Kthese financiare per Interin, por cfare kthese ama!
Fair Play Financiar nuk eshte me nje problem per klubin zikalter, e nuk po flasim per qershorin, por po flasim edhe per merkaton e dimrit, kete te janarit, e cila nuk detyron me zikalterit qe te shesin lojtaret per te qene ne parametrat e FPF. E reja e madhe, ne fakt, eshte se drejtori sportiv Ausilio dhe drejtori i pergjithshem Gardini mund te vazhdojne punen per te perforcuar skuadren pa pasur mbi koke shpaten e demokleut te gjobes prej 7 milione eurove (ne rast se 2016-2017 mbyllet me humbje nga 1 euro deri ne 10 milione euro), ose edhe me keq, gje qe mund te dergonte skuadren ne perjashtimin nga kupat e ardhshme europiane (UEFA mund te vendose kete denim ne rast se Interi do e kishte humbjen me te madhe se 10 milione euro). Pas 15 milione eurove te ardhura nga sponsorizimi i bluzes se stervitjes, Pinetinas dhe qendres sportive Facchetti, ne Kine priten perseri para te freskta per kasat zikalter.
Po, pikerisht ato para qe duhen per te evituar telashet me Nyonin. Por nuk perfundon me kaq, sepse sipas Corriere dello Sport, ne fakt, ne Kine jane avancuar shume tratativa me sponsora rajonal qe do te perdorin emrin e Interit si dhe te lojtareve zikalter (klubi ka blere te drejtat e imazhit per te gjithe lojtaret e saj) e ti perdore per reklamat online. Kjo lloj iniciative do te sjelle nje fitim mjaft te madh ne klubin zikalter. Sa? Minimumi edhe 15 milione te tjera, gje qe do te lejonte klubin zikalter qe te zgjidhte problemet financiare perpara UEFA-s. E pastaj jane edhe Akademite ne Kine, ato te vertatat dhe do te kthehen ne miniera parash: do te gjenerojne 300.000 euro deri ne 800.000 euro secila dhe e gjitha kjo fare shanseve qe do te krijohen me sponsorat rajonal ne territorin kinez: per momentin jane tre: nje ne Pekin, nje ne Shanghai dhe nje ne Jiangsu, por e sigurte qe do te rriten e do te behen me dhjetra. Forca e Suning po ndjehet dhe ky eshte vetem fillimi.
(Corriere dello Sport)
"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…
Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…
Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…
Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…
"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…
Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…