Categories: Ne plan te pare

Historia e çmendur e Sheriff: kontrabanda, shteti që nuk e njeh askush, granata, miliarderi që kontrollon gjithçka!

Sot në mbrëmje Inter do të presë FC Sheriff Tiraspol, për ndeshjen e trete në fazën e grupeve të Champions League.

Nese ne fillim u mendua se ata do te ishin skuadra e me e thjeshte, tashme askush nuk e mendon dicka te tille.

Sheriffi ka gjashte pike te plota ne grup dhe eshte nje pretendente serioze per te kaluar pasi ka mundur edhe Realin ne Bernabeu.

Gjithesesi, ne kete shkrim do te ndalemi te historia e Sheriff qe eshte e gjitha per te lexuar dhe e mbushur me kuriozitete.

Sheriff ka një histori të veçantë, që nuk i përket asnjë kombi në Europë. Bëhet fjalë për ekipin kampion të Moldavisë, por vetë Sheriff është nga Transnistria, një krahinë brenda territorit moldav që konsiderohet e pavarur.

Për këtë arsye, Sheriff quhet kampioni i një vendi që nuk ekziston, të paktën ligjërisht.

Klubi është themeluar në 1997, e ka selinë në Tiraspol dhe financohet nga konglomerati Sheriff, që i lejon të ndërtojë ekipe mjaft të forta, edhe pse në një ndër shtetet më të varfra në Europë, i rrënuar edhe më keq nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Vitet e fundit marka Sheriff është përhapur me shpejtësi dhe tashmë është simboli i qytetit. “Kudo që shkon, në restorant, supermarket, pikë karburanti, të del përpara Sheriff”, thotë trajneri spanjoll Juan Ferrando, në një intervistë për EFE.

Energji, ndërtim, alkool, duhan, karburant, telekomunikacione, markete, palestra, të gjitha në Moldavi i kontrollon Sheriff LLC, që mban gjallë edhe Transnistrian.

Sheriff është themeluar nga Viktor Gushán në 1993, fillimisht biznesi, pastaj në 1997 klubi i futbollit, që ka fituar 19 nga 21 kampionatet e fundit në Moldavi.

Gushan ka qene pjesë e KGB, shërbimet sekrete sovjetike, ndërsa në vitet 90 thuhet se kontrollonte kontrabandën e cigareve, alkoolit dhe ushqimeve në portin e Odesës, në Ukrainë.

Aktualisht, Sheriff paguan gjysmat e taksave të Transnistrias dhe një ndër 5 persona në republikën e Transnistrias punon për Sheriff.

Sipas FORBES, Sheriff ka një pasuri prej 2.300 milionë eurosh, ndërkohë që akuzohet se paguan taksa në shifra qesharake, në krahasim me sa duhet të paguajë realisht.

Falë mbështetjes nga Moska, Transnistria vepron si shtet i pavarur, edhe pse zyrtarisht është pjesë e Moldavisë dhe nuk njihet nga asnjë vend në botë.

Kjo histori zgjat prej 3 dekadash dhe ka bërë që Transnistria të mbetet e izoluar, një vend ku mbeten gjallë simbolet e epokës sovjetike, si tanke, monumente e statuja të Leninit.

Shumë pak lojtarë të Sheriff e kanë takuar dhe kanë biseduar me Gushan, personazh misterioz dhe për të cilin ekzistojnë shumë histori të çuditshme, nuk dihet sa të vërteta.

Në një ndeshje po humbnim dhe në pushim Gushan erdhi në dhomat e zhveshjes. Hodhi një granate në tokë. Po vdisnim nga frika.

Pas 3 minutash u kthye dhe tha: ‘Nëse humbisni, pas ndeshjes ajo bomba do jetë e vërtetë’”, tregonte një herë futbollisti rumun Florin Motroc, i cili ka luajtur për Sheriff në fundin e viteve ’90.

Falenderojme per kete shkrim djemte e Real Madrid C.F.OFFICAL FAN PAGE ALBANIA te cilet e kishin pergatitur kete lajm perpara ndeshjes se tyre me Sheriff.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

SPECIALE – Gazzetta: “Po vjen Juventus-Inter: ja si eshte gjendja e dy skuadrave. Juve nuk ka…”

Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me…

3 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian flet ashper: “Flasim me superlativa per Interin, por shikoni pak Juventusin qe…”.

Fundjava tjeter eshte shume e rendesishme per Interin dhe per Juventusin: keto dy skuadra do te perballen me njera-tjetren. Kjo…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Borja Valero zbulon: “Lautaro dhe Icardi kan pasur nje situate te sikletshme tek Inter. Kam qene une ai qe…”

Diten e sotme per DAZN ka folur edhe nje lojtar qe tek Inter ka lene vetem kujtime te mira: spanjolli…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, ja formacioni anti-Bayern qe po mendon Inzaghi: “Per Asllanin ka vendosur qe…”

Inter diten e sotme do te niset per ne Munich, ku do te luaje neser nje ndeshje te vlefshme per…

3 hours ago
  • Uncategorized

“Mostra” me kemben e arte: gola, assiste dhe leadership, Barella eshte gjithmone e me shume fantastiku i Interi!

Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai…

3 hours ago
  • Uncategorized

Bayern Munich, 2 motive me shume per te mundur Interin e Champions League!

Java e fundit e grupit C te Champions League ku do te perballet Bayern Munich dhe Inter, nuk vlen shume…

3 hours ago