Categories: Ne plan te pare

Gazzetta jep lajmin e keq: “Nje inter totalisht i copetuar ndaj Napolit: ja formacioni i Inzaghit me tre mungesa.”

Inter po mban frymen pezull. Per zikalterit sot ka nisur java qe do te finalizohet me ndeshjen e madhe kunder Napolit e vlefshme per jave ne 13 te Serie A.

SImone Inzaghi nderkohe nuk e di akoma nese per kete ndeshje do te kete tre lojtare te rendesishem te formacionit: Dzeko, De Vrij dhe Bastoni.

Por le ta nisim pikerisht nga De Vrij, i cili u ndal me Hollanden e tij pas nje problemi serioz ne kofshen e djathte.

La Gazzetta dello Sport tregon gjendjen e tij sot per sot: “Ne momentin e pare, si Interi, por edhe Hollanda, kane menduar me te keqen e mundshme.”

“Nje demtim qe do ta mbante larg fushes se lojes deri ne fund te ketij viti. Kjo eshte hipoteza me e keqe e mundshme, por ende jo zyrtare.”

“Ende nuk jane shuar te gjithe dyshimet ne lidhje me kete demtim dhe madje ka nje shprese te vogel se kjo mungese e gjate mund te behet nje mungese e shkurter.”

“Kontrollet e para jane bere me shpejtesi nga Hollanda, ku mbrojtesi ka arritur ne vendlindje mengjesin e djeshem.”

“Sot, Stefan do te rikthehet ne Itali, dhe me pas do te beje te gjitha vizitat e nevojshme me stafin mjekesor zikalter.”

“Nje rezonance do te tregoje me se miri cfare demi muskular eshte bere tek ai por edhe kohen e rekuperimit te lojtarit.”

“Sigurisht, nese konfirmohet mungesa e gjate, per Inzaghi do te ishte nje lajm me te vertete shume i keq.”

“Duhet konsideruar se lojtari eshte ne dyshim te forte per Napolin, edhe pse shume e japin si te sigurt jashte.”

“Nderkohe, nje situate me ndryshe per Alessandro Bastonin, qe eshte larguar nga grumbullimi i Kombetares se Italise per shkak te nje demtimi te pesuar ne derbi.”

“Ne kete moment nuk ka siguri qe Bastoni do te luaje. Por ai do te beje nje pune te personalizuar ne Appiano duke filluar nga sot, pikerisht si Dzeko.”

“Pastaj do te shihet me kalimin e kohes nese ai do te jete ne dispozicion ndaj Napolit te pakten nga pankina.”

“Keto mungesa per Interin vine ne momentin me te keq te mundshem, sepse perballe do te jete skuadra me e forme e Serie A me nje Osimhen te frikshem perballe.”

“Por kush do te luaje ne rast se De Vrij dhe Bastoni nuk do te ja dale? Me sa duket, ne qender mund te luaje Andrea Ranocchia.”

“Ne te djathte do te luante keshtu Milan Skriniar dhe ne te majte, Federico Dimarco, lojtar qe ka luajtur edhe ne te kaluaren aty.”

“Kjo eshte zgjidhja me e mundshme ne kete moment, me Inzaghin qe po shpreson qe te pakten te kete ne dispozicion Bastonin.”

“Ne sulm, nese Dzeko nuk do ja dale, atehere dyshja me e mundshme e formacionit eshte Lautaro dhe Correa, me Sanchez ne gare per nje vend titullari.”

“Formacioni i Interit nese do te konfirmohen mungesat e Dzeko, Bastoni dhe De Vrij, do te ishte ky:

Handanovic, Skriniar, Ranocchia, Dimarco, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Lautaro, Correa.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

23 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

23 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago