Categories: Merkato

Inter, nga idea Vidal e deri te Kovacic per mesfushen: ja situata. Per te mos harruar edhe dy…

Pas kthimit nga Nanjing, Piero Ausilio studion te gjitha opsionet e mundshme per te bere goditjen e ardhshme ne merkato.

Dhe me emrin e Sime Vrsaljko qe eshte gjithmone e me i nxehte per rolin e mbrojtesit te krahut te djathte, per mesfushen ka disa emra ne listen e drejtorit sportiv zikalter.

Profile nga ato qe jane ndjekur ne te kaluaren si Arturo Vidal ose nga ato profile qe tashme jane te familjarizuara ne Appiano Gentile, si Mateo Kovacic.

Por jo vetem, sepse sic raporton fcinternews.it ne listen e objektive te mundshem jane edhe dy emra tjere dhe te rinje ne moshe si Leandro Paredes per te cilin agjentet duan nje rikthim ne Itali dhe Adrien Rabiot qe eshte ne largim e siper nga PSG.

ARTURO VIDAL – Kileni ka vetem edhe nje vit kontrate me Bayern dhe mund te largohet nga Bavaria per t’u kthyer ne Serie A. Idea zikalter eshte reale dhe konkrete por akoma nuk ka nje tratative te vertete.

Per te nuk eshte i mundshem huazimi keshtu qe dirigjenca interiste duhet te kerkoj nje zbritje duke tentuar qe te sigurojne kartonin e lojtarit per nje shifer rreth 15-18 milione. Pritet qe te nisin kontaktet zyrtare per te gjetur nje marreveshje. Ai eshte zgjedhja e pare e Spallettit dhe me rrogen qe ka te Bayern, nje kontrate e gjate mund t’i lejoj Interit qe te perballoj rrogen e tij.

MATEO KOVACIC – Situate tjeter per te riun kroat. Mesfushori, qe eshte nje lojtar i perkedhelur i Piero Ausilio, do te kthehej menjehere ne Milano pasi ka fituar gjithcka me Real Madrid. Kerkesa e spanjolleve thuhet te jete diku te 80 milione euro por Perez e di qe asnje klub nuk do investoj kaq shume per nje lojtar qe fushen me shume e ka pare nga pankina sesa si protagonist.

Keshtu idea e Interit eshte nje huazim gratis me te drejte blerje. Nje rikthim te Interi do i lejonte lojtarit qe te kete nje shtytje ne karriere por do i ndihmone edhe bilancit sepse zikalterit do i paguanin vetem rrogen.

LEANDRO PAREDES – Mesfushori argjentinas i eshte ofruar vazhdimisht klubit zikalter nga ana e agjenteve te tij. Pas vitit te pare ne Rusi duket se ish-lojtari i Romes eshte i gatshem per t’u kthyer ne Itali edhe te punoj me ish-trajnerin e tij, Luciano Spalletti. Por ka nje problem qe nuk eshte i thjeshte: kosto e operacionit.

Ne fakt, mes kartonit te lojtarit, komisioneve dhe rroges, kosto totale do te peshtonte shume ne bilancin e Interit. Dhe sot per sot nuk ka sinjale pozitive nga Zenit per ndonje formule ndryshe nga ajo e shitjes perfundimtare ose huazim me obligim blerje (qe nga UEFA nuk shihet ndryshe nga nje shitje e menjehershme).

ADRIEN RABIOT – Adrien Rabiot nderkohe eshte ne largim e siper nga Paris Saint-Germian qe duhet te shes lojtare per shkak te shpenzimeve te cmendura ne sezonin e kaluar. Emri i tij nuk eshte prej te pareve ne listen e atyre qe do te largohen por megjithate eshte ne liste dhe Ausilio deshiron te kete opsione te gatshme qe te mos zihet ne befasi.

Per francezin eshte per t’u regjistruar edhe interesimi i Juventus. Nderkohe sa i perket Modric, per te cilin ne ditet e fundit thuhej se kishte interesim nga Interi, duket se nuk ka ndonje mundesi reale.  Vetem rroga e tij prej 12 milione euro plus bonuse me Real Madrid nuk e lejon Interin t’i afrohet kroatit.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: ausiliokovacicmerkatomodricparedesRabiotVidal

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

8 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

8 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

8 hours ago