Categories: Ne plan te pare

Inter, cfare fjalesh nga Bastoni: “Une tek Milani nje dite? Absolutisht asnje shans. Une nuk jam…”

Ne nje speciale te DAZN, Alessandro Bastoni ka folur dhe ka treguar idete e tij per te tashmen, por edhe eshte zbavitur me disa pyetje te shpejta.

Keto kane qene fjalet e tij ne kete interviste:

Gjeja e pare qe te vjen ndermend nga Milano?

“Duomo”.

Zona e Milanos qe te pasqyron me shume?

“Moscova”.

Ndeshja me e bukur e luajtur ne karriere?

“Inter-Juve, me assist per Barella.”

Ndeshja qe do te doje te fshije?

“Me Juventusin, ne Kupen e Italise, kur i kam dhuruar nje gol Ronaldos.”

Nese nuk do te kishe bere futbollistin?

“Do punoja ne kompanine e babait tim, do shisja ndonje produkt verdalle neper restorante.”

Nder 22 e derbit, kush eshte me i shpejte?

“Theo”.

Kush eshte me i veshtire per tu markuar?

“Leao”.

Ke do te zgjidhje per nje mini ndeshje per te fituar?

“Bare.”

Kush do te jete me deciziv ne derbi?

“Bastoni” (qesh).

A je i forte ne Fantacalcio?

“Kam hequr dore sepse po me merrte shpirtin. Harroja formacionet dhe me Bastonin qe merrte 5,5 mu desh te hiqja dore.”

Do te merrje krahun e majte te Interit apo te Milanit?

“Me menyren si kuptohem une me Perisic kete vit me te vertete qe eshte shume gje e madhe: po kenaqemi shume.”

Ibra?

“E admiroja kur isha 10-11 vjec, keshtu qe eshte e cuditshme tani. Por kur je ne fushe nuk duhet te shohesh ne fytyre askend. Duhet te besh me te miren per te anulluar keta lojtare, sidomos ne derbi.”

Nje fanelle per tu koleksionuar?

“E para qe kam kerkuar ka qene ajo e Chiellinit ne nje Juventus-Atalanta te Kupes se Italise”.

Do e rrembeje nje lojtar te Milanit apo do mbaje 11 e Interit?

“Ka shume lojtare te zotet te Milani, eshte nje skuader me kualitet. Por grupin qe ne kemi e vendosim siper ketyre gjerave, keshtu qe mbaj gjithe jeten keta te mite.”

E nisim nga larg. Me ke e ke pare derbin tend te pare?

“Per fat te mire ndeshjet i shikoja me babain tim qe eshte interist keshtu qe nuk ka pasur shume diskutime ne kete pike.”

“Nje nder vellezerit e mi eshte me Romen, i dashuruar marrezisht me Tottin: nuk ka qene kurre nej rival.”

“Tjetri e urren futbollin aq shume sa ka ardhur per te me pare vetem nje here ne jeten e tij, kur isha te Atalanta. Ne San Siro nuk ka vene akoma kembe.”

Nje imazh qe te vjen ne mendje kur mendon per derbin?

“Nje vrapim i Zanettit ne minuten e 90 kur i kaloi te gjithe deri te zona e Milanit dhe ne fund mori nje goditje kendi. E kam ne mendje ate moment. Kam fatin ta kem si zevendes President ketu, me vjen te them ate si simbol i ketij Interi.”

Derbi eshte nje rit.

“Kam fatin qe ta perjetoj cdo ndeshje me qetesi, kerkoj gjithmone qe te perqendrohem dhe te mendoj ate qe duhet te bej ne fushe.”

“Mendoj se kjo eshte forca ime. Nuk jam i axhituar, di te menaxhoj emocionet e mi. Nuk kam rite. Ai qe me ben tatuazhet eshte me Milanin dhe vazhdon te me thote prej nje muaj “urime per fitoren ne derbi” qe te me sjelle fat te keq.”

“I pari qe kam shenuar eshte ai i 3-0 dhe me pas kam perjetuar disa edhe nga pankina. Por gjithmone na ka shkuar mire. Shpresojme qe te konfirmohemi edhe kete te shtune me ndonje tifoz me shume ne stadium.”

Goli i ishit-Calhanoglu ne ndeshjen e pare.

“Me kujtohen vershellimat, te bezdisnin deri ne tru: ishte nej kaos i pabesueshem. Kuptohej tensioni sepse kishte nje penallti te rendesishme qe na dha mundesi te zhbllokonim rezultatin. Shpresojme ta perserisim, pse jo.”

Do shkoje ndonjehere te Milani?

“Do te thoja absolutisht qe jo por keto jane zgjedhje te gjithesecilit. Per sa me takon mua, nuk ka as 0.1% qe une te shkoj te Milani. Asnje shans qe une te bej kete zgjedhje.”

Ne rast te penalltise, kujt do ja jepje ta gjuante?

“Do e mbaja vete.”

Pesha e nje derbi?

“Me siguri eshte thelbesor per te mos humbur pike me te voglat qe ne takimet direkte te jesh ne nje pozite akoma me te mire.”

“Mungon nje faze komplet, eshte heret: vitin e kaluar nuk ishim as ne krye ne kete moment dhe ne fund fituam me dhjete pike diference. Natyrisht do te jete e rendesishme te mos humbasim.”

Sa peshe ndihet ne San Siro nga publiku?

“Kishte frike te kishe 5000 veta. Ne San Siro humbasin kaq pak dhe eshte njesoj si te mos i kesh.”

“Me 50% eshte nje avantazh i mire, shpresojme ta shfrytezojme me se miri. Njehere kam qene ne unazen e dyte per te pare nje Inter-Roma, ku kemi humbur.”

“Te kesh nje fushe te re do te ishte nje sinjal shume i mire. San Siro eshte nje stadium ikonik, eshte nje mekat te luhet me ate terren.”

Bastoni si baba si eshte?

“Nuk e kam kuptuar ende mire por eshte dicka speciale: po futem ne nje bote komplet te re.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

3 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

3 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

3 hours ago