Categories: Ne plan te pare

Inter, Conte ngre alarmin: “Neser ndaj Napolit dy mungesa te rendesishme ne formacion. Me vjen te qesh kur degjoj…”

Pas kater fitoresh radhazi ne kampionat, per Interin eshte momenti per nje nga ndeshjet me te rendesishme te Serie A.

Neser ne darke ne Meazza do te vije Napoli, qe eshte vetem nje pike larg Interit (mbi te gjitha, duhet pare edhe Juventusi qe eshte gjithashtu shume afer).

Keshtu, per Antonio Conten nuk lejohet nje hap fals ne nje ndeshje te tille dhe ai sot ka qene perpara gazetareve ne Appiano Gentile duke folur per gazetaret.

Kalendari po e ve Interin ne kete moment perballe Napolit. Cfare ndeshje duhet te presim?

“Napoli ka qene per vite me radhe skuadra kundershtare e Juventust ne kampionat, me perjashtim te vitit te kaluar ku ishim ne.”

“Perballe do te jene dy skuadra qe duhet te luftojne deri ne momentin e fundit me ambicje per te qene protagoniste.”

Cfare konfirmimesh i jep kesaj ndeshje?

“Eshte nje sfide shume impenjative, te perballesh me nje skuader qe ka ambicjen e njejte me ty eshte dicka qe duhet te na jape nje force me shume.”

Dy fitore dhe jeni ende ne gare per kampionatin. A ka dicka qe te shqeteson?

“Ne duhet te gjejme ekuiliber qe eshte e veshtire te gjendet nese merremi me cfare konsideratash behen nga te tjeret.”

“Duhet te punojme per te qene protagoniste, te gjejme nje ekuiliber per veten tone, pa u ekzaltuar per fitoren se ndryshe shkon gjithcka per dreq.”

Gjashte skuadrat e para ne klasifikim jane gjashte skuadrat qe kane shenuarm e shume, a eshte kjo rruga per te fituar kete vit?

“Une mendoj se per te fituar duhet gjendur gjithmone nje ekuiliber ndermjet mbrojtjes dhe sulmit.”

“Kjo eshte shume e rendesishme sepse nese ke ekuiliber, ke mundesine qe te jesh protagonist per nje kohe te gjate.”

“Mendoj se Interi eshte skuadra qe ka shenuar shume edhe vitin e kaluar. Por kete vit po pesojme ndonje gol me shume dhe mendoj se gjetja e ekuilibrit duhet te jete shume i rendesishem.”

Si jane Sanchez, Vidal, Hakimi. Cfare po ndodh me te demtuarit?

“Alexis ka dale me nje problem muskular, e veshtire se do te luaje ndeshjen e neserme. Vidal ka pasur nje goditje jo te vogel, dhe po punon mire.”

“Ai eshte ne faze rekuperimi dhe mendoj se neser do te ishte nje rrezik nese do e fusja ne fushen e lojes.”

“Mund te rrezikojme ta humbasim per nje muaj tjeter. Duhet gjendur gjendja fizike e duhur per te, duhet durim.”

“Hakimi te shohim, sot do te vendosim. Nga tre lojtaret, eshte ai qe ka me shume mundesi per te luajtur.”

Takimet direkte mund te vendosin me shume ne kete sezon se ne te kaluaren?

“Te gjithe jemi dakord kur shohim ekuiliber te pakten ne kete gje ne kete moment.”

“Mbase fiton njera skuader me distance golash, por me siguri qe klasifikimi eshte goxha i ekuilibruar.”

“Ne te njejten kohe shohim cdo ndeshje qe kemi perballe ndonje skuader qe as nuk lufton per Champions apo kampionat, por qe na bejne te djersisim shume.”

“Per kete them eshte nje kampionat i ekulibruar. Psikologjikisht pastaj te fitosh ndeshje direkte, te ben shume te forte.”

Te luash vetem njehere ne jave do te thote se Interi ka detyrimin per te fituar kampionatin? Ky eshte nje problem apo nje motiv me shume?

“Per kete detyren per te fituar me vjen te qesh me kete qe thoni. Mendoj se ka shume skuadra ne kete moment qe kane ambicjen per te qene protagoniste.”

“Te pakten nga ana ime deshira eshte gjithmone qe ta provoj te fitoj. Por pasi thua kete, duhet te pranosh qe fiton vetem njera ne fund.”

“Di qe ne 9 vitet e fundit ka fituar e njejta skuader gjithmone. Qe te jete kjo detyra vetem per ne me ben te qesh, por dicka e tille na ben qe te punojme dhe te permiresohemi me shume.”

A do i benit disa deklarata ne te kaluaren per sa i perket raporteve me klubin?

“Une po mesohem me idene se cfaredo gjeje qe une te bej, ajo do te shohet ne menyre negative dhe do te komentohet si e tille.”

“Me perpara isha i qete ne intervista, u fajesova sepse nuk dukesha me si Conte dhe se isha dorezuar pa filluar akoma.”

“Tani me thoni te kunderten. Une duhet te gjej nje rruge te mesme per ju (qesh)…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, zgjidhet emri kryesor per goditjen ne mbrojtje? “Luan ne Serie A: nuk do te perfundoje si Bremer sepse…”

Eshte Rodrigo Becao, sipas il Corriere dello Sport, objektivi me i fundit ne shtepine Inter per prapavijen zikalter. Mbrojtesi i…

1 day ago
  • Uncategorized

Argjentina Kampione e Botes, Transfermarkt publikon vlerat e perditesuara te lojtareve: “Ne vendin e pare eshte…”

Skuadra e Argjentines qe sapo eshte shpallur Kampione e Botes ka pare qe vlerat e lojtareve te skuadres se saj…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter dhe tre refuzimet e Ajax: “Plot tre oferta te zikalterve te refuzuara nga hollandezet per lojtarin e…”

Kurre mos u dorezo. Per Noussair Mazraoui, shembulli i jetes eshte babai i tij Moustafa i cili ka qene gjithmone nje…

1 day ago
  • Uncategorized

Nga Hollanda te sigurt: “De Vrij, ja dy klubet e medha qe duan ta rrembejne me parameter 0 nga Inter: gati nje…”

Nderkohe qe De Vrij ka pesuar nje demtim diten e djeshme ne stervitje, ai vazhdon te permendet nga mediat per…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, nje lojtar perfshihet ne formacionin e deshtimeve ne Boteror: “Bashke me te edhe lojtare si…”

Me sa duket ka qene nje Boteror totalisht per tu harruar per nje nga lojtaret e Interit qe eshte kthyer…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart? “Gati te tjera miliona nga nje lojtar qe po shkelqen ne huazim: lojtari kerkohet edhe nga…”

Me sa duket Inter po ferkon duart per nje lojtar tjeter te ri te saj qe e ka leshuar ne…

1 day ago