Categories: Ne plan te pare

Inter, Lautaro eshte Gabigoli i ri? Cfare turpi kjo fraze. E ka thene edhe Spalletti: “Martinez ka…”

El Toro qe kur ka veshur bluzen e Interit ka demonstruar qe ka kualitet per tu bere nje lojtar i madh.

Lautaro Martinez eshte ndjekur per nje kohe te gjate nga Interi ne sezonin e kaluar. Fale nderhyrjes se Diego Milito-s dhe Javier Zanetti-t, dirigjenca zikalter arrite te mposhte konkurrencen e eger te cilet ishin pretendente per te marre djaloshin argjentinas. Atletico Madrid mbi te gjitha.

Inter-i, ne momentin qe po flitej per tratativen e kryer me Racing, sapo kishte kaluar nje eksperience negative qe quhej Gabigol. Braziliani, mbi te cilin pritshmerite ishin shume te larta, kishte zhgenjyer dhe ishte transferuar me huazim tek Benfica.

Deshtimi ishte akoma i fresket dhe me kete rast mbi Lautaro Martinez bie nje hije e nje Gabigol 2.0. Asgje e vertete, sepse El Toro e ka treguar qe kur ka shkelur ne Appiano Gentile se eshte i gatuar nga nje brum tjeter.

I njejti brum i sulmuesve te medhenj argjentinas: nga Batistuta tek Hernan Crespo (te jete e qarte se Lautaro nuk krahasohet me keto dy sulmues te medhenj, eshte akoma shpejt).

Ne stervitje i ka surprizuar te gjithe shoket e tij te skuadres, qe nuk humbasin rastin per ta pergezuar: duke filluar nga Politano (“eshte i forte”), tek Miranda (“kete gje presim nga ai, eshte shume i forte”).

Edhe Luciano Spalletti shpesh ka folur per El Toro-n argjentinas:

“Lautaro eshte si Icardi, i ka te gjitha”. Por jo vetem ne stervitje, por edhe ne ndeshjet e para me bluzen zikalter jane vene ne dukje kualitetet e medha te lojtarit i cili duket se ka manget ne kembet e tij.

Goli kunder Atletico Madrid dhe kunder Cagliarit jane emblema e kualiteteve teknike te lojtarit.

Mbi te gjithe ai gol i realizuar kunder spanjolleve, eshte nje miksim i kualitetit te madh, precizionit dhe personalitetit, elemente qe nuk i mungojne asnjehere sa here qe zbret ne fushe.

Krahasimet te lodhin shume (nje Tevez i ri, nje Aguero i ri, nje Falcao i ri), por lojtari vete e di se eshte akoma nje diamant i paperpunuar”, ne moshen 21 vjec nuk mund te jesh ndryshe.

Inter-i dhe Spalletti e presin, tifozet e kane mbeshtetur dhe e kane mikpritur shume mire dhe e dine se perpara tyre kane nje te predestinuar.

Mbase me vone Luciano Spalletti mund te vendose qe te luaje sebashku me Mauro Icardin, ata te dy formojne nje miksim vdekjeprures per mbrojtesit kundershtare.

Maurito eshte numer 1 ne zonen e penalltise, Lautaro eshte njeriu ne gjendje te krijoje hapesira dhe te jete i kudogjendur ne sektorin e sulmit.

Vetem koha do e tregoje nese Martinez do te shkruaje historine me Interin dhe Icardin, por nje gje eshte e sigurte, Lautaro nuk eshte Gabigol.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago