Categories: Ne plan te pareSpeciale

IBTIMES – 10 goditjet e medha dhe 10 goditjet e deshtuara te Brances: Mou i pari. Me i deshtuari eshte…

Fundi zyrtar i eres Branca ishte bere shume i qarte ditet e fundit, por per shume media sportive dhe gazeta ende nuk eshte koha per te ndaluar se shkruari per ate kohe, perkundrazi, cdo dite shkruhet per te dhe goditjet dhe deshtimet e tij tek Interi. Pak dite me pare postuam nje artikull me 10 blerjet me te deshtuara te Marco Brances sipas Sky Sport, nderkohe duam te sjellim sot tek ju dy lista: 10 goditjet me te medha dhe 10 goditjet e deshtuara ne 10 vjet si drejtues i Interit i Marcos sipas IBTIMES.com!

10 GODITJET E MEDHA:

1) Jose Mourinho – Per epoken pas Mancini vendosi te besonte tek nje tranjer karizmatik, ne gjendje te drejtonte klubin ne 360 grade. Impakti eshte teresisht pozitiv i Special One, si nga ana mediatike, aspekt tek i cili Interi kishte mangesi, si dhe nga ana sportive dhe e rezultateve.

2) Shkembimi Eto’o-Ibrahimovic – Perfitoi nga nje cmenduri e Barcelones duke mare Kamerunasin dhe duke fituar nga kjo marveshje edhe 46 milion euro te tjera.

3) Esteban Cambiasso – Erdhi ne Milano ne vitin 2004 pa paguar asnje qindarke. Tani eshte tek Interi dhe mbahet mend ne Madrid si nje nga gabimet me te medha te Madrileneve.

4) Luis Figo – Top i Arte me parameter zero. Nuk nevojitet te shtohet gje tjeter.

5) Maicon Douglas – Kushtoi vetem 6 milione Euro tek Monaco dhe u be tek Interi mbrojtesi i krahut te djathte me i mire ne bote. Nje shembull per nje brez te tere. Dani Alvez i Barcelones pati fatin e keq qe shkelqeu ne nje kohe me te, dhe i beri tek Brazili per nje kohe te gjate zevendesuesin.

6) Julio Cesar – Dukej si nje nga te huajt e shumte qe erdhen ne Itali, pa ndonje gje te vecante. U parkua tek Chievo, ekip me te cilin as nuk luajti nje ndeshje te vetme. Por Branca besoi tek ai, e mori tek Interi ku u be portieri me i mire ne Bote.

7) Milito-Thiago Motta – Ne kete rast pati nje investim ekonomik: 25 milion euro. Por shume mire te shpenzuara, sepse ata te dy ishin dy nga shtyllat e Tripletes, ekip i cili beri historine.

8) Lucio – Erdhi nga Bayern Munich si nje lojtar skarco. Interi e mori per vetem 5,3 milion euro. Nje dhurate.

9) Wesley Sneijder – 15 milion euro tek Reali per ate qe per pak desh fitoi Topin e Arte tek Interi. E ndoshta edhe e meritoi per ta fituar.

10) Walter Samuel – Disa probleme fizike te viteve te fundit kane bere qe disa te harrojne rendimentin e ketij lojtari te perpara disa viteve. U pagua 16 milion euro, jo pak. Por para te shpenzuara mese mire.

10 DESHTIMET ME TE MEDHA:

1) Mungesa e shitjeve te lojtareve Post-Triplete – Skuadra qe fiton ndryshohet. Eshte nje nga rregullat e pashkruara te operatoreve te medhenj te merkatos. Ai nuk e beri, dhe pa se ku u shkua pas vitesh te tera suksesi.

2) Carini-Cannavaro – Ky shkembim do te qendroje ne histori, sepse ishte i lidhur edhe me menyren e operimit te Luciano Moggit. Jashte cdo logjike te falesh nje nga lojtaret me te forte ne bote per nje portier qe asnje gje nuk kishte treguar ne karrieren e tij. Megjithese ky shkembim eshte bere ne veren e pare te ardhjes se Marco Brancas, moment tek i cili nuk i kishte plotesisht frenat ne dore.

