Diten e djeshme, vetem pak minuta perpara ndeshjes se Kupes se Italise, per mediat ka folur edhe Beppe Marotta, CEO i Interit.
Ai ka folur publikisht per denimet e Gjykates Sportive per Inzaghi dhe per Bastoni. Keto kane qene fjalet e Marottes.
“Nuk futem ne kete diskutim sepse jane vleresime qe i takojne Gjykates Sportive ne baze te raportit qe ka pasur arbitri.”
“Ne kete rast ka qene nje raport i arbitrit anesor. Ne maksimumi do marim kete raport dhe do te analizojme se cfare ka ndodhur.”
“Do te shohim pse kane ardhur keto skualifikime dhe do te vendosim nese do te bejme dicka per keto skualifikime.”
“Por kjo nuk duhet te jete nje justifikim per neve. A do te apelojme vendimin per te skualifikuarit? Do e shohim me avokatin Cappellini cfare do te bejme.”
“Duhet te analizojme me kujdes raportin. Me siguri duhet te jemi me te zotet qe te menaxhojme situata te tilla.”
“Duhet te permiresohemi ne kete aspekt. Por duhet te nderrojme faqe shume shpejt edhe ne fushe.”
A keni menduar ndonjehere per te marre Jose Mourinho tek Interi gjate ketyre viteve?
“Jo, nuk ka pasur asnjehere nje mendim te tille. Ai ka qene gjithmone i zene kur kemi qene duke kerkuar per tranjer.”
“Ne e njohim per nje tranjer te madh qe ka shkruar faqen me te rendsishme dhe me te bukur te historise se ketij klubi.”
“Ai meriton meritat me te medha per ate qe ka ndodhur. Eshte nje profesionist i madh qe do te jete i mirepritur gjithmone ketu.”
Juventusi mund te rikthehet ne garen per Scudetto?
“Jane ne loje edhe 45 pike dhe ka kohe per te pare gjithcka. Juventusi eshte nje skuader qe deshiron te jete gjithmone protagoniste.”
“Eshte pak prapa, por kane nje skuader te mire. E dime shume mire kush jane kundershtaret tane.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…