Categories: Ne plan te pare

Lautaro zbulon gjithcka: “Po, gjithcka e vertete: po flisja me Barcelonen. Nje dite Conte me mbylli ne zyre…”

“Eshte e vertete, po punoja me Barcelonen, rruga ishte ajo, por nuk e di te them sa afer kam qene me ate klub.”

“Por me Conten kam qene i qarte gjithmone. I thashe: ‘Mendja ime eshte ketu, eshte nje premtim, nuk do te kushtezohem.”

“Por gjithcka eshte e kaluara, tani do te rinovoj me Interin”. Lajmin e jep vete Lautaro Martinez, i cili zbulon keshtu edhe detaje te rendesishme per La Gazzetta dello Sport.

“Nuk e di kur do te behet zyrtarizimi i marreveshjes, do te gjejne nje moment dhe do e bejne, une nderkohe mendoj per fushen.”

“E ardhmja ime eshte ketu. E shikoj veten ne Milano per nje kohe te gjate, ne kete qytet me pelqen gjithcka: ushqimi, raporti me tifozet, kam vetem ndjesi pozitive.”

Tani jeni ju favorite per kampionatin?

“Favorite? Nuk eshte nje fjale qe me pelqen. Por me siguri, ky vend i pare me dhuron ndjesi pozitive, nuk me kishte ndodhur kurre nje diference e tille me vendin e dyte.”

“Me gezon, sepse nuk eshte e rastesishme por eshte frut i gjithckaje qe ne po bejme me tranjerin tone.”

“Ashtu si thote edhe ai, po punojme per te lene nje shenje tek Interi dhe po bejme gjithcka.”

“Juve, Lazio dhe Milan: tre kundershtare TOP te mundura. Cfare do te thote kjo?

“Qe jemi prej dy sezonesh me Conten. E sot jemi nje skuader tjeter, me kompakte, ku secili lufton per shokun afer dhe pastaj per veten: eshte nje shenje e mire.”

Cfare ka ndrushuar, ne krahasim me skuadren qe kishte shume veshtiresi ne fillim te sezonit?

“Jemi eleminuar nga Champions League, ja cfare ka ndodhur ndryshe.”

E cfare pastaj?

“Eshte folur per nje pakt qe kemi bere, ne dhe tranjeri. Shume e thjeshte: te dilnim ashtu nga Champions na dhembi shume.”

“E ne Appiano i kemi thene njeri-tjetrit se nga aty na mbetet vetem nje objektiv, kampionati. Sidomos pasi humbem edhe Kupen e Italise.”

Cfare ju ka keshilluar Conte?

“Qe te jemi te kujdesshem per gjithcka, per cdo gje. Ai e kishte fjalen per brenda dhe per jashte fushe: vetem keshtu fitohet.”

“Eshte kjo fraze qe ne e perserisim cdo dite ne dhomat e zhveshjes. Eshte urdheresa jone. Ne luajme per fitoren, punojme per kete, eshte objektivi yne.”

“E di kush eshte kualiteti yne? Qe te dime te ndryshojme, te adaptohemi. Luajme ne nje menyre me Juventusin, ne nje tjeter me Lazion dhe me nje tjeter me Milanin.”

“Ne provojme te avantazhohemi duke ndryshuar ndaj cdo skuadre pasi e kemi studiuar me video.”

Ke me frike Milanin apo Juventusin per kampionatin?

“Mendoj vetem per Interin, nuk shikoj askund tjeter.”

Ti do te kesh nje klasifikim special per golat e shenuar: dopieten me Milanin ku do ta vendosim?

“Aty lart, ne nje vend shume lart. Sepse jane gola qe peshojne shume. Por edhe sepse kane ardhur ne nje moment te vecante, me lindjen e vajzes sime.”

Rrogat e papaguara dhe veshtiresite financiare te Suning: si ja keni dale, ne dhomat e zhveshjes, qe te mos kushtezoheni nga keto?

“Nuk ka qene e thjeshte. Por ne e dime se eshte nje situate qe do te zgjidhet, na eshte shpjeguar cdo gje.”

“Covid ne fund te fundit ka ndryshuar boten, veshtiresite jane ne cdo sektor. Ne kemi fatin qe te mendojme vetem per fushen, per te tjerat mendojne te tjeret.”

Na thuaj nje aspekt ku je permiresuar fale Contes?

“Ne fazen e mos posedimit te topit, kam mesuar te njoh situatat, te lexoj mire lojen, te perqendrohem me shume kur topin e kane te tjeret.”

“Por gjeja me e rendesishme eshte dicka tjeter. Conte me ka ndryshuar jeten duke me ndryshuar mendjen.”

“Nje dite me ka mbyllur ne zyren e tij dhe kemi folur pak a shume per gjithcka. Nga ai moment une kam bere nje hap te madh. Karriera ime ka ndryshuar plotesisht.”

A na e shpjegon dot mardhenien tende me Lukakun?

“Kemi pasur nje femijeri teper te ngjashme, te veshtire. E kemi ditur gjithmone qe per te arritur ketu do duhet te benim me shume se te tjeret, me mire. Eshte dicka qe e marrim me vete edhe ne fushe kjo.”

Sot Lukaku eshte ne TOP FIVE te sulmuesve ne bote. Kur do e kesh radhen ti?

“Une dua te jem aty lart, ne mes me te mireve ne Europe. Brenda vetes time ky ka qene nje objektiv i perhershem. Por ka vetem nje rruge per te: pune dhe permresim.”

Cfare mendon per ritet voodoo?

“Une isha ne pankine ate dite, shume larg dhe nuk kam degjuar. Me siguri ne fushe te gjithe e kane pulsin 1000. Por e them pa frike se ajo situate ka qene nje imazh i keq i yni.”

Jo vetem Lukaku. Ti dhe Hakimi jeni bere nje dyshe e pandashme.

“Ndeshja Marok-Argjentine. Degjoj dike qe me therret ne spanjisht, kthej koken, ishte ai, skisha folur kurre me pare.”

“Me thote se njihte Borja Valeron, e qe ndiqte fort skuadren tone. Me pas e kemi gjetur veten ne ate Borussia-Inter.”

“Kemi filluar te degjohemi ndonjehere, me pyeste gjithmone per Interin… Me thoshte se do donte te luante me ne. E me pas…”

Nese fiton kampionatin, cfare do te besh?

“Nje tatuazh per trofeun tim te pare: nje ide e bukur.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

7 hours ago
  • Uncategorized

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati dy rikthime te medha ndaj Barcelones ne Camp Nou? “Mesohet se po behet gjithcka per…”

Simone Inzaghi po punon fort per ndeshjen me Sassuolon, qe do te luhet neser, por syte jane nga Barcelona. Nje…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

8 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

13 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

13 hours ago