Nuk eshte aspak nje mister se sa shume e vlereson Antonio Conte nje mesfushor te Milanit dhe kjo gje eshte bere me dije edhe ne te kaluaren.
Po flasim per Franck Kessie, mesfushorin kuqezi i cili ndiqet prej kohesh me kujdes nga tekniku zikalter.
Per Conten, ai eshte nje element shume i vlefshem per idete e tij te futbollit: mesfushori i lindur ne 1995, eshte shume fizik dhe kjo eshte nje nga cilesite qe e bejne ate te preferuar per Conten.
Gjithesesi, problemi kryesor per te arritur tek ai ne kete moment nuk jane te ardhurat apo cmimi i tij, por klubi i Milanit.
Per kete gje ka folur dje vone ne darke Gianluca Di Marzio, gjate emisionit Sky Calcio “L’Originale” nga Caressa.
“Conte e pelqen shume Franck, por le te themi se Interi e ka shume te veshtire te arrije te ish-lojtari i Atalantes.”
“Kessie eshte nje lojtar qe gjendet ne krye te lises se Contes per mesfushen, nje nga me te preferuarit e tij, por jo vetem: ai i pelqen shume edhe Milanit.”
“Klubi i Milanit deshiron te rinise rrugetimin e saj drejt majes pikerisht me Franck Kessie ne skuader e nuk ka ndermend te pranoje asnje oferte nga Interi ne kete moment”, e ka mbyllur fjalen e tij gazetari i njohur italian.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…