Categories: Ne plan te pare

Inter, flet Conte ne prag te Lazios: “Nuk kemi Beneventon perballe, por mos prisni qe Interi do shkoje ne Rome per…”

Dy fitore per Interin ne dy javet e para te kampionatit dhe tani perballe eshte nje ndeshje aspak e lehte per Interin qe neser do te beje nje vizite per Lazion.

Ne vigjilje te kesaj ndeshje, Antonio Conte eshte protagonisti i konferences per shtyp qe eshte tashme nje tradite para ndeshjeve.

Keto jane pyetje-pergjigjet e tranjerit te Interit qe eshte lidhur me platforme online me te gjithe gazetaret:

Tre ndeshje shume te afruara kete jave, si vjen Interi ne kete ndeshje?

“Ne vijme mire sepse eshte e treta ndeshje edhe per Lazion ne vetem nje jave. I kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion. Me mire keshtu.”

Cfare vlere ka kjo sfide me Lazion?

“Viti ne kaluar kemi humbur kater ndeshje dhe njeren prej tyre e kemi humbur pikerisht ndaj Lazios ne Olimpico.”

“E dime shume mire qe kjo ndeshje eshte shume e rendesishme, e veshtire, kunder nje skuadre shume te forte. Duam te dalim me nje rezultat te mire, me te mire se vitin e kaluar.”

E ndjen skuadren si me te gatshme per keto ndeshje kete sezon?

“Per ta ndjere, do duhet qe te luajme njehere. Duhet te testohesh ne keto ndeshje te rendesishme.”

“Me siguri qe ajo kunder Lazios do te jete per shume gjera nje ndeshje me plot veshtiresi. Me Beneventon ishte nje ndeshje qe ne e nisem menjehere per ta fituar.”

“Me Lazion kemi perballe nje kundershtar tjeter, nje skuader shume te forte qe vjet tentoi edhe te fitonte kampionatin.”

“Duhet te kemi shume kujdes, por dicka duhet ta keni te sigurt: ne nuk shkojme ne Rome per tu c’natyruar. Do te bejme rrugetimin tone dhe lojen tone.”

Cfare tip pergjigje pret nga skuadra?

“Te gjithe jemi kurioze te shohim se cfare pergjigjesh mund te kemi ne keto ndeshje te tilla. Por ashtu si e thashe edhe me part, po punojme dhe duam qe te vazhdojme kete rrugetim tonin.”

Duhet te presim te njejten ndeshje si heren e fundit apo Interi do te ndryshoje ne baze te kundershtarit?

“Skuadrat e medha kane nevoje qe te kene nje mentalitet dhe fiziononim gjithmone. Kundershtari duhet te studiohet dhe respektohet, por pa frike.”

“Skuadrat e medha ne ndeshje me koeficent te larte rrezikshmerie e bejne gjithmone ne te njejten me menyre lojen e tyre si me gjithe te tjerat.”

“Qe prej ardhjes time tek Interi kam kerkuar qe te vazhdoj ekte rruge, duke mos ndryshuar fytyre ne baze te kundershtarit.”

“Eshte e drejte te vazhdojme keshtu perpara, edhe pse mund te kete veshtiresi rruges. Duhet te vazhdojme te bejme te njejten pune.”

Vidal eshte rekuperuar?

“Eshte mire. Ka bere stervitjen e tij dhe eshte i disponueshem.”

Sa i rendesishem eshte Hakimi per lojen tuaj?

“Me siguri po flasim per nje lojtar qe ka karakteristika specifike ne fazen sulmuese. Ne kete sistem te kesh lojtare me keto karakteristika si ai te jep mundesine qe te kesh kualitet dhe te ben te rrezikshem.”

“Mbase mund te paguash pak ne mbrojtje, por ne te njejten kohe po punojme me kete lojtar qe ta bejme nje lojtar modern dhe te kompletuar.”

“Te zotin edhe ne fazen mbrojtese. Ai po impenjohet. Jam i lumtur edhe per Perisic dhe Young.”

Mendon se do te arrini te balanconi golat e pesuar ne te ardhmen?

“Po punojme cdo dite dhe krijojme situata sepse ne nivel mbajtje topi po bejme gjera te medha.”

“Ne te njejten kohe duhet te jemi te zotet dhe te balancuar per te evituar cdo kundersulm. Nuk duhet te gjendemi te papergatitur nga kundershtari, kushdo qofte ai.”

“Nese do te zgjedh ndermjet 0-0 dhe nje 5-4 te jeni te sigurt qe eshte me e mire e dyta. E zgjedh gjithmone.”

Per Joao Mario a kemi te reja?

“Me vjen keq qe nuk i pergjigjem kesaj pyetje, por per merkaton nuk flas.”

Po Nainggolan do te grumbullohet? A i ka kaluar dhimbja e fytit?

“Pak me vone do te keni te dhena per kete sepse do te postojme listen e te grumbulluarve.”

A ju bezdis fakti qe puna e tranjerit gjykohet gjithmone nga rezultatet?

“Ne Itali bazohen shume ne kete gjykim dhe ne baze te rezultatit te ndeshjeve. Taktikisht nuk shihet asgje, mbase si ne Spanje.”

“E bukura e lojes dhe organizimi nuk vleresohen. Ne Itali te gjitha gjykimet bazohen me rezultatin final.”

“Ne te njejten kohe, nuk duhet te dorezohemi por duhet te besojme te loja jone sepse te ndodh ndonje rezultat negativ por nuk eshte asgje. Do te kemi komente te tilla por bashke do e kalojme.”

“Duhet qe te mos kushtezohemi nga keto gjera. Duhet te kemi kenaqesine te shohim nje ndeshje te bukur edhe pse mbase nuk do e fitojme dot.”

“Ndodhin gjera te tilla, por objektivi yne eshte edhe te bejme nje loje te bukur, Jo vetem te fitojme.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E PABESUESHME – Termet te Juventusi: “Jep doreheqjen Agnelli, Nedved dhe cdo drejtues: rrezik falimetimi?”

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne keto caste te Juventusi ku kane dhene doreheqjen te gjithe drejtuesit e klubit.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Ivan Perisic, cfare fjalesh: “Doni te verteten? Inter me mungon shume. Shume shpejt do jem ne Milano per…”

Ivan Perisic rikthehet te flase per Interin dhe kete gje e ben direkt nga Katari, vetem nje dite pas fitores…

10 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY SPORT – Kamerun, Andre Onana ka marre vendimin perfundimtar per Katar 2022

Nje dite per tu mbajtur mend per Andre Onana (normalisht jo per mire...) per te gjitha ato qe kane ndodhur…

11 hours ago
  • Uncategorized

Rafa Benitez sulmon: “Thone se kam deshtuar te Inter por nuk thone aspak se Inter mua nuk me…”

Diten e sotme, Rafa Benitez ka dhene nje interviste per Tuttosport, ku ka folur per Napolin, por eshte ndalur edhe…

11 hours ago
  • Uncategorized

Antonio Cassano i shtang te gjithe: “Te isha si Inter do e shisja Bastonin qe neser: ne vend te tij do merrja direkt…”

Antonio Cassano ka qene si gjithmone prezent ne Bobo TV, ku kesaj radhe ka dashur te jape nje keshille per…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Pa zhurme, nje lojtar tek Inter sapo ka rinovuar per 2 sezone: ja detajet.”

Tek Inter eshte nje periudhe teper e nxehte per sa i perket merkatos ne hyrje, merkatos ne dalje, por edhe…

12 hours ago