Categories: MerkatoNe plan te pare

Inter, flet edhe Marotta per Hakimi: “Eshte e vertete. Nuk mund ta mohoj dot ne kete moment se jemi ne nje tratative te avancuar per te.”

Vetem pak minuta me pare, perpara se te fillonte ndeshja Parma-Inter, Beppe Marotta ka folur per blerjen e Achrif Hakimi dhe ka dhene nje lajm shume te rendesishem per te gjithe tifozet zikalter.

Keto kane qene fjalet e administratorit te deleguar te Interit ne shqip:

RINISJA E SERIE A – “Ndeshjet po ecin mire. Por ne kemi shume mungesa ne mesfushe. Por nuk eshte nje alibi. Thjesht nje fakt. Ndeshja me Sassuolon na ka sherbyer per te ardhmen. Sot duhet te fitojme me patjeter.”

HAKIMI – “Hakimi? Objektivi i klubit dhe i familjes Zhang eshte qe te vazhdohen investimet e medha per te blere lojtare te rendesishem, duke perfituar edhe nga mundesite qe te jep merkato.”

“Nuk e fsheh dot qe jemi ne nje tratative teper te avancuar, te shohim cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim.”

“Dua te theksoj gjithesesi se duhet te kete respekt per kete skuader qe po luan sot. Nje skuader qe po punon fort.”

“Duhet gjithesesi te mendojme per te ardhmen, e kjo do te thote qe te rrisim nivelin normalisht me blerjen e lojtareve te rinj.”

“Ausilio ka bere nje pune shume te mire me Hakimi. Ai ka nisur gjithcka dy muaj me pare dhe sot gjendemi ne kete pike.”

“Por duhet mbyllur gjithcka. Neser do te jete nje dite e rendesishme. Duhet te mbyllim detajet. Jam optimist. Jam krenar per punen qe eshte bere ne keto muaj dhe teper te merituar te Piero Ausilios.”

NJE GODITJE SI HAKIMI NE TE MAJTE? – “Goditje ne te majte? Ne duam te rrisim nivelin, natyrisht. Por duam te mbajme ne vemendjen tone edhe pandemine, qe ka goditur te gjithe. Duhet te kemi kujdes.”

“Te shohim mundesite qe do te na dalin. Eshte ende heret per te dale ne hipoteza. Mungojne edhe 11 jave kampionat. Skuadra jone ka profesioniste ne perberje te saj.

OPERACION I RENDESISHEM – “Hakimi eshte nje operacion shume i rendesishem, klubi na ka dhene mundesine qe te bejme kete blerje, ne do mundohemi ta mbyllim.”

“Duam te permiresohemi por nuk do te jete e thjeshte. Por Interi ka nje brand te fuqishem, ka nje histori te madhe.”

“Kur te perfiundoje kampionati, do te kemi kupat e europes. Pastaj kombetaret dhe pastaj rifillon kampionati perseri.”

“Te pasurit shume lojtare, ben diferencen ne keshtu rastesh. Mendoj se kurre si tani, kur nje skuader luan me 10 lojtare dhe tjetra me 11, ka nje diference shume te madhe per skuadren ne superioritet numerik.”

SANCHEZ DHE MOSES – “Sanchez dhe Moses? Eshte nje anomali shume e madhe qe duhet pare me kujdes.”

“Duhet te flasim me Chelsea dhe United per te zgjatur huazimet. Nuk eshte dicka qe e kemi perjetuar me pare.”

“Po perballemi, por edhe me lojtare qe kemi dhene ne ne huazim si Perisic tek Bayern.”

“Por shpresoj qe keto situata te mos ndikojne tek rezultatet ne fushe. Shpresoj shume.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

3 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

1 day ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

1 day ago