Categories: Ne plan te pare

Inter, Marotta i ve vizen perfundimisht Eriksen? “Ai ishte nje shans i mire merkatoje, por fjala magjike tani eshte…”

Dje, gjate asamblese per ortaket, administratori i delguar i Interit, ka treguar edhe njehere besim te plote per teknikun Conte.

Tekniku eshte kontestuar gjere nga tifozeria pas ndeshjes me Real Madrid, por klubi menjehere i ka dale ne mbrojtje.

Nderkohe, sot, para ndeshjes, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Sky Sport, ku ka prekur perseri temen Christian Eriksen.

“Pika e ktheses? Sot ndeshja duhet te luhet per tu fituar. Nje skuader e madhe si Interi duhet ta kete te qarte me mendje ate qe duhet te beje.”

“Jemi ne nje moment te veshtire, por mund ta kalojme te gjithe te bashkuar, brenda dhe jashte fushes se lojes.”

“E per kete mund te jap garanci. Eshte e qarte ama se nje rezultat pozitiv do te largoje larg kritikat per te gjithe.”

VIDAL – “Vidal? Nuk dua te jap alibi, por ky eshte nje sezon anomal per te gjithe per shume faktore te ndryshem.”

“Eshte dicka tjeter nje rrugetim ne Champions dhe dicka tjeter kampionati, duhet te jene skuadrat sa me mire e ne forme.”

“Kemi edhe 30 ndeshje deri ne fund, nuk kemi luksin te kapemi me lojtaret. E sigurt, paraqitjet duhet te jene me te mira, por per kete Conte po punon.”

DISFATA KUNDER REAL – “Real Madrid? Nese pas pak minutash e gjen veten poshte me gola dhe me pas me 10 lojtare, eshte e qarte qe do e pesosh.”

“Por nuk po gjej justifikime. Mund te bejme me mire. Jemi vetem ne fillim dhe kemi kohe ne dispozicion. Duhet te behemi optimiste.”

ERIKSEN – “Ndodh ndonjehere qe ka lojtare qe nuk rezultojne te mos jene funksional ne lojen e nje skuadre.”

“Ne janar ne kemi kapur nje mundesi merkatoje, duke marre nje lojtar te tille per 20 milione euro, qe per te kane qene pak.”

“Ekzistojne disa veshtiresi, por tranjeri ka te drejten per te hedhur ne fushe lojtaret qe ai i quan me te mire per ndeshjen.”

“E qarte se ne janar, nese nuk do te marre pjese ne ndeshje, lojtari mund te jete vete ai qe kerkon shitjen, por ne duhet ta bejme pa asnje polemike. Por fjala magjike sot eshte te qenit ‘nje lojtar funksional’ per skuadren.”

MERKATO – “Kerkohet gjithmone qe te kapen mundesite e merkatos, por nuk eshte e thjeshte. Sot problemi i madh eshte stresi psiko-fizik i skuadrave.”

“Disa lojtare nuk kane bere asnje dite pushim. Te tjeret kane bere vetem 10 dite. Kjo situate po na peshon shume, sidomos neve te Interit.”

EKUILIBER – “Viti ne kaluar kemi qene mbrojtja me e mire e kampionatit, ndersa kete vit jemi sulmi me i mire.”

“Duhet te shohim pse kundershtaret na shenojne me thjeshtesi, sepse eshte dicka qe rregullohet.”

“Tranjeri do e gjeje ilacin, jam me siguri. Ai po punon vete i pari per te rregulluar kete gje qe shqeteson te gjithe.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter shume i shemtuar ndja Barcelones, per 90 minuta kane vetem…”

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi me ne fund nje date per rikthimin e Romelu Lukaku? “Me sa duket eshte bere me dije se ai do luaje ndaj…”

Rekuperimi i Romelu Lukaku do te jete shume i rendesishem per Interin por Simone Inzaghi do te duhet ende te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Bastoni: “Jane thene shume gjera te paverteta per ne. Te jeni te sigurt se asnjeri nuk…”

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit ka folur diten e sotme per mikrofonat e Sport Mediaset per fitoren ndaj Barcelones dhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

FcIN – Inter, lihet takimi surprize me agjentin e Calhaniglu? “Ja cfare po ndodh: me sa duket ne mes eshte…”

Pardje me nje te djathte kirurgjike i ka dhuruar Interit nje fitore shume te rendesishme kunder skuadres se Barcelones. Sot…

6 hours ago
  • Uncategorized

Materazzi paralajmeron Skriniar: “Kam vetem nje keshille per te: nese largohet nga Inter ai nuk e di se cfare…”

Mesazhi vjen direkt dhe i forte nga nje ikone e Interit qe ka bere historine me fanellen zikalter: direkt nga…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin shume ashper: “Inzaghi? Me duket e pabesueshme se si nuk thuhet se pas ndeshjes me Barcen ai…”

Inter ka fituar me Barcelonen nje ndeshje shume delikate dhe normalisht merite per kete ka pasur edhe tranjeri Inzaghi. E…

7 hours ago