Categories: Ne plan te pare

Icardi: “Kampionati im sapo ka filluar. Dashuria e tifozeve…”

Lind nje Inter i ri, nen shenjen e Mauro Emanuel Icardi. Vjen nga Rosario, Argjentine, ka qene tek Barcellona dhe ka ardhur tek Interi ne korrik. Corriere della Sera e ka intervistuar:

Ka qene e veshtire per te gjetur vendin ne skuader?

“Per mua sezoni sapo ka filluar. E kisha nisur mire, me traversen kunder Genoa dhe golat kunder Juventusit dhe Cagliarit. Mendoja se se bashku me Palacio dhe Milito do te benim gjera te medha, por nderkohe erdhi demtimi ne pubalgji, nderhyrja kirurgjikale, duke kaluar pese muaj jo te lehte. Tani jam mire, arrij te stervitem dhe perpiqem te jem i dobishem”.

Mazzarri eshte nje perfeksionist apo i bezdisshem?

“Sigurisht nje perfeksionist. Nuk e njihja, por te gjithe me flisnin mire per te, sidomos sulmuesit qe e kishin pasur si trajner, per aftesite e tij per ti bere qe te japin maksimumin. Kam kuptuar, qe eshte ndjekes i madh i punes. Me te duhet te stervitesh mire dhe te permiresohesh ne gjithcka”.

Stervitja: eshte nje fakt thelbesor per te bere mire ne ndeshje apo eshte nje gje e bezdisshme?

“Varet. Pjesa atletike mua nuk me ka pelqyer kurre, edhe pse e di qe duhet bere; pjesa teknike, me topin, eshte nje kenaqesi. Ne sulmuesit jemi te bere keshtu: na pelqen te luajme, jetojme nje loje nervash dhe e jona eshte nje loje me levizje te shpejta; vrapimi eshte per mesfushoret”.

Ju i perkisni nje brezi qe dy dite perpara Mournho e ka kritikuar, sepse jeni nje brez qe mendon vetem per parate, qe shihen ne pasqyre dhe kur i therret arbitri per te luajtur dhe mendojne vetem per twitter…Ka te drejte Mourinho?

“Mua me pelqen shume te fitoj, ne pasqyre shihem dhe une po jo kur luhen ndeshjet dhe twitter…Po, e perdor shume dhe une, ne te rinjte e perdorim shume, por eshte e gjithe bota qe perdor twitter, kjo eshte epoka e internetit dhe e rrjeteve sociale. Ne te rinjve na pelqen gjithsesi, per statuset, fjalet, fotot”.

Tek Interi kemi akoma garden e vjeter: per ju me te vjetrit paraqesin nje pengese apo nje shembull per tu imituar?

“Per menyren se si perkushtohen, sterviten dhe luajne jane nje grup per tu ndjekur dhe per tu marre shembull”.

Tifozeria zikalter eshte nje nga tifozerite me kerkuese ne Itali ndoshta dhe ne Europe por nderkohe eshte i dhene pas Icardi. Mund te na shpjegoni perse?

“Besoj se ka qene shume i rendesishem goli kunder Juventusit, pikerisht poshte curva Nord, kisha vetem kater minuta qe isha futur dhe shenova menjehere. Kuptova dashurine e tifozeve ne momentet finale te derbit, kur trajneri me tha te filloja nxemjen: u ngrita nga pankina dhe degjova duartrokitjet e tifozeve. Shume bukur”.

Atehere nuk eshte e vertete qe San Siro eshte nje stadium qe djeg te rinjte?

Une nuk e ndjej presionin e stadiumit, edhe pse jam i vetedijshem se te luash ne San Siro nuk eshte e lehte”.

Aldo Serena, nje nga sulmuesit e Interi i cili ka qene i pari ne renditje e golashenuesve, ju ka krahasuar me Rooney. Ka te drejte?

“Nuk e kam menduar kurre, por nuk besoj. Modeli im ka qene gjithmone Batistua, frymezohem nga ai dhe mendoj se jam i ngjashem me ate per nga menyra se si e interpretoj rolin”.

Hedhja me koke eshte e nje kampioni te vertete. Ku e keni mesuar?

“Mendoj se eshte nje dhunti e lindur, sic thuhet ne keto raste. Jam gjithmone i zoti te hidhem dhe te godas me koke”.

Nje kampionat pa penallti per Interin: pas asaj qe ju ka ndodhur brenda zones kunder Cagliari dhe Romes cfare mendoni?

“Qe eshte nje fakt i cuditshem, pavaresisht se jemi nje skuader qe sulmojme shume, por nuk me takon mua te gjykoj dhe nuk mund te bejme asgje”.

Midis kombetares se Italise dhe asaj Argjentinase keni zgjedhur kombetaren e Argjentines edhe pse e dini mire qe atje ka shume konkurrence. Ka nje arsye qe keni bere kete zgjedhje?

“Ne Itali ndihem mire, por historia eshte Argjentina. Nese do te kisha zgjedhur Italine, pikerisht per respektin qe meriton kombetarja italiane, nuk do te kishte qene koherente me ceshtjet e mia personale dhe ate te familjes”.

Cfare pershtypje ju jep te keni nje president si Thohir, qe vjen nga Indonezia?

“Ne fillim ka qene nje surprize per te gjithe, duke qene se te gjithe ishim mesuar te kishim Morattin per president. Por tani dhe futbolli eshte globalizuar dhe Interi ne Azi ka miliona tifoze. Nese presidenti ka zgjedhur Interin, nje motiv do te kete. Tani na takon ne te bejme mire”.

 

 

 

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: icardi

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago