Categories: Ne plan te pare

Ibra: “Tek Interi, ishim te gatshem te vrisnim per Moun. U cudita kur me telefonoi per…”

Zlatan Ibrahimovic flet per periudhen e tij tek Inter nen drejtimin e Mourinhos. Ne autobiografine e tij, suedezi e ka treguar ne detaj eksperiencen e tij me Special One. “Daily Mail” ka publikuar nje pjese te gjate te kesaj autobiografie, te cilen inter.al ja u sjell te plote ne shqip:

Jose Mourinho eshte nje yll i madh. Diten e pare qe ka takuar bashkeshorten time, Helena, i ka pershperitur: ‘Helena, ke vetem nje mision: kujdesu per Zlatan, beje te fleje, beje te lumtur’ Mourinho thote ate qe mendon. Kjo me pelqen, sepse eshte lideri i ushrise te tij. Me shkruante cdo dite tek Interi, me pyeste si isha. Eshte e kunderta e Guardioles. Mourinho te transformon ne nje njeri te gatshem te japesh jeten per te.

ITALISHTJA NE TRE JAVE – “Gjate Europianit te 2008 me thane qe Mourinho, qe do ishte tekniku im tek Interi, me kishte telefonuar. Menjehere pyeta veten se cfare kishte ndodhur. Ne fakt donte vetem te me thoshte: ‘Do te jete bukur te punojme bashke, mezi po pres te te takoj.’ Edhe te gjithe kete ma tha ne italisht. Nuk po kutoja: Mourinho nuk kishte drejtuar asnjehere ne Itali. Por fliste italisht me mire se mua! Kishte mesuar italisht per tre jave dhe une nuk mundesha te mbaja hapin e tij. Prandaj i kerkova te flisnim anglisht, dhe aty ja dola te kuptoja. Kam kuptuar qe ishte dikush qe dinte te punonte. Pas ndeshjes me Spanjen kam marre nje SMS: ‘Shume mire, ndeshje e bukur’, dhe me kishte derguar edhe disa keshilla taktike. Nuk kishte ndodhur me pare: nje mesazh nga trajneri im! Luaja me Suedine, qe nuk kishte te bente fare me te. Por ai interesohej per mua dhe une e vleresoja shume kete gje. Pastaj kuptova qe me shkruante per nje motiv: donte besnikerine time, dhe mua me pelqente shume ajo sjellje. Punonte me fort se te tjeret, jeton dhe merr fryme per futboll cdo dite. Nuk kam patur kurre nje trajner qe t’i njihte kundershtaret si ai. Dinte gjithcka, edhe numrin e kepuces te portierit te trete.

I SIGURTE NE VETE – “Ai ja dilte t’i bente te gjithe te lundronin ne te njejtin drejtim, u drejtohej personave qe e ndjenin veten te paprekshem pa u lepire kembet. Shkonte direkt ne piken kryesore: ‘Qe tani e tutje, do te beni keshtu.’ Dhe te gjithe degjonin. Jo se ishin te frikesuar, nuk ishte Fabio Capello, qe ishte nje trajner djall. Mourinho krijonte raporte personale me lojtaret me SMS, informohej per situaten familjare, per femijet e tyre. Dhe nuk e ngrinte zerin asnjehere.

KARIKIMI – “Ne dhomat e zhveshjes na karikonte per vdekje. Na bente te kishim turp kur luanim keq. ‘Nuk dua t’ju shoh me keshtu, per asnje arsye. Duhet te shkoni ne fushe si luane te uritur. Ne betejen e pare do te jeni keshtu’… na tha nje here dhe gjuajti me grusht pellemben e dores tjeter. ‘Dhe ne te dyten…’ … dhe kete rradhe gjuajti me grusht tavolinen me dosjet dhe fletet e skemave, te cilat fluturuan ne dhome. Adrenalina na ur rrit menjehere, ishim kafshe te inatosura. ‘Ky njeri jep gjithcka per skuadren, prandaj une doja te jepja gjithcka per te. Njerezit ishin te gatshem te vrisnin per te.

NUK BUZEQESHTE KURRE – “Kishte dicka qe me shqetesonte: nuk kishte rendesi cfare beja ne fushe, nuk shikoja asnjehere nje shenje buzeqeshjeje ne fytyren e tij. Luaja ne menyre te mrekullueshme, por Mourinho kishte fytyren sikur ne fundjave te ishte mot me shi. Nje here, shenova nje gol absolutisht te mrekullueshem kunder Bolognes. U votua edhe goli i vitit. Por Mourinhos nuk i levizi asnje muskul ne fytyre. Mendova: cfare ka ky njeri? Nuk reagon as per nje gol keshtu, cfare mund ta levize? Ne nje menyre ose ne nje tjeter, doja ta beja te gezonte dukshem. Ndodhi, por vetem pasi kishim fituar tre trofe dhe pasi u bera golashenuesi me i mire i kampionatit. Mourinho, njeriu me fytyren prej guri, njeriu qe nuk qeshte asnjehere, ishte zgjuar. Dhe kete rradhe ishte si i cmendur. Kercente si femije dhe me ne fund buzeqeshte. I kam thene: ‘Me ne fund ja dola te te bej te qeshesh, por mu desh kohe…’

Pavaresisht ketij tregimi, te gjithe e dime zgjedhjen e Ibrahimovic ne fund te atij sezoni, dhe te gjithe e dime cfare ndodhi vitin pasardhes!

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: ibrahimovicish-interistamourinho

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Corriere – Gabim i tmerrshem dje te ndeshja Inter-Salernitana: “Arbitri gaboi rende kur tregoi…”

Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…

13 hours ago
  • Uncategorized

Kupa e Italise, dalin koeficentet per fituesen: “Ne kete moment, Inter, Milan dhe Napoli kane nje koeficent prej…”

Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…

13 hours ago
  • Uncategorized

Cassano zbulon: “Pse nuk e dini ju cfare ka ndodhur tek Inter? E thjeshte: para Barcelones ata kane…”

Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah data kur rikthehet Marcelo Brozovic? “Stafi mjekesor i Interit ka nje plan: ta ktheje lojtarin per…”

Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…

14 hours ago
  • Uncategorized

Icardi me ne fund e kupton? “E kam mbrojtur shume Wanda Naren, por tani jo me. Kam kuptuar se eshte nje…”

Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”

Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…

14 hours ago