Categories: Ne plan te pare

Icardi: Do t`iua shperblej tifozeve me gola”. Belfodil: “Ronaldo idhull, roli…”

Belfodil, ke zgjedhur bluzen me numer 7. Mund te na i thoni arsyet?
“Kisha zgjedhur numrin 18 sepse kisha kerkuar numra te lira, me pas degjova se Schelotto do te largohej; nuk doja te tregoja mungese respekti por shoqeria me qetesoi dhe e mora”.

Icardi, sa e rendesishme ishte shpirti argjentinas per zgjedhjen tende?
“Mendoj se Interi eshte nje skuader e madhe. Tek Sampdoria e kam filluar te Primavera, me pas bera nje hap perpara ne kualitet dhe u futa ne skuadren e pare, ketu mund te bej nje hap te vogel perpara”.

Belfodil, eshte hera pare qe po e perballon Ramazanin nderkohe qe je i impenjuar ne fushe?
“Jo, e di qe nuk eshte e lehte, por do te jape maksimumin. Stafi mjekesor po me ndihmon shume, dhe une po provoj te impenjohem”.

Mauro, eshte e vertete qe ke refuzuar Napolin?
“Ne janar kane ardhur shume kerkesa edhe nga te tjere, ne fund te merkatos Napoli eshte afruar me shume, por tashme jam ketu dhe dua te bej mire ketu. Mbas te gjithe asaj qe ka ndodhur kam ardhur ketu per te bere me te miren”.

Kush jane lojtaret ku referoheni?
Icardi: “Batistuta”.
Belfodil: “Me ka pelqyer Ronaldo, qe i vogel shikoja ate”.

Icardi, si e gjykoni dashurine e tifozeve ndaj teje?
“Eshte dicka shume e bukur, nqse tifozet bejne keto gjera per mua mendojne se mund te bej mire ketu. Une do t`jua shperblej me gola”.

Belfodil, te ka habitur metoda e punes se Mazzarrit?
“Qe kur e kam njohur, e kam kuptuar qe eshte person qe e dashuron shume punen nuk dorezohet kurre. Do qe te jemi mire fizikisht dhe te bejme sa me mire ne ndeshje”.

Icardi, tek Sampdoria je bllokuar pak mbas nje starti te forte: ishe i hutuar nga merkato apo ishte shkak se jeni me pak eksperience ne Serie A?
“Ne fillim nuk luaja, me pas pata me shume hapesira dhe mbas derbyt fillova te luaja gjithmone. Mendoj se ngritjet dhe uljet jane te perbashketa, por nuk besoj se kam qene i bllokuar. Kam punuar gjithmone me shoket dhe jap gjithmone maksimumin”.

Belfodil, ne nje pike te caktuar keni dale nga lista e titullareve mbas nje starti te mire. Cfare ndodhi?
“E nisa shume mire, por me pas ndalova. Une doja gjithmone te luaja, edhe pse nuk isha ne formen time me te mire. Mund te thuhet se mbrojtesit te njohin me mire dhe te markojne me mire. Pastaj ishte edhe Amauri…”

Cfare ju ka habitur tek Interi? E cfare do beni me kete bluze?
Icardi: “Interi eshte i madh, gjeja qe me ka habitur me shume nje pune shume optimale deri me tani. Nuk njihemi akoma mire me njeri-tjetrin, por do te japim maksimumin per te bere nje kampionat gjigant”.
Belfodil: “Me ka habitur fakti se ketu te ndihmojne gjithmone, nuk mungon asgje”.

Cfare enderroni?
Belfodil: “Nuk kam shume endrra, dua te siguroj nje vend per te luajtur”.
Icardi: “Une jetoj ne te tashme dhe dua te bej sa me mire tani”.

Belfodil, Mazzarri te donte tek Napoli si nje sulmues dytesor pas Cavanit. Ti mendon se je finalizues me i mire si sulmues kryesor apo si dytesor? A te ka thene gje Mazzarri?
“Jo, skam preferenca: te gjitheve ju ka thene qe ti fitojne te dyja rolet. Une jam ne dispozicion te trajnerit”.

Icardi, cfare duhet te zevendesosh ne keto ndeshje te para per te kujtuar Militon?
“E dime te gjithe qe Milito eshte nje kampion, kjo per mua eshte nje pergjegjesi. Kur te mundem do ta ndihmoj skuadren. Tani per tani ai nuk me ka dhene keshilla…”

Icardi, cfare i keni thene Messit?
“Mahh, nuk kam folur me te per Interin”.

