Categories: Ne plan te pare

Conte, zbulohet pakti pas Real Madrid me skuadren: “Une do bej nje hap prapa, por ju te gjithe jeni…”

Interi i Antonio Contes po fluturon me krahet e entuziazmit, pas triumfit te madh ne derbi dhe vendit te pare ne klasifikim te konfirmuar.

Nje arritje kjo pas nje ndjekje te gjate, ne te cilen nuk kane munguar as momentet e veshtiresive.

Por sipas Tuttosport, permbysja e madhe ka ndodhur ne nje moment te caktuar pas nje pakti te teknikut me skuadren.

“Interi per te fituar kampionat ka lindur pas nje perballje koke me koke ne dhomat e zvheshjes.”

“Ai quhet ‘pakti i Appianos’, dhe eshte arritur mes lojtareve dhe Antonio Contes e mund te krahasohet edhe me ate pakt ne Villa Bellini kur Steven Zhang arriti te rregullonte gjithcka me tranjerin dhe drejtuesit perpara sezonit.”

“Me pak fjale, pas asaj humbje me Real Madrid, ka ardhur edhe ajo fitore si Pazza Inter me Torinon, ku skuadra pas 17 minutave te pjeses se dyte, ishte ne disavantazh 0-2 dhe e ka mbyllur ndeshjen me nje fitore 4-2.”

“Por ajo qe ka ndodhur ne mes Torinos dhe Real Madrid, kishte bere te kuptohej se Interi po hidhte ne kosh nje mundesi te mire per fitimin e dickaje kete sezon, dhe aty ka ndodhur ndryshimi i rendesishem.”

“Conte ka prekur krenarine e lojtareve te tij, dhe i ka shkundur mire, por me pas ka marre disa pergjegjesi edhe vete dhe ka ndryshuar edhe skemen.”

“Ne ate kohe, Conte e kishte ngritur shume presingun dhe luante me trekuartist. Zikalterit prodhonin shume (20 gola ne 8 javet e para, 2,6 mesatare golash per ndeshje), por pesonte shume (plot 11 gola, 1,62 per ndeshje).”

“Permbysja e madhe u pa ne Reggio Emilia, – nuk duhet harruar – kur Interi kishte perballe nje Sassuolo qe ishte ne formen e saj me te mire, me 18 pike, e dyta ne klasifikim.”

“Conte hodhi ne fushe nje 3-5-2, por mbi te gjitha, u fut ne loje me idene per te lene kundershtarin te mbante topin, dhe vete te luante ne kundersulm.”

“Ishte nje zgjedhje qe shpagoi menjehere dhe beri qe Interi te dilte nga fusha e lojes me tre piket ne xhep.”

“Interi qe kishte pesuar 7 gola ne 8 javet e para (vetem Genoa nuk i kishte shenuar zikalterve), ka arritur te mos pesoje me pas ne 7 nga 15 javet pasardhese.”

“Une do bej nje hap prapa, por ju te gjithe jeni me shume se kjo qe po jepni ne fushe”, kane qene pak a shume fjalet e Contes. Nga aty ka nisur gjithcka. Nje hap prapa dhe nje ngacmim krenarie per skuadren. Rezultatet te gjithe i kemi perpara syve. Por kujdes nga entuziazmi i tepert.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

24 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

24 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

24 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

24 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

24 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

24 mins ago