Categories: Ne plan te pare

Icardi: “Tek Inter ndihem shume mire. Champions? Te perqendrohemi tek PSV”

“Sulmuesi duhet te realizoje gola, mesfushori te organizoje lojen, mbrojtesi duhet te mbroje dhe portieri duhet te prese”.

Kjo eshte ideja e Mauro Icardit per futbollin, i cili ka folur ne nje interviste te gjate dhe interesante, ekskluzive ne Corriere dello Sport, e perkthyer ne shqip nga inter.al:

Sulmuesi duhet te realizoje gola, e fillojme nga ketu. Mbas disa muajsh stervitje tek Interi, Mancini me tha se “nese Mauro do te kishte kapacitetin per te luajtur futboll do te ishte nje fenomen” – nuk e kam kuptuar nese kjo qe tha ishte nje batute apo nje konstantim?
“Une mendoj se duke realizuar gola mund te vazhdoj per nje kohe te gjate, ne kete sport ajo qe eshte e rendesishme eshte te realizosh gola, dhe mundesisht nje gol me shume sesa kundershtari”.

“Flitet shpesh per pjesemarrjen time ne loje, qe per shume persona eshte e dobet, me pak fjale e pamjaftueshme, por nuk e vras mendjen per ato qe thone gazetaret, kritiket”.

“Njoh vetem nje menyre per te ndihmuar shoket dhe skuadren, dhe ajo eshte te realizoj gol. Gjithmone kam jetuar per golin, edhe kur isha i vogel realizoja shume gola. Kam kapacitetin per ti realizuar, dhe duhet ta bej”.

“Si mund ta quajme? Nje mision? Ja, eshte misioni im. Ky tip lojtari isha tek Sampdoria, jam po ky qe prej 6 vitesh tek Inter. Kam realizuar 100 gola me shume ne krahasim atehere kur isha tek Sampdoria, por si lojtar vazhdoj te jem i njejte si atehere. Nese dikush e kupton qe nuk eshte permisuar, durim”.

Ekzistojne dy tipe liderash, eshte ai qe eshte i urte dhe jep zgjidhje dhe eshte ai qe ne dhomat e zhveshjes dhe ne fushe tregon se eshte ai. Je tipi i pare?
“Une bertas, dhe ndonjehere e ngre zerin edhe me shoket. Nuk eshte fasha e kapitenit qe me ka ndryshuar, une keshtu jam, besnik zgjedhjeve te mia dhe me objektiva shume te qarta. Per mua flasin pak, jane te rralla intervistat dhe gjerat e mia nuk njihen. Publikoj ndonje foto ne instagram, nuk shtoj komente, porta e intimitetit tim eshte gjithmone e mbyllur”.

Por ka kush e ben kete gje per ty, dhe e ben shume mire, Wanda.
“Wanda di se cfare te thote dhe te beje, eshte dicka qe njerezit duan nga ajo. Di si te sillet ne TV, i njeh gazetaret dhe tashme ka hyre ne boten e modes, i pelqen gjithmone. Wanda eshte e zgjuar, nuk ka nevoje per kontrolle, asaj i besoj totalisht. Me njeh mire, e di sa i rezervuar jam une dhe deri se ku mund te shkoje”.

Ne periudhen kur flitej per nje grumbullim tuajin ne kombetaren italiane, e kam vleresuar besnikerine tuaj ndaj Argjentines.
“Nuk e kam menduar per asnje sekond zgjedhjen, dhe nuk eshte per mungese respekti ndaj Italise qe me ka dhene shume. Une ndihem shume argjentinas, pavaresisht faktit qe bashke me familjen time jemi larguar dhe isha akoma i vogel kur u deklarua falimenti dhe njerezit filluan te frikesoheshin nga me e keqja”.