Ku mendoni se duhet te permiresoheni?
Icardi: “Jam i ri mendoj se duhet te permiresohem ne te gjitha aspektet: teknike, taktike, levizjen”.
Belfodil: “Mendoj te njejten gje si Mauro, gjithmone ka vend per permiresime”.

Icardi, cfare mendoni per ardhjen e Tevez dhe Llorente tek Juventus? Cfare duhet te beni per te mposhtu Juven?
“Ata jane dy kampione, ndersa ne jemi premtues per te ardhmen. Shpresoj qe nje dite t’i arrij ata, edhe Llorente ka fituar shume me Spanjen”.

Icardi, ti vjen nga Masia. Cfare ndyshimesh gjen ketu ne Itali per tu ambjentuar?
“Asnje ndryshim, mendoj se futbolli eshte njesoj per te gjithe. Ai qe luan me mire fiton”.

Belfodil, ti je trajnuar nga Pioli, Donadoni dhe Mazzarri, tre trajnere qe perdorin module te ndryshme. Cfare ndryshimesh kane? Me cilin trajner je ndjere me mire?
“Njoh vetem nje skeme, edhe pse me Piolin kam luajtur pak, kam pasur fatin te luaj me shume vitin e kaluar tek Parma. Jam me i mire si sulmues kryesore se sa dytesor? Si sulmues kryesor shenoja me shume, por dhe si dytesor ja dilja mjaft mire”.

Icardi, ke folur me Zanettin?
“Po, me ka thene qe me priste ketu. Per mua, pas Maradones dhe Messit ai eshte nje nga lojtaret me te mire argjentinas”.

Icardi, do mbash numrin 9 qe ka qene i Eto’o dhe Ronaldo. A e ndjen peshen?
“Numri nuk e ndryshon lojtarin, faktet shihen ne fushe”.

Juventusi eshte i pamposhtshem?
Icardi: “Asnje skuader nuk eshte e pamposhtshme, nuk i dihet kurre se cfare ndodh. Me Sampdorian e munda dy here Juventusin”.
Belfodil: “Juventusi eshte favorite por ka dhe skuadra te tjera te rendesishme qe po punojne”.

Belfodil, Interi mund te te ndihmoje per Kombetaren algjeriane?
“E bera ate zgjedhje dy vite me pare, natyrisht qe Interi mund te me ndihmoje, por telefonata e thirrjes erdhi kur isha tek Parma”.

A mund te kete miqesi mes ju te rinjve dhe sulmuesve te gardes se vjeter?
Icardi: “Ne punojme cdo dite per t’i arritur ata”.
Belfodil: “Kjo konkurrence do t’i beje mire skuadres”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: belfodilicardi

Recent Posts

  • Uncategorized

Ish-lojtari i njohur i ben thirrje Milanit: “Duhet ta ndalin menjehere Inter-Kessie: per tifozet e Milanit do ishte nje…”

Massimo Orlando, ish-lojtar, ka folur per Maracana, gjate pasdites, ku eshte ndalur keshtu nga TMW Radio per te komentuar disa…

2 hours ago
  • Uncategorized

Avokati i njohur zbulon: “Ja cfare rrezikon Juventusi me kete skandal: renia ne Serie B dhe heqja e Scudettos nje…”

Avokati i njohur, Mattia Grassani, ka dhene nje interviste per Il Messaggero, duke u ndalur keshtu te termeti qe ka…

2 hours ago
  • Uncategorized

Milan Skriniar, direkt nga Dubai vjen nje shenje e forte rinovimi? “Lojtari ka marre mesazhe te shumta pasi gruaja e tij ka…”

Milan Skriniar eshte ne qender te reflektoreve me shume se kurre. Te premten lojtari do te rikthehet ne Appianp Gentile…

2 hours ago
  • Uncategorized

Kessie-Inter, flet edhe agjenti i lojtarit: “Ne kete moment ka vetem nje te vertete: lojtari asnjehere nuk…”

Franck Kessié eshte perfolur shume ne oret e fundit per nje kalim ne Milano, tek Inter, ne formen e nje…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gosens perfundon ne Bundeslige? “Ne oret e fundit Inter eshte kontaktuar nga klubi i…”

Kerkimi per nje mbrojtes te krahut te majte per Interin sapo ka filluar dhe emrat ne listen zikalter jane me…

3 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, kritika shume te medha per Lautaro Martinez: “E pate dje me Argjentinen? Duket sikur ka…”

Argjentina ka fituar 2-0 ndaj Polonise dhe ka fluturuar per ne raundin tjeter ne Kupen e Botes ku do te…

3 hours ago