Categories: Ne plan te pare

Inter, Darmian apo Hakimi nga minuta e pare? “Conte ka vendosur: ja kush do te luaje si titullar sot.”

Mungojne vetem pak ore nga Inter-Shakhtar Donetsk dhe Antonio Conte duket se i ka zgjidhur dyshimet e fundit.

Kjo ndeshje do te vendose shume per fatet e sezonit, prandaj cdo zgjedhje e teknikut zikalter do te jete me siguri nje hap i rendesishem drejt rezultatit.

Nje nga temat kryesore te mediave sot, ka qene edhe nese ne krahun e djathte do te luaje Achraf Hakimi apo Matteo Darmian.

Behet fjale per krahun e djahte, ku te dy lojtaret ne dy ndeshjet e fundit kane shkelqyer: Darmian ne Champions dhe Hakimi ne Serie A.

Me sa duket, ne mendjen e Contes ka hyre me force paraqitja e Hakimi ndaj Bologna dhe qe ka bere qe te prishen ekuilibrat.

Nje paraqitje super ajo, qe ka shtyre tekniku qe te vendose ne keto ore perfundimisht per te futur marokenin nga minuta e pare.

Keshtu, italiani Darmian do e nise nga stoli, edhe pse nota per te ka qene shume pozitive sidomos ndaj gjermaneve te Borussia Monchengladbach.

Kurse ne krahun e kundert, ne ate te majtin, pritet qe te luaje Ashley Young me Perisic gati per tu futur ne pjesen e dyte.

Ne sulm e sigurt dyshja Lukaku-Lautaro, e cila eshte e palevizshme. Ne mbrojtje pritet Skriniar-De Vrij dhe Bastoni.

“Pas ndeshjes se Munchengladbach, dhe ndeshjes shume te mire te Darmian, zgjedhja e Contes per te zgjedhur Hakimi dhe Perisic ndaj Bolognes, dukej si nje zgjedhje per te konfirmuar Darmian dhe Young ne Champions.”

“Por cfare ti besh nje si Hakimi, qe shpertheu si asnjehere tjeter ndja Bolognes, duke fituar nje vend titullari edhe sot.”

“Nderkohe, asnje ndryshim plani ne te majte, ku Perisic do e nise nga stoli dhe Young nga minuta e pare.”

“Kroati shihet si nje opsion per tu perdorur gjate ndeshjes, nese Interi do te kete nevoje per nje shtyse me shume nga krahu i majte.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Tuttosport frikeson: “Kujdes me Skriniar: ka marre nje telefonat nga PSG ku i eshte thene se e pret nje…”

Milan Skriniar do te rinovoje me Interin? Prej shume kohesh kete pyetje e bejne te gjithe tifozet e Interit per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur shtang Juventusin: “Enderrojne Marotten, por pergjigja e tij ka qene e qarte: ‘Une nuk jam nje…”

Juventusi ka hedhur syte te Beppe Marotta dhe po enderron nje rikthim te drejtuesit te Interit ne te ardhmen ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter po provon te largoje hijen ‘Skriniar’ nga koka e Bastoni? “Me sa duket klubi ka vendosur te…”

Duket se vemendja e Interit eshte e gjitha te prapavija, edhe pse ne kete moment kryefjala eshte Milan Skriniar. Por…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lukaku, Boterori ne Katar shkaterrimtar per vleren e lojtarit? “Ai tashme ne merkato vlen vetem…”

"Romelu Lukaku ka kaluar Boterorin me te keq te mundshem ne Katar: i bllokuar nga nje demtim ne kofshe dhe…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati te behet nje goditje 15 milione euro dhe te lihet ne huazim deri ne fund te sezonit? “Behet fjale per…”

Ne krahun e majte te Interit mund te ndryshojne disa gjera edhe nese Robin Gosens nuk do te largohet ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Inter ka nje sponsor te ri ne fanelle: “Eshte eBay, Inter do te perfitoje ne sezon plot…”

Duket se tashme gjithcka eshte ZYRTARE: Inter dhe eBay kane nisur nje bashkepunim te ri qe do te sjelle miliona…

2 hours ago