Megjithate ka lojtare qe kane nje peshe superiore ne brendesi te skuadres. Kjo eshte historia. I keni kerkuar ndonjehere presidentit ose Ausilio-s qe te marrin perforcime?
“Asnjehere. Maksimumi qe mund te bej, ti kerkoj ndihme Messit ne Champions… Eshte e vertete qe varemi nga Barcelona, por ne duhet te mendojme per ndeshjen kunder PSV. Barcelona luan gjithmone per te fituar, shpresojme qe mos ta bejne pushim ate ndeshje”.

28 pike, Napoli shume afer, Juventusi larg, kualifikimi ne 1/8 e Champions-it akoma eshte e mundur: eshte ky Interi qe imagjinonit?
“Skuadra eshte me e kompletuar sesa ne te shkuaren, e sigurte. Kemi humbur dicka ne fillim, ne dy ndeshjet e para, tre ndeshje kemi pike rrugeve. Nese do te kishim luajtur si Inter, do te kishim ndonje pike me shume. Kur mendonim se kishim gjetur vazhdimesine ndodhi humbja ne Bergamo. Asgje per te thene, ata u treguan me te zote se ne”.

E keni menduar ndonjehere te largoheni?
“Duhet ta thone ata (tregon Ausilio-n). Une gjithmone i kam sqaruar objektivat e mi: e para, te ktheheshim ne Champions me Interin dhe e kemi realizuar. Dhe e dyta, te fitoj dicka me Interin. Drejtori ka bere nje skuader te mire edhe duke mos shpenzuar shume, ka marre vetem lojtare me parametra zero”.(qesh)

Ndeshja ne Olimpico eshte nje udhetim i rendesishem per ju por mbi te gjitha per Romen.
“Do kerkojme te bejme nje ndeshje te mire sepse e dime qe nese gabojme Juventusi largohet, gjithashtu edhe Napoli. Ato te skuadra perpara jane te forta”.

Veren e kaluar, Juventusi provoi te mundesonte transferimin tuaj.
“Dicka kam degjuar, Por, shiko, une keto gjera jam i fundit qe i marr vesh sepse kam vetem nje interes, te bej sa me mire punen time. Duhet te pyesni Wanda-n ose Ausilio-n. Te luaj futboll per mua eshte gjeja me e bukur dhe eshte nje privilegj, puna qe enderroja”.

“Jam kthyer nga Londra ne oren 6 te mengjesit, me skuadren, dhe kam jam futur ne vaskat me uje te ftohte per te reduktuar hematomen ne kuadricipite. Dua qe te rekuperohem sa me shpejt dhe te luaj direkt”.

Flitet se ju jeni “dado” i Lautaro-s.
“E kam ndihmuar shume, e kam marre me vete kudo qe ikja sepse nuk njihte asnjeri. Eshte 21 vjec dhe mund te rritet. nuk fushe nuk rezervohet, eshte mesuar me futbollin argjentinas”.

“Ne kete pikepamje VAR eshte nje bekim per sulmuesit sepse i detyron mbrojtesit te limitojne numrin e manovrave. Me pare, ne zone ndodhte gjithcka, sot loja eshte me e paster”.

Tek Interi gjithashtu keni perjetuar disa momente jo te mira me Curva Nord, menjehere sapo keni nxjerre librin. Sigurisht, edhe ti: te shkruash nje autobiografi ne moshen 23 vjecare…
“Nuk ishte nje autobiografi, thjesht kam treguar fillimin e rrugetimit tim, nje pjese te historise sime. Dhe persa i perket perplasjes me Curva Nord, mendoj se eshte organizuar mbas episodit ne ndeshjen kunder Sassuolo-s. Nese ka probleme, duhet te flitet, duhet te perballesh”.

Nga larg ndihen akoma sirenat e Real Madrid.
“Nuk me duket ky momenti i dhurur, duke pare edhe rezultatet. Me pas, jam shume mire ketu ku jam. Edhe rinovimi do te vije atehere kur duhet te vije. Ka kohe”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago