Categories: Ne plan te pare

Inter, Conte i hap deren largimit te Skriniar? “Ai ben pjese ne projektin tone. Por duhet ta dini se nese vjen…”

Interi e nisi dje kampionatin e saj me nje fitore. Nje nga ato qe di te dhuroje vetem Interi dhe qe banale nuk kane qene asnjehere.

Por Antonio Conte ka folur pas ndeshjes akoma me shume edhe per mikrofonat e Sky Sport (pas intervistes per DAZN qe e publikuam dje).

Ja cfare ka thene ai per kanalin satelitor italian dhe ku ka prekur edhe temen Milan Skriniar:

Cila ka qene ndjesia e pare pas golit te 4-3 dhe pasi eshte permbysur per here te dyte nje ndeshje jo e thjeshte?

“E dinim qe ne fillim qe sdo kishte asgje te lehte. Ne kishim barazuar me Fiorentinen ne ndeshjen e fundit dhe e dinim qe jane nje kundershtar i veshtire per tu perballur.”

“Ne momentin ne te cilin sulmon, dhe ne kemi sulmuar shume sot me shume njerez perpara, e kemi pare se ata kane qene shume te mire ne kundersulme.”

“Jemi treguar shume optimiste kur dilnim me top ne kembe dhe prapa kemi lene jo pak hapsira qe nuk duhet te ndodhin. Duhet te permiresohemi. Ata kane kualitete te medha. Marrim keto tre pike dhe jemi te lumtur.”

Pese zevendesimet qe bere sot jane lojtare te forte, Interi tashme ka nje thellesi ne skuader ku ka shume opsione?

“Ne mesfushe numerikisht jemi rritur ne krahasim me vitin e kaluar por pertej aspektit numerik, Sensi nuk ka qene per shembull me ne vjet per gjithe sezonin, Gagliardini ka pesuar nje demtim vjet por edhe Barella ka munguar jo pak.”

“Kemi bere dicka te jashtezakonshme ne vitin e kaluar duke qendruar aty ne maje e duke perfunduar te dytet.”

“Por duhet te kemi me shume sasi ne mesfushe, sidomos duke luajtur me nje trekuartist dhe sy sulmues, me duhen dy mesfushore prapa qe te ndihmojne edhe ne fazen mbrojtese.”

“Jemi nje skuader sulmuese dhe ne mesfushe duhet kualitet dhe qe te vrapohet, duhet sasi.”

“Duhet te adoptojme edhe lojtare qe kane cilesi sulmuese qe te bejne mesfushorin qendror.”

Komplimente per fitoren, nuk ishte e thjeshte. E ke fituar duke luajtur me kater mbrojtesa prapa. Ajo mbrojtje eshte dicka qe do e provoni prape apo vetem nje zgjidhje gjate ndeshjes?

Po Skriniar pse nuk ishte ne fushe: nuk eshte ne gjendje te mire apo zgjedhje merkatoje?

“Jo, absolutisht. Skriniar per mua personalisht ben pjese ne projekt. Ka luajtur D’Ambrosio sepse kemi shume njerez ne cdo pozicion.”

“Por Skriniar eshte ne projektin tone teknik. Me pas, nese do te vije ndonje oferte e madhe ne nivel ekonomik, klubi mund ta marre ne konsiderate sepse ne kete situate po jetojme te gjithe.”

“Prandaj, ai do te luaje me mua ashtu si ka luajtur gjithmone. Asnje problem per kete. Mbrojtja me kater mendoj se eshte nje situate pak e veshtire. Te shohim, por eshte nje zgjedhje gjithmone. Ne varesi te situates dhe gjate lojes ne vazhdim.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

14 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

14 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

14 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

14 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 day ago