Categories: Ne plan te pare

Icardi: “Suning do bleje lojtare fantastik. Me De Boer keq, Pioli ka sjelle harmoni. Gabigol, Gagliardini…”

Mauro Icardi projekton te ardhmen. Kapiteni i Interit ka besim tek projekti i nisur nga Suning dhe kete gje e thote me ze te larte. Ai eshte intervistuar sot nga Gazzetta dello Sport dhe ka folur praktikisht per gjithcka.

“Nese mund te perceptohet madheshtia e projektit te Suning? Po, patjeter. Eshte emocionuese te ndihesh i perfshire. Objektivi i shoqerise dhe objektiv quaj kete afatshkurter, eshte ai i rikthimit ne Championsm turneu qe i takon Interit dhe qe te ofron vizibilitet boteror. Pastaj historia zikalter e thote qarte se ku e kemi vendin. Me Morattin ka qene keshtu, me Thohir ky ka qene si qellim, ndersa tani me Zhang mendoj se do kemi nje histori tjeter, shume me te madhe. Projekti eshte te rikthehet Interi ne majen e botes.”

KAMPIONE TE RINJ – “Cdo blerje eshte gjithmone e mirepritur nga familja Interiste. Shoqeria deshiron te sjelle ne Milano lojtare fantastike qe do te na ndihmojne qe te ngjisim vende te tjera ne klasifikim dhe te rikthehemi perpara ne Europe. Por ne lojtaret duhet te qendrojme te perqendruar, te mendojme per fushen, te mbajme grupin e bashkuar per te cuar skuadren ne vendin e trete kete sezon. Keshtu do te ndihmojme Suning ne projektin ambicioz qe ka dhe te dergojme Interin aty ku e ka vendin: ne krye te Italise dhe me pas te Europes.”

GABIGOL – “Eshte normale qe njerezit te presin me shume nga ai, ishte krijuar nje pritshmeri shume e madhe kur erdhi ne vere. Por futbolli italian nuk eshte shume per futbollista te rinj, kerkon menjehere pergjigje ne fushe. Ne fakt ai ka nevoje per kohe qe te punoje dhe po e ben kete gje mire cdo dite qe kalon. Diferenca me mua? Per mua ka qene dhe eshte ndryshe. Une jam rritur futbollistikisht ne Itali, karrieren time e kam ndertuar ketu. Per Gabriel ka qene shume ndryshe, gjithcka ndryshe. Diferenca ndermjet meje dhe tij eshte pikerisht ketu.”

GAGLIARDINI – “Nese e njoh? Jo personalisht, e kam pare teksa luan. Nese do vije, do te jete i mirepritur, do ta presim me krahet hapur. Do te ishte per ne nje tjeter vella zikalter.”

PAS DHJETE VITESH – “Me ndonje kampioant dhe Champions ne komedine? E uroj vertete te ndodhe keshtu e te jem ne gjendje te ngre trofe me Interin. E uroj qe ta bej a me perpara e te mos pres shume vjet. Kur kam vendosur te vij tek Interi, e kam bere sepse jam interist dhe sepse dua te fitoj shume me kete bluze. Keshtu tpo, e shikoj veten me disa kampionate dhe te pakten nje Champions pas disa vitesh. Kampionati? Po punojme per kete, per te zhdukur diferencen me skuadrat me lart. Objektivi i klubit dhe i joni eshte pikerisht ky.”

GABIMET E 2016 PER TE MOS U BERE KETE VIT TE RI – “Duhet te jemi te vetedijshem per ate qe kemi bere vitin qe kaloi. Pasi beme nje nisje te mire kampionati, humbem perqendrimin dhe e hodhem ne kosh gjithcka ne janar. Kjo duhet te na sherbej per te kuptuar se duhet te stervitemi dhe te luajme me te njejtin mentalitet si ne kohet e fundit ne cdo ndeshje e cdo moment per te mos rene pre e gabimeve te njejta.”

PIOLI – “Po punojme shume me te sidomos per mendesine, per perqendrimin. Edhe sepse gjithcka eshte ajo, mendja. Por gjithashtu nuk mund te lejojme nje renie fizike ne kete periudhe, jemi vetem ne janar, mungon akoma gjysma e sezonit. Tranjeri i ri i ka ndryshuar mentalitetin Interit, i ka dhene te gjitheve besim, edhe atyre qe luanin pak me De Boer. Te gjithe kane mare shansin qe kane merituar me ardhjen e tij.”

DE BOER – “Situata me De Boer ishte bere ne nje pike e padurueshme. Lojtaret qe perdoreshin me pak ishin shume te paknaqur deh nuk mernin me shume deshire pjese ne stervitje dhe ne festimet e golave, nuk perfshiheshin ne momentet e gezimit te grupit. Tani me Piolin ajri ka ndryshuar, e kush luan me pak perseri ndihet i perfshire ne projekt dhe ben pjesen e grup me kenaqesi. Falenderoj Piolin per kete gje qe ka sjelle.”

PERMBYSJA PIOLI – “Mendja komandon trupin. Tranjeri ka gjetur ‘telat’ e duhura per te mbajtur te gjithe te perfshire, edhe pse cdo fundajve mund te kete 18 te paknaqur qe nuk kane luajtur apo qe kane luajtur me pak. Tani do i takoje atij dhe klubit te vendose se si do te jete merkato ne dalje. Por ajo qe ka rendesi eshte qe te gjithe jemi ne nje varke dhe te gatshem per te luftuar per kete bluze, te gatshem per te luftuar per tifozet zikalter dhe per Interin.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Gazzetta dello Sporticardi

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

10 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

10 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

11 hours ago