Categories: Ne plan te pare

Inter, flet Lukaku: “Jua them pa frike: ketu po lind dicka e rendesishme. Ja ndjesia e pare ne San Siro.”

Nje interviste e gjate eshte dhene nga Romelu Lukaku, sulmuesi i ri i Interit per mikrofonat e Inter TV. 

Nder temat e prekura normalisht eshte edhe ajo e golit te pare me fanellen zikalter: “Kam qene gjithmone gati dhe une pergatitem mire.”

“Ne rastin e golit thjesht e dija ku do te shkonte ai top: ishte nje moment fantastik, ishte e gjithe familja ime ne stadium. Pastaj e dinim qe do te fitonim, sepse jemi stervitur shume mire ne.”

E PARA NE MEAZZA – “Ka qene gjithcka shume e vecante: me mungonte nje ambjent kaq i nxehte, me flamur, nje stadium plot qe nga momenti i pare i ndeshjes.”

“Ishte speciale, jam emocionuar shume: kisha rrenqethje sepse degjohej se ne cdo moment thithej ajri i nje historie te lavdishme. Kam menduar per te gjithe ata lojtare te medhenj qe kane luajtur ne kete stadium.”

“Ne cdo aksion njerezit aty na jepnin zemer. Kam pare se kete sezon po lind dicka speciale, por tani duhet te vazhdojme te punojme fort sepse kemi shume rruge perpara ende. Por nisja ka qene fantastike.”

TIFOZ I INTERIT – “Finalja e pare qe kam pare ne televizion ka qene nje Inter-Lazio 3-0 ne Parco dei Principi. Ky ka qene nje nga motivet qe e kam ndjekur gjithmone futbollin italian. Nuk do e harroj kurre ate gol te Ronaldos me finte ne Paris.”

“Cfare spektakli! Por me pas adhuroja Adrianon: i gjate, i fuqishem, me te majten… sa shume me pelqente.”

FEMIJERIA E LOJTARIT – “Kam bere nje rrugetim qe me ka mundesuar te vij deri ketu. Kur ishta 17-18 vjec kam bere nje pakt me veten dhe se kam kthyer me koken pas.”

“E kaluara eshte e kaluar. Natyrisht nuk duhet harruar asnjehere ku je nisur, por e rendesishme eshte ajo qe kemi perpara apo jo? Mendoj vetem per te tashmen sepse nuk dua qe familja ime te ktheje koken prapa dhe te mendoje ato gjera qe ka kaluar.”

“Per mua ketu eshte per mrekulli. Do i mbaj gjithmone kembet ne toke. Do te vazhdoj cdo dite te punoj fort per ti dhene familjes time nje jetese me te mire por edhe per te ndihmuar shoket e skuadres per te fituar ndeshjet.”

MBROJTESIT – “Cdonjeri prej tyre ka karakteristika shume te rendesishme: Skriniar te markon afer, De Vrij ka nje sens teper te mire pozicionimi, Godin ta merr kohen, Ranocchia dhe D’Ambrosio nuk dorezohen lehte por edhe Bastoni qe eshte i ri me ka mahnitur se si e nderton lojen qe nga mbrojtja.”

“Jane te gjithe shume te zotet dhe ka qene teper gje e mire te stervitem me ta. Une dua te luaj kunder me te mireve sepsse vetem keshtu pergatitesh per ndeshjet e verteta.”

MILANO – “Me pelqen, i pelqen te gjithe familjes time. Une jam nje djale i thjeshte, shkoj te stervitem dhe kthehem ne shtepi tek te shtrenjtet e mi.”

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE – “Ka vetem nje menyre per tu perballur me kete short: te pergatisesh cdo ndeshje ne menyren me te mire te mundshme. Pas ndeshjeve te kombetareve duhet te kthehemi te gjithe ne forme dhe pa demtime.”

“Te mendojme per Udinesen dhe me pas per Champions. Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje duke nisur qe kete fundjave kunder Cagliarit.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

21 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

21 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

21 hours ago