3) Ricardo Quaresma – Ketu faji i duhet vene Mourinhos dhe lojerave te tij te zakonshme me prokuratorin e perbashket Mendez(i cili eshte prokuratori i Quaresmes dhe i Mourinhos). Por edhe ne keto raste shihet drejtuesi i mire sportiv. 24,5 milion euro: Nje deshtim.

4) Diego Forlan – Cfare deshtimi kolosal! Ketu mund te thuhet se pati thyerjen perfundimtare me tifozet, te cilet seshte se e kishin me shume qef edhe ne kete moment. Ardhja tek Interi me 31 gusht per te zevendesuar Eto’o (?). Sa keq qe nuk luante dot ne Champions. Tek Interi askush nuk e dinte…

5) Alvaro Pereira – Nje tmerr. Pas dy vitesh ne anonimat u dergua ne Brazil me huazim. Kushtoi diku tek 10 milion euro, edhe pse erdhi ne nje moment qe nuk mund te beheshin investime te medha, kjo e ben akoma me shume nje operacion te gabuar.

6) Amantino Mancini – Kur erdhi ne Pinetina, karriera e tij ishte ne renie. Ne Milano u prezantua si nje lojtar i demotivuar dhe me probleme fizike. U ble 14 milion.

7) David Suazo – Sforco te papara per tja mare Milanit nga dora. Cfare goditje e madhe: Po, por per Milanin. 13,5 milione te tjere te cuar dem.

8) Andy Van del Meyde – Ja ketu, nje talent i rralle i futbollit i cili erdhi ne 2003 per 6 milion euro. Jo shume, por u largua si nje deshtim.

9) Jeremy Brechet – Erdhi si nje zgjidhje e problemit te mbrojtesit se krahut te djathte. Kushtoi 6 milion euro dhe nuk beri asgje. Per fat te mire e bleu Sociedad per 4 milion me vone.

10) Guarin-Vucinic – Shkembimi nuk shkoi ne port? Ok, por ishte ideuar dhe ishte derguar perpara aq shume sa po zhvilloheshin vizitat mjekesore. Natyrisht perpara se te bllokohej nga Thohir. Keshtu u mbyll historia e tij me Interin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter shume i shemtuar ndja Barcelones, per 90 minuta kane vetem…”

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi me ne fund nje date per rikthimin e Romelu Lukaku? “Me sa duket eshte bere me dije se ai do luaje ndaj…”

Rekuperimi i Romelu Lukaku do te jete shume i rendesishem per Interin por Simone Inzaghi do te duhet ende te…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Bastoni: “Jane thene shume gjera te paverteta per ne. Te jeni te sigurt se asnjeri nuk…”

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit ka folur diten e sotme per mikrofonat e Sport Mediaset per fitoren ndaj Barcelones dhe…

13 hours ago
  • Uncategorized

FcIN – Inter, lihet takimi surprize me agjentin e Calhaniglu? “Ja cfare po ndodh: me sa duket ne mes eshte…”

Pardje me nje te djathte kirurgjike i ka dhuruar Interit nje fitore shume te rendesishme kunder skuadres se Barcelones. Sot…

13 hours ago
  • Uncategorized

Materazzi paralajmeron Skriniar: “Kam vetem nje keshille per te: nese largohet nga Inter ai nuk e di se cfare…”

Mesazhi vjen direkt dhe i forte nga nje ikone e Interit qe ka bere historine me fanellen zikalter: direkt nga…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin shume ashper: “Inzaghi? Me duket e pabesueshme se si nuk thuhet se pas ndeshjes me Barcen ai…”

Inter ka fituar me Barcelonen nje ndeshje shume delikate dhe normalisht merite per kete ka pasur edhe tranjeri Inzaghi. E…

14 hours ago