe e qete”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: guarin

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

16 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

21 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

25 mins ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

28 mins ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

31 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

13 hours ago