Categories: Ne plan te pare

Inter, Inzaghi zbulon gjithcka: “Doni te dini pse zgjodha Dimarco dhe Correa sot? Patjeter. Mendova per…”

Per mikrofonat e DAZN, Simone Inzaghi ka komentuar suksesin shume te rendesishem diten e sotme ne fushen e Verones.

Keto kane qene fjalet e plota te teknikut zikalter:

Inter eshte rinuar: a je totalisht i kenaqur?

“E dinim forcen e Verones, por perseri e kemi pergatitur mire kete ndeshje. Duhet ta nisnim me kemben e duhur.”

“Shume mire ne pjesen e pare, nderkohe edhe menaxhimi ne te dyten. Skuadra ka bere ate qe duhet te bente ne fushe. Nje sinjal i rendesishem. Duhet vazhdimesi pas Torinos.”

Pse Dimarco titullar?

“Jua shpjegoj une. Sepse Dimarco ka karakteristika te rendesishme. Ne Napoli kishte bere mire dhe Bastoni vinte nga shume ndeshje radhazi.”

“Sot mendova se mund te ishte nje shtyse me shume per cilesite e tij. Te gjithe kane bere punen e tyre sa here jane futur dhe sot vleresuam me stafin se ai do te ishte nje lojtar i rendesishem.”

Skuadra shume agresive me shume lojtare ne aksione sulmuese. Mendja ben diferencen?

“Mendoj se po. Te jesh ne rregull me mendjen ka te beje shume. Kemi bere nje tour-de-force dhe ne ndeshjet e fundit nuk po vinin rezultatet.”

“Koka ishte shume e rende, nuk po luanim me si me pare. Por ndodh, i ndodh te gjitheve. Shume te zotet qe te fitonim me Juventusin dhe te zotet qe i dhane vazhdimesi edhe sot.”

A beson me shume te ky Scudetto?

“Une besimin e kam pasur gjithmone sepse e di rrugetimin qe po bejme. E dija rrezikun e ardhjes te skuadra kampione e Italise qe po humbiste lojtare te rendesishem.”

“Por klubi dhe tifozet me kane qendruar afer, e kane kuptuar se sa sakrifica kemi bere. Po bejme nje rrugetim te madh, jemi aty dhe do te luajme keto 7 ndeshje qe mungojne ne menyren me te mire te mundshme.”

Inter shume e ‘keqe’ ne fushe…

“Kunder skuadrave si Verona eshte shume e rendesishme te jesh i vendosur, te jesh agresiv dhe ne e kishim pergatitur mire ndeshjen.”

“U treguan te zotet djemte e mi qe me fitoren ne Torino na dhane besim te madh edhe pse une kurre nuk kam pasur pak besim.”

“Kemi marre deri me tani ne shtepi edhe nje Superkupe dhe e di qe duke stervitur Interin mund te kete kritika gjithmone…”

Perisic nje sulmues tregon shume per te ardhmen?

“Mbase. Gosens po rritet shume, ka nevoje per te luajtur. Por Ivan nderkohe eshte shume mire. Correa kishte marre nje goditje.”

“Po vraponte keq dhe kisha frike per ndonje demtim tjeter. Perisic sulmon shume mire hapsirat ne fundore dhe e ben mire ate rol.”

De Vrij si eshte?

“Ai ka pasur nje problem muskular ne kofshen e majte. Nuk duhet te jete asgje serioze, por presim. Te gjithe e dime sa i rendesishem eshte ai per neve.”

Cfare keni me shume ne krahasim me Milan dhe Napoli?

“Vetem nje fitore diten e sotme. Por edhe me kete jemi baraz se ne jemi nje ndeshje me pak. Te gjitha jemi aty, po luftojme ne cdo ndeshje.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ekziston nje hipoteze per te ardhmen e Skriniar qe nuk duhet lene menjane aspak: “Po mendohet per…”

Ka shume jave qe ceshtja e kontrates se Milan Skriniar eshte nje nga me te rendesishme ne te gjithe kampin…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, merret vendimi per sulmin 2022-2023: “Marotta ka vendosur te largoje dy lojtare: ja emrat dhe detajet”.

Lukaku, Lautaro dhe po pastaj? Reparti i sulmit tek Inter duket se do te ndryshoje njehere e mire gjate sezonit…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calcio e Finanza zbulon: “Ja sa do te kushtoje Romelu Lukaku ne fund te 23-24: plot…”

Romelu Lukaku eshte bler enga Chelsea vetem dy vera me pare per 115 milione euro pikerisht nga skuadra e Interit.…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene nga vera: “Marotta tentoi te blinte keto dy lojtare per sulmin ne Serie A por nuk ja doli dot”.

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te nje prapasken e rendesishme e veres se Interit. Normalisht gjithcka…

11 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare fjalesh: “Edhe pse kam Boterorin e Katarit perpara, te jeni te sigurt se une per Interin nuk…”

Mungon vetem pak me shume se nje muaj qe prej debutimit ne Boteror qe do te beje Argjentina e Lautaro…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te shtunen do te tentohet te thyhet nje rekord qe mungon ne Firenze prej 1980?

Inter eshte gati per tu nisur ne Firenze, ku perballe do te kete skuadren e Fiorentines qe gjithashtu nuk po…

11 hours ago