Categories: Ne plan te pare

Inter, D’Ambrosio i dergon klubit mesazh per Skriniar pas Lugano-Inter: “Ajo qe do te donim te gjithe eshte qe…”

Ne fund te ndeshjes ndermjet Luganos dhe Interit, per lojtarin me te mire te ndeshjes, Danilo D’Ambrosio, ka pasur edhe nje interviste.

Ai ka thene keto fjale per mediat:

“Ndjesite jane teper pozitive. Eshte nje grup qe ka deshire te tregoje forcen e tij dhe te beje mire sa here do te zbrese ne fushe”.

“Lukaku ka ardhur me nje shpirt te rendesishem. Me shume sakrifice. Ka ardhur ashtu si e kishim lene, me ate deshire per te fituar”.

“Te gjithe si skuader e kemi mirepritur dhe deshira jone eshte te bejme mire te gjithe per arritje te tjera te medha”.

Nje Inter me i forte se vitin e kaluar?

“Jo, absolutisht jo. Do te nisemi te gjithe njesoj. Eshte normale qe edhe skuadrat e tjera te jene perforcuar pastaj”.

“Por nje tjeter niset me Scudetton e fituar. Edhe ne kemi fituar dy trofe, por te gjithe nisemi nga zero. Prandaj, duhet punuar fort”.

A je i shqetesuar per largimin e Skriniar?

“Milan ka pasur nje rritje te rendesishme ashtu si e kane pasur shume lojtare te Inter. Kjo eshte merite e tij por mbi te gjitha e skuadres”.

“Skuadra eshte vene ne dispozicion te individeve qe ata te shprehen sa me mire. Me shpritin e skuadres kemi arritur shume objektiva”.

“Pastaj, une personalisht shpresoj qe Milan te mos largohet dhe se shtylla kurrizore e ketij Interi te mbetet njesoj. Te gjithe kete duam. Pertej lojtareve te medhenj ne kete skuader ka njerez te medhenj”.

Cfare eshte gjeja e pare qe i ke thene Lukakut?

“I kam thene vetem ‘mire se u riktheve ne shtepi’. Dukej qe donte te rikthehej me te gjitha kostot tek Inter dhe donte ta bente kete gje edhe per skuadren dhe tifozet”.

“Ka lene kujtime te medha ketu. Por ajo eshte e kaluara. Tani kemi folur dhe kemi thene qe ajo qe ka ndodhur nuk ka asnje vlere. Vlere ka ajo qe do te vije”.

Cfare i ke thene blerjeve te reja?

“Bashke me Samir jam ai qe kam me shume kohe tek Inter. I kam thene se ka shume lojtare qe duan te veshin kete fanelle dhe ne duhet te tregojme qe e meritojme”.

Asllani?

“Eshte i ri, le ta leme te kete mundesine te gaboje edhe pse eshte ne nje skuader te madhe. Duhet ti japim kohe lojtareve te rinj te rriten.”

“Me siguri eshte nje blerje e madhe, ashtu si Bellanova. Klubi po ben gjera te medha ne merkato”.

Gati te mbyllesh karrieren tek Interi?

“Jo, eshte ende heret. Eshte e vertete qe kam ndonje flok te bardhe, por… (qesh).”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, pro del edhe ish-tranjeri i Milanit: “Inter dje ka merituar totalisht fitoren. Por i mungon akoma nje…”

Duke folur direkt nga faqet e La Gazzetta dello Sport, ish-tranjeri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka komentuar fitoren e Interit…

3 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian: “Per cfare po flisni kaq shume per Dzeko-Milenkovic? Keni harruar qe…”

Paolo Condò, gazetar shume i njohur italian ka qene prezent diten e djeshme ne studiot e Sky Sport Italia. Aty…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Pedulla mohon me force nje emer per merkaton e Interit: “Harrojeni, nuk ben me pjese ne planet e Ausilios”.

Inter ka fituar ne fushen e Fiorentines diten e djeshme, por duket se ka kohe edhe per merkaton zikalter. Per…

3 hours ago
  • Uncategorized

Fiorentina, Bonaventura i merzitur pas ndeshjes: “Te dhemb te humbasesh keshtu: sot rrezikova kur…”

Pas ndeshjes, lojtari i Fiorentines dhe ish-lojtari i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka folur per mikrofonat e DAZN. Keto kane qene fjalet…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh madheshtore nga Lautaro Martinez: “Dua te behem nje legjende ketu. Kam vetem nje…”

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pas fitores se mrekullueshme dje ne Firenze ku shenoi dy gola dhe dha edhe nje…

4 hours ago
  • Uncategorized

E RENDE NE FRANCHI – Ansa shkruan: “Presidenti i Fiorentines ka tentuar te hedhe deren e Interit ne…”

Ka qene nje finale ndeshje shume e ndezur ajo ne Firenze dje pasi arbitri Valeri ka derguar ne dhomat e…

4 hours ago