Categories: Ne plan te pare

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ja perse sot nuk luajti Gosens. Ndeshja? Mund te them se ishim ne ata qe…”

Nje fitore bindese per Interin qe ndeshkon Spezian brenda ne fushen e saj dhe dergon nje sinjal te forte per te gjithe me fitoren e trete radhazi.

Nderkohe, pas ndeshjes ka folur Simone Inzaghi i cili ka treguar mendimin e tij direkt per mikrofonat e Sky Sport:

Cfare mund te thoni pas ketij rezultati?

“Une mendoj se ka qene nje ndeshje e fituar me maturitet dhe kthjelltesi. E dinim qe nuk do te ishte e thjeshte, kemi bere nje pjese te pare te mire por pastaj kemi qene pak te bllokuar.”

“Me shume mundesi dhjete minutat e pjeses se dyte nuk me kane pelqyer por mund te ndodhin edhe ato.”

“Kemi arritur gjithesesi te fitojme nje ndeshje shume rendesishme dhe kjo ka rendesi per neve dhe per rrugetimin tone.”

Brenda Sanchez dhe Lautaro te c ilet zgjidhin edhe ndeshjen. Cfare force jep?

“Mendoj se eshte e rendesishme. Sot per here te pare pas shume kohesh kam pasur ne dispozicion gjithe skuadren.”

“Kam zgjedhur dy sulmues por kam futur me pas dy te tjere. Por kam edhe Caicedo qe ne muajin e fundit eshte me mire. Cdo here eshte e veshtire te zgjedhesh mes tyre.”

Inter ka shenuar shume gola me krosime. Ne shkurt nuk ndodhi asnjehere dhe kthimi i ketyre golave tregon rikthimin e Interit?

“Ne na pelqen te luajme vertikalisht, kemi krijuar shume ne ndeshjet e fundit por edhe kur nuk kemi fituar, kemi ndertuar shume loje dhe raste.”

“Sot kemi bere fitoren e trete radhazi, eshte normale me pas besimi te rritet me shume kur fiton.”

Sot jane pare dy sulme teper te ndryshme. Do te gjesh dot nje pike bashkimi ndermjet ketyre dy sulmeve apo te pelqen ideja qe ti ndash keshtu?

“Shiko, une mendoj se te gjithe jane kompatibel me njeri-tjetrin. Dzeko dhe Lautaro kane luajtur shume kohe bashke.”

“Correa ka bere shume mire perpara se te ndalej. Tani cdo here do te kerkoj te hedh ne fushe dyshen me funksionale ne baze edhe te lojes.”

“Sanchez dhe Lautaro kane bere mire por edhe Dzeko dhe Correa kane bere mire per 60 minuta nderkohe.”

Pse nuk luan Gosens?

“Ai ka ardhur i fundit dhe kishte nevoje te punonte. Por tani eshte mire dhe eshte shume gati per te luajtur.”

“Gjithesesi une deri me tani kam vendosur per te tjera zgjidhje. Mund ta kisha futur por kam pare Dumfries shume te lodhur.”

“Por ai dhe Caicedo jane shume mire, na japin nje dore te madhe dhe momenti i tyre do te vije shpejt.”

Cfare ke menduar te assisti i D’Ambrosio?

“Nuk ka gabuar nje ndeshje te vetme qe kur e kam therritur ne kauze. E di qe mund te mbeshtetem tek ai si shume lojtare te tjere. Ai eshte shume i rendesishem per vazhdimesine tone.”

Si ja del te menaxhosh nje skuader me nje presion kaq te larte?

“Une mendoj se presion ka gjithmone. Kemi kaluar nga nje kalendar shume i ngjeshur ne nje kalendar me te lehte nga ana e ngjeshjes se takimeve.”

“Por eshte nje rrugetim normal. Po luhet titulli dhe normal qe duhet te kete presion.”

Kush do te luaje ne sulm ne derbi?

“Eshte ende shpejt. Doni ndonje fjale nga brenda? Mungojne tre stervitje dhe aty do te kerkoj te shoh cfare mund te bejme.”

“Tre stervitjet e radhes do te tregojne shume sepse do te luajme me pas edhe te shtunen dhe me pas prape te merkuren. Do te kete hapsire per te gjithe.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, shans i arte ndaj Bayern Munchen per kater lojtare te Interit: “Do te luajne titullare: ja emrat”.

Me sa duket, do te kete nje Inter me shume ndryshime ne fushen e lojes ne Munich per ndeshjen e…

56 mins ago
  • Uncategorized

Inter, sa skene e bukur! Sky Sport zbulon: “Menjehere sapo ndeshja mbaroi, Barella u nis drejt Stankovic per…”

Nje nga protagonistet me te medhenj ne San Siro ne ndeshjen e djeshme Inter-Sampdoria ka qene Nicolo Barella. Ai ka…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, direkt nga bilanci del ne pah shifra e blerjes se Asllanit: “Ajo qe nuk dini eshte se Inter do te paguaje direkt…”

Bilanci i Interit qe eshte publikuar dhe miratuar pak dite me pare, duket se ka nxjere ne pah shume prapaskena…

1 hour ago
  • Uncategorized

De Vrij, dedikim teper i embel pas golit: “Fitore e madhe por golin ja dedikoj vetem…”

Ka qene edhe Stefan De Vrij perpara mediave diten e djeshme, i cili ka thene fjale mjaft te rendesishme pas…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, tre mungesa te rendesishme ne Munchen? “Duket se asnjeri prej tyre nuk do te luaje sepse…”

Inter tani duhet te mendoje menjehere per Champions League, edhe pse si rralle here, ndeshja ndaj Bayern Munich ne Champions…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inzaghi, cfare fjalesh per Gosens: “Do te vije momenti i Robin. Ja pse nuk e futa sot ne fushe: fajin e kishte…”

Pasi ka folur per Sky dhe DAZN, Inzaghi ka dale dje perpara mediave ne nje konference per shtyp, duke folur…

6 hours ago