Nje vit me pare Antonio Conte fillonte rrugetimin e tij tek Interi dhe ne skuadren zikalter kishte disa lojtare jashte projektit.
Ne momentin e pare u tentua qe ata te shiteshin perfundimisht, por kjo gje u pa si dicka e pamundur ne mungese te ofertave.
Keshtu, Nainggolan dhe Perisic perfunduan ne huazime respektivisht tek Cagliari ne Itali dhe tek Bayern Munich ne Gjermani.
Nderkohe qe Interi shpresonte se do te fitonte para ne fund te sezonit qe eshte mbyllur duke i shitur perfundimisht, ata jane rikthyer te dy ne Milano.
Skuadrat te cilat kishin huazuar lojtaret, tentuan me te gjitha menyrat qe ti mbanin ata te dy.
Nga njera ane ishte Cagliari qe tentoi nje huazim te ri, por duke marre nje jo kategorike nga ana e Interit: blerja rruga e vetme per ta.
Nderkohe nga ana tjeter ishte Bayern Munich, qe beri oferten qesharake prej 10 milione eurosh per Perisic dhe qe gjermanet menduan se Interi do ta pranonte duke pare situaten ku zikalterit duan para per te shpenzuar,
Por Marotta nuk eshte menduar dy here qe ta refuzoje kete oferte: ai eshte dakort qe lojtaret te kene nje ulje cmimi per shkak te pandemise (rasti Icardi meson), por jo qe lojtaret e Interit te zhvleresohen ne kete menyre.
Bayern pas kesaj pergjigje ka mbetur e habitur, sepse e kishte llogaritur blerjen e Perisic si te sigurt, por me pas nuk ka pranuar te paguaje 16 milione euro per te, aq sa kerkonte Marotta.
Keshtu, lojtaret sot ndodhen ne Milano dhe me te gjitha gjasat aty do te jene kete sezon.
Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…
Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…
Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…
Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…
Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…
Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…