Eshte Sky Sport ajo qe jep nje lajm ne keto minuta per sa i perket Keita Balde qe me te gjitha gjasat do te jete goditja e shtate per Interin kete vere.
Tashme eshte pothuajse cdo gje e bere per ardhjen e tij ne Milano edhe pse me nje vit vonese.
Po flasim natyrisht per ish-futbollistin e Lazios, Keita Balde Diao. Sic eshte thene edhe nga SkySport vetem pak minuta me pare, sulmuesi senegalez pritet qe sot ne Milano (ose ka mberritur tashme, ose do te mberrije gjate oreve ne vazhdim).
Ai ne mengjes, ashtu si e thame edhe pak me pare, do te zhvilloje ne fillim vizitat mjekesore dhe me pas do te firmose kontraten qe do e lidhi me Interin per pese sezone (gjithmone nese zikalterit do e blejne pas huazimit)
Por sipas asaj qe lexohet ne varsionin online te La Gazzetta dello Sport, Keita Balde qe po vjen ne huazim me te drejte blerje mund te rezervoje nje surprize per te gjithe tifozet.
Eshte nje surprize qe do te mbante firmen e Luciano Spallettit: me sa duket, tekniku i Interit po mendon qe ta grumbulloje qe ne ndeshjen e pare te kampionatit ku Icardi me shoke do te udhetojne drejt Sassuolos per te luajtur kunder ketyre te fundit ne Mapei Stadium.
Gazzetta shkruan se “Keita Balde tashme e ka bere te plote te gjithe pergatitjen me Monaco me te cilen ka luajtur edhe pjesen e dyte te Superkupes se Frances (por nuk ka luajtur ne ndeshjen e pare te kampionatit sepse nuk u grumbulluar per shkak te tratatives me Interin).”
“Ai eshte totalisht i disponueshem edhe pse me pare Spalletti do te shohi gjendejn e tij, por te gjitha premisat jane qe Spalletti ta marre me vete ne Reggio Emilia dhe pse jo, ti jape mundesine e debutimit me bluzen zikalter duke pare qe Ivan Perisic sapo eshte kthyer nga pushimet.”
Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…
Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…
Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…
Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…
Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…
Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…