Categories: Ne plan te pare

INTER-Empoli, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Plot 9 ndryshime nga minuta e pare! Ne fushe edhe…”

Inter ben sot debutimin e saj ne Kupen e Italise duke u perballur keshtu me Empolin e Andreazzolit qe po ben nje sezon shume pozitiv.

Te dy skuadrat vine ne kete takim me dy ndeshje pak a shume te ngjashme ne kampionat dhe te pakten nje pjese e madhe e titullareve do te qendrojne ne pankine.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi po vlereson nje turnover te rendesishem, edhe pse jo shume te madh.

Niset nga portieri: do te kete shans per Radu me ne fund qe te mbroje porten e Interit nga minuta e pare ne nje ndeshje zyrtare.

Nuk eshte e pamundur me pas te shohim nje mbrojtje te revolucionarizuar me D’Ambrosio, Ranocchia por edhe Dimarco.

Ne te djathte mund te rikthehet Dumfries pas pankines fillestare ne Bergamo ndersa ne te majte Darmian mund te beje qe Perisic te qendroje pushim nje ndeshje.

Ne mesin e fushes, duke pare skualifikimin e Brozos, duhet kuptuar se kush do te luaje perpara mbrojtjes.

Te shohim nese Barella dhe Calhanoglu do te lihen pushim nga lodhja e kupes apo do te jene ne fushe rregullisht.

Ne sulm nderkohe rriten shanset e nje dyshe argjentinase me Lautaro dhe Correa nga minuta e pare. Sensi nuk eshte grumbulluar fare.

TE REJAT E FUNDIT NGA EMPOLI – Ashtu si Inzaghi, Andreazzoli konsideron disa ndryshime te rendesishme ashtu si eshte bere me dije dje gjate konferences per shtyp.

Ne krahasim me ndeshjen e fundit ne kampionat kunder Venezias, tekniku ka rekuperuar Marchizza dhe me siguri do e hedhe ne fushe bashke me Romagnoli, baby Viti dhe Fiamozzi.

E mundur qe nga minuta e pare te mos jete Pinamonti, Henderson, Stojanovic dhe Ricci.

Jashte kesaj ndeshje do te jene Luperto, Parisi, Haas, Di Francesco, Ekong dhe Baldanzi. Nderkohe, per skualifikim jashte do te jete edhe La Mantia.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranocchia, Dimarco; Dumfries, Vecino, Vidal, Gagliardini, Darmian; Lautaro, Correa.

Ne pankine: Handanovic, Cordaz, De Vrij, Skriniar, Bastoni, Kolarov, Perisic, Barella, Calhanoglu, Sanchez, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: Brozovic (1).

Te padisponueshem: asnje.

EMPOLI (4-3-2-1): Furlan; Fiamozzi, Romagnoli, Viti, Marchizza; Asllani, Stulac, Bandinelli; Bajrami; Cutrone, Mancuso.

Panchina: Vicario, Ujkani, Tonelli, Ismajli, Stojanovic, Pezzola, Zurkowski, Ricci, Damiani, Henderson, Pinamonti.

Tranjer: Andreazzoli.

Te skualifikuar: La Mantia (1).

Te padisponeshem: Luperto, Parisi, Haas, Di Francesco, Ekong, Baldanzi.

Arbiter: Sacchi.

Asistent: Bottegoni e Margani.

Arbiter i katert: Colombo.

Var: Giua (Vivenzi).

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

21 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

21 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago