Categories: Ne plan te pare

Inter, cfare problemi: “Ja cfare ndodhi ne minuten e 68 te Inter-Shakhtar: tregues perfekt se nuk ekziston…”

Me nje zero me zero ne San Siro kunder Shakhtar Donetsk, Interi del nga Europa e fundit e nje grupi qe ka nxjere ne pah shume limitet qe skuadra zikalter ka.

Por ka nxjere ne pah edhe ate qe ka thene vete Conte dhe vete Lukaku: Interi nuk eshte ende nje skuader e madhe per keto nivele.

Por per ta bere kete gje, do duhet te dale nga disa skema dhe ti besoje me shume kualitetit qe kam e shumice ne skuader.

Duket sikur kjo eshte tema kryesore per te cilen flitet pas minutes se 97 pas ndeshjes me ukrahinasit naten e djeshme.

Ata kishin ardhur ne San Siro me nje mision te qarte: te ruanin nje barazim dhe te dilte ku te dilte: Champions ose Europa League, ata ishin te kenaqur njesoj.

Conte ka thene kete gje me ze te larte ne fundin e ndeshjes, se si Shakhtar kishte mbrojtur shume ndaj Interit.

Por Fabio Capello ja ka vene ne dukje kete gje tranjerit zikalter. Duke analizuar ndeshjen, eshte e veshtire ti japesh te drejte Contes: me te vertete qe ky Inter nuk e ka nje plan B.

Eshte nje fakt ky. Zevendesimi i pare ka ardhur ne minuten e 68, dhe ka qene thjesht nje rifreskim i krahut: Perisic ne vend te Young. Eshte prova me e dukshme per kete.

SHUME PAK NERV – Interi i pare kunder Shakhtar eshte dukur ajo e fillim sezonit, pa nerv dhe me nje mbajtje topi sterile dhe shpesh here, jo rezultativ.

Rastet per gol kane ekzistuar, por keto duken me shume se kane ardhur per inerci se sa per aksione te mire manovruara.

Ndeshja e San Siros ka treguar mungesen e nje plani B dhe te nje loje ku Lukaku nuk shkelqen, bashke me te zhduket edhe Interi.

Lautaro nese nuk eshte ne diten e tij, edhe ai e zhyt akoma me shume Interit. Shume krose qe kane ardhur dje nga krahet, e kane bere shume te thjeshte punen e mbrojtesave kundershtare.

Dje Interi po lutej qe njeri prej lojtareve te zgjidhte lojen, sepse kolektivisht nuk po arrihej dot asgje ne fushen e lojes.

ERIKSEN, WHAT IF? – Alternativen e madhe Conte e kishte ne pankine dhe, dhe ne krahasim me mesfushoret e tjere, ai ishte ne 100% te gjendjes fizike.

Po flasim per Christian Eriksen, qe eshte i destinuar te largohet nga Milano ne janar, por ishte i vetmi nga zikalterit ne mesfushe me tipare sulmuese. Ai qe mund te bente dicka me shume.

Ne vetem 5 minuta dje, danezi u fut ne menyren e duhur, duke krijuar dy raste teper te rrezikshme, por duke futur ne mes edhe disa goditje kendi teper interesante qe nuk u shfrytezuan dot nga shoket e skuadres.

Te mos besosh tek Eriksen ne nje ndeshje si kjo, ose te pakten, ne 30 minutat e fundit, ka qene nje gabim qe i jep Contes noten 4 per menaxhimin e skuadres ne Europe kete sezon.

Por kjo gje ve ne dyshim edhe integralizmin taktik te tranjerit salentin, qe edhe ne te kaluaren e ka treguar mangesine qe ka ne Europe me Juventusin, Chelsean dhe vete Interin.

Nje gabim akoma me i rende, sepse nese Interi do te kishte dale nga skemat perpara minutes se 85, mbase do te ishte perseri jashte Championsit, por nuk do te thonim se nuk e provoi.

Por ajo qe nuk duhet te harrojme eshte se dje ne fushen e lojes, nje barazim apo nje humbje, do te kishte te njejtin efekt: deshtim.

Por duhet te ishte provuar. Ky eshte problemi. Te dalesh ne kete menyre nga Europa, shton thjesht dyshimet dhe te ben te jesh i penduar.

Pikerisht ne ate minute te 85, Conte e vertetoi se vertete nuk ka nje plan B per here te dyte. Per here te dyte sepse zevendesimi ne te 68 Perisic-Young, e solli ne vemendjen e te gjitheve.

Nje mekat. Nje mekat i madh, sepse Interi meriton me shume se kaq.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

7 hours ago
  • Uncategorized

Barca, flet edhe Xavi: “Mund te jete nje nate e madhe per ne, por nga 2010 kam makthe: Inter atehere nuk…”

Duke folur direkt per mikrofonat e Amazon Prime, Xavi ka folur per ndeshjen ndaj Interit dhe rendesine qe ajo ka…

7 hours ago
  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

11 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BARCA – Xavi rekuperon nje lojtar ne minutat e fundit? “Eshte mire, do te jete ne pankine”.

Ndeshja Barcelona-Inter tashme eshte shume afer dhe gjithcka do te luhet diten e sotme ne Camp Nou ne oren 21.00.…

11 hours ago