Nuk do te kishte nje Interist jo te gezuar ne rast se klubi do te vendoste te blinte portugezin qe ka shkelqyer ne krahun e djathte te mbrojtjes.
Pikerisht per kete ceshtje, mediat ne Spanje kane shkruar sot se Cancelo mund te zyrtarizohet shume shpejt si nje lojtar i Interit edhe per pese vitet e ardhshme.
Ne vere, Interi do duhet te vendose nese duhet ta bleje ose jo Cancelon, ne huazim nga Valencia. Pas nje nisje sezoni plot me veshtiresi, por edhe per shkak te adaptimit me Serie A, Cancelo tani eshte bere nje nga pikat e forta te Interit te Spallettit. Sipas asaj qe lexohet sot ne te perditshmen Deporte Valenciano, kalimi i portugezit tek Interi per 35 milione euro eshte vendosur tashme. Interi dhe Valencia kane gjetur gjuhen e perbashket per kete transferim dhe shume shpejt klubet mund te zyrtarizojne kete operacion.
Ne kete marreveshje natyrisht eshte perfshire edhe Kondogbia i cili do te vazhdonte aventuren e tij tek Valencia. Si Joao Cancelo, por edhe Geoffrey Kondogbia do te ishin shume te lumtur te vazhdonin ecurine e tyre ne skuadrat respektive.
Valencia mund te perdore te drejten e blerjes per francezin per 25 milione euro brenda 31 majit. Nese kalon kjo date, klubi spanjoll nuk mund ta bleje dot me lojtarin per ate shifer dhe lojtari do te kthehej keshtu tek Interi e kartoni i tij mund te vleje me shume se sa shifra e vendosur me pare. Nderkohe boterori ne Rusi mund te rrise akoma me shume cmimin e Cancelos, i cili eshte fiksuar gjithashtu ne shifren e 35 milione eurove. Per kete motiv, te dy skuadrat jane ulur per te biseduar dhe kane rene dakort per transferimin e dyfishte, te sigurt se kane bere nje investim qe do te shpaguhet ne fushen e lojes nga dy lojtaret.
"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…
Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…
Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…
Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…
"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…
Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…