Categories: Ne plan te pare

Icardi: numri 9, ja pse. Une, Messi, dhe tifozeve u them qe…

Roberto Scarpini ka intervistuar Mauro Icardin ekskluzivisht per Inter Channel, interviste qe eshte transmetuar ne oren 17:00 per Radio Appiano. Ja fjalet e tij te plota:

Fanella me e shitur ne Pinzolo eshte e jotja: je lojtari me i dashur mes tifozeve te tu te rinj…

“Eshte dicka e bukur, sic kam thene edhe me pare, per mua qe jam vetem 20 vjet do te thote shume.”

Dhe akoma nuk ke shenuar, mendo kur te fillosh te shenosh! Nje gol cdo 3 ndeshje ne Serina A me Sampdorian, jo keq per nje qe luan vetem prej nje viti ne futbollin e te rriturve.

“Sigurisht ka qene nje gje qe as nuk e prisja, mund te them qe askush nuk e priste! Skuadra me ka ndihmuar nga fillimi dhe me ndihmen e te gjitheve ja kam dale ti shenoj ata gola.”

Si ka qene kalimi nga futbolli i te rinjve ne ai i te medhenjve? Ndoshta per nje sulmues eshte edhe me e veshtire.

“Po, sigurisht per sulmuesit eshte e veshtire sepse duhet te luftosh me mbrojtesa eksperte, disa prej te cileve jane ne futboll prej shume kohesh. Vitin e shkuar nga fillimi, me eshte dashur te mesohem me goditje gjate lojes, pastaj pak nga pak mesohet dicka e re.”

E rendesishme ne ditet e sotme qe ka shume telekamera, eshte te mos reagosh…

“Sigurisht. Nese te gjuajne nje grusht ose te bejne dicka duhet te jesh i zoti te qendrosh i qete dhe te provosh te fitosh ndeshjen, pa u konfliktuar me kundershtaret.”

Kemi pare foto te tuat me Messin, shpresojme te ritakoheni ne Kombetare, ose pse jo nje dite tek Interi, me siguri jo tek Barcelona…

“Do te ishte bukur te vinte tek Interi…”

Tek Interi eshte Zanetti, nje simboll per argjentinasit. Por per nje sulmues te ri si ty, simbol duhet te kesh edhe Messin?

“Po, per mua per ate qe ka bere dhe ate qe do te vazhdoje te beje ne vitet e ardhshme, ai do te jete me i miri. Nuk do te ndalet kurre se qenuri numri nje.”

Ke zgjedhur numrin 9, nje numer te rende…

“Nuk eshte i rendesishem numri qe ke mbi shpine, vitin e kaluar kisha 98 dhe nuk me interesonte fare. Eshte e vertete qe numrin 9 ketu e kane veshur lojtare te nje kalibri boteror, dhe un shpresoj qe nje dite me kete numer dhe fanelle veshur te beje dicka qe te mbetet ne kujtimet e tifozeve zikalter.”

Perse kishe numrin 98 tek Sampdoria?

“E kisha sepse kur u largua Cassano nga Sampdoria une mora numrin 99, por pak me vone erdhi Pelle dhe kerkoi 99, e keshtu mua me zbriten nje numer…”

Je plot me tatuazhe me emra ne krahun e djathte…

“Guido eshte vellai im, Ivana eshte motra ime, Juan eshte babi, dhe pastaj eshte mami, gjysherit e mi, nje engjell… pra gjithe familja!”

Po ne te majtin?

“Ai eshte i lire, se di, aty mbase do te bej tatuazh te gjithe trofete qe do fitoj.

Nga lind ky pasion per tatuazhet?

“Kam nisur te bej tatuazhe qe 15 vjec, dhe mendoj se eshte dicka e bukur te kem ne trup emrat e familjes time dhe njerezve qe dua me shume. Do te jene pergjithmone ne trupin tim!”

Cfare ben ne jete? Ne kohen e lire? A je i dashuruar?

“Tani jam single, pasioni im eshte muzika ne vecanti Regatoni.”

Cfare ndjen ti thuash tifozeve te rinj qe edhe pse i sapo ardhur te duan shume?

“Dua ti falenderoj per kete pritje te ngrohte qe me kane bere kete jave. Njerezit jane te lumtur per transferimin tim ne Milano dhe shpresoj qe tja kthej duke shenuar shume gola dhe ti bej akoma me shume te lumtur.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: icardi

Recent Posts

  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

2 hours ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…

3 hours ago