Categories: Ne plan te pare

Inter, cfare super goditje e merkatos se veres Lautaro Martinez: ja sa shume vlen kartoni i tij sot!

Ai erdhi nga Argjentina si nje djalosh teper i talentuar qe kishte shenuar shume ne kampionatin vendas, por normalisht bashke me personat e lumtur per blerjen e tij nga ana e Interit kishte dhe shume skeptike. 

Nuk kishin si te mungonin krahasimet e djaloshit te ri nga Bahia Blanca me nje ish-zikalter, me Gabigol qe erdhi si nje fenomen i vertete, u prezantua si ylli i se nesermes por tek Interi ishte thjesht nje komete dhe nuk arriti te tregonte asgje me kater tranjere te ndryshem ne harkun e nje nje viti.

Por Lautaro Martinez ishte komplet e kunderta qe ne fillim: ai nuk eshte shume nje njeri i rrjeteve sociale apo i marketingut, i pelqen me shume te luaje me topin se sa te ngjyrosi floket. I pelqen me shume te shenoje se sa te postoje.

Per hir te vertetes, Lautaro Martinez deri me tani ka habitur edhe fansat e tij me te medhenj sepse askush nuk e kishte imagjinuar qe ai do te luante kaq mire qe ne vitin e tij te pare ne Itali, aq mire sa te merte Interin perdore ndaj Milanit duke fituar 3-2, duke shenuar nje gol dhe duke dhene nje assist magjik per Vecinon. Por momentet e mira per te kane qene te shumta kete sezon e po ashtu rastet e humbura qe ne te vertete nuk i kane bere keq por e kane ndihmuar te rritet akoma me shume si lojtar.

Tashme qe prej 13 shkurtit, dite ku Mauro Icardi u veteperjashtua nga skuadra, i ka takuar Lautaro Martinez qe te drejtoje sulmin e Interit ne javet e fundit.

Ai ka treguar ne menyre perfekte se investimi i bere nga Interi veren e kaluar ka qene nje super marreveshje sepse gjithcka eshte pare me se miri ne fushe qe ai ja ka vlejtur cdo euro te shpenzuar per te.

Ai ne fakt eshte paguar vetem 16 milione euro plus bonuse, taksa, komisione te ndryshme dhe i eshte dhene e drejta per 10% te shifres se shitjes skuadres se Racing (shifra totale e blerjes nuk e kalon shumen e 25 milione eurove).

Por sa kushton Lautaro Martinez sot? Ai, sipas asaj qe thote Corriere dello Sport e sipas vleresimit qe i ben Interi, vlen te pakten tre here me shume ne merkato nga sa eshte blere. Sa? Jo me pak se 75 milione euro.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dorezohet edhe Cassano: “Cfare te them tani pas Barcelona-Inter? Kam mbetur totalisht i…”

Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e dini sa eshte tani koeficenti per te kaluar grupet perpara Barcelones? “Vetem…”

Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…

9 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, goditje shume e rende nga Inter: “Behet me dije se klubi kishte parashikuar qe te arrinte deri ne…”

"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati nje super sponsor i ri fanelle prej nga janari? “Nese arrihet kualifikimi ne Champions, do vije…”

Me sa duket, kalimi i Interit (i mundshem...) ne Champions League, mund te sjelle efekte te tjera anesore teper te…

9 hours ago