Categories: Ne plan te pare

Inter, Marotta flet shume ashper: “Humbje e merituar me Sassuolon: do na sherbeje. Ju lajmeroj se kemi gati…”

Vetem nje dite pas humbjes se rende ndaj Sassuolos, Beppe Marotta ka vendosur fytyren e tij perpara dhe ka folur per mediat.

Ai ka dhene nje interviste per Sky Sport dhe eshte kthyer te flase per ate qe ka ndodhur diten e djeshme ne Meazza.

Ka qene nje moment i keq i sezonit. A je i shqetesuar?

“Ka momente ne jete dhe ne vecanti ne sport ku duhet te jesh i bindur se duhet te vuash. Por duhet te kemi forcen per te vazhduar ne kete rruge.”

“Kemi besim te rrugetimi i bere ne kete sezon. Klasifikimi tregon kete. Kemi fituar Superkupen dhe rrugetimi eshte frut i nje loje te bukur dhe spektakolare e skuadres.”

Ne 2022 dicka nuk ka shkuar mire. Me shume gola te pesuar se ne te kaluaren. Kjo gje ju ka bere te ndiheni cuditshem?

“Jo, nuk dua te kultivojme kulturen e alibise por e dinim se keto dy muaj do te ishin me te veshtiret e sezonit.”

“Nga 12 janari kemi luajtur me nente skuadra te nje niveli shume te larte, por nuk eshte aspak nje justifikim.”

“Kete sezon do e luajme deri ne fund fare, me qetesi, me deshire per te besuar te vetja jone.”

Cfare garancish ju jep Inzaghi?

“Qe eshte nje profesionist shume i pergatitur, qe eshte shume i zgjuar ne cdo moment. Dje ka qene nje humbje e merituar qe duhet ta bejme ne nje mesim te mire.”

“Duhet te shohim gjerat si erdhen dhe te besojme ne veten tone. Skuadra ka objektiva te qarte ne koke. Jemi kampione te Italise dhe duam te mbrojme Scudetton duke marre keshtu yllin e dyte.”

Lautaro pas mesit te dhjetorit ka qene ne renie te vazhdueshme. A mendohej qe te arrinte nje rritje me te madhe gjate kesaj kohe?

“Simone e ka thene kete gje edhe pas ndeshjes dje dhe une e perseris. Eshte nje djalosh qe ka pasur ulje dhe ngritje, por gjate javes aplikohet shume.”

“I mungon gjeja me e rendesishme keto dite: goli. I takon skuadres dhe klubit qe ta mbeshtesin per te gjetur golin dhe per tu rikthyer lojtari qe te gjithe njohim.”

Rinovimi i Brozovic?

“Sot dime qe klubi dhe lojtari duan te vazhdojne bashke. Brenda pak ditesh do te kemi edhe firmen qe do te pagezoje zgjatjen e kontrates.”

Perisic po ecen fort. Nderkohe Handanovic po ben disa gabime te shumta. Rinovimi do i jepte qetesi?

“Kemi fatin te shohim lojtare ne skadence por qe japin maksimumin ne fushe. Flas per Perisic, per Handanovic, per Ranocchia.”

“Por kur flas per Perisic dhe Handnaovic, flasim per profesioniste te vertete qe kur duam te rinovojme, do te thote se e meritojne.”

“Duhet te ulemi dhe te vazhdojme te flasim, pa nxitim, sepse ata kane treguar se duan te vazhdojne te veshin kete fanelle.”

Prova e Raspadori, Frattesi dhe Scamacca ka nxitur akoma me shume deshiren per ti marre?

“Sassuolo eshte modeli tipik i futbollit te bere me lojtare te rinj qe i ka dhene mundesine te mundin skuadrat me te mira italiane.”

“Ata kane disa talente teper te medha qe do te bejne shume mire edhe ne te ardhmen. Por skuadra luan pa frike dhe pa menduar shume per rezultatin. Kjo i ndihmon te luajne te qete.”

“Me behet shume qefi per klubin e tyre dhe per drejtuesin e tyre.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Di Canio kapet keq me Inzaghin: “Ka thene dicka qe eshte shume e ulet: ajo qe di une eshte se me Conten…”

Gjate Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka komentuar deklaratat e Simone Inzaghit te dhena pas Juventus-Inter. Keto kane qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Bergomi super i ashper me nje lojtar te Interit: “Si ka mundesi qe beri ate gafe? Ne ate moment duhet te bente menjehere faull dhe pike”.

Ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, sot opinionist per Sky Calcio Club, ka tentuar te komentoje humbjen e Interit dje ndaj…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta kryqezon kater lojtare: “Ja te gjithe emrat e atyre qe ‘tradhetuan’ dje skuadren: i pari nga fajtoret…”

La Gazzetta dello Sport kete mengjes ka dashur te ndalet te disa lojtare ne vecanti tek Inter qe ndaj Juventusit…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka nje te dhene qe dhemb me shume se 11 piket largesi nga vendi i pare: “Behet fjale per…”

Nje tjeter ndeshje e madhe e humbur nga Inter dhe kesaj radhe ne Allianz Stadium ne Torino eshte nje 2-0…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, vihen duart njehere e mire mbi nje super goditje per te ardhmen: “Konsiderohet nje prej…”

Me sa duket, gjithcka eshte e vertete dhe Inter ne keto jave po programon nje prej goditjeve te saj me…

4 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare sulmi: “Ndeshjen me te shemtuar dje ne fushe e beri vetem nje lojtar i Interit: behet fjale per…”

La Gazzetta dello Sport duket se ka gjetur nje fajtor madhor per humbjen e Interit diten e djeshme ndaj Juventusit.…

4 hours ago