Redon Plaku

Emri im eshte Redon Plaku dhe jam 17 vjec. Idhulli im eshte Javier Zanetti (e dua me shume se veten)! Jam Interist qe 6 vjec (edhe pse nga atehere nuk mbaj mend shume gjera) dhe vazhdoj te jem edhe sot. Dashuria per Interin me rritet cdo dit e me shum. Nuk jam tifoz kupash apo pseudointerist sic e quan Mou, por jam me skuadren time ‘nella gioa, e nell dolore’.  Interist jam fale Bobo Vierit dhe kushurinjve te mi Interista, ndoshta edhe prej shpirtit tim rebel , sepse babai im eshte Milanist.

Nga femijeria ime ndeshja qe mbaj mend me se miri dhe besoj cdo Interisti te vertet I ka ngelur ne mendje eshte ajo e 5 majit te 2002. Si cdo Interist tjeter ne ate kohe, isha i sigurt qe do ta fitonim titullin ate vit dhe u mblodha me gjithe shoket e lagjes per te festuar, por perfundimi ishte zhgenjyes dhe lotet nuk i mbaja dot. Po ashtu sic do femije Interist shprehja ime e preferuar ishte ‘Milan rrota, Inter BOTA’, tani qe e kujtoj grindesha shum shpesh me shoket e mi (Milanista) per kete fakt. Ndeshja qe kam qene me na ankth ne gjithe jeten time eshte Barcelona-Inter.

Mbaj mend isha gati te qaja nga inati kur shenoi golin e parregullt Barcelona me Pique. Pastaj ai ankth u kthye ne humbjen me te bukur ne bote. Ndeshja e pare me Barcelonen ishte kryeveper, dhe me plot goje them qe me shume me ka shijuar ajo ndeshje sesa finalja! Jam pjese e faqes me te madhe te Interit ne shqiperi ‘Fc Inter Club Albania’ dhe pjesetar i bordit. Mbaj mend qe ate nate 29 nentori, Une me Juxhin Ramen dhe Armand Trocin folem per nje mundesi e krijimit te nje shoqate, por Armandi na tha ‘Pse mos te hapim nje Inter Club’ aty filloi gjithcka. Emaile me drejtorin e Inter Clubeve pafund, mbledhje bordi per te perfunduar procedurat etj etj shume gjera vetem qe te ndanim dashurine tone per ngjyrat zikalter. Ne fillim ishim 3 pastaj 26, 200 dhe mbase nje dite do te jemi me mijera.