Categories: Ne plan te pare

Inter, paguaj nje dhe merr dy: ja blerja qe mund te transformoje komplet mesfushen zikalter!

Me sa duket edhe mesfusha e Interit pritet te pesoje disa ndryshime te rendesishme ne sezonin e ardhshem.

Shume do te varet edhe nga largimi i Matias Vecino dhe Arturo Vidal nga ky repart me Interin qe do te afroje te pakten tre lojtare (Roberto Gagliardini eshte ne dyshim te forte).

Keshtu, emri i perfolur me se fundmi ne Milano eshte ai i Leandro Paredes qe eshte rikthyer ne orbiten Inter.

Mesfushori i PSG ne te kaluaren disa here eshte perfolur per nje kalim ne Milano por kesaj radhe keto zera po shtohen akoma edhe me shume.

Pikerisht eshte La Gazzetta dello Sport qe flet me bindje per kete operacion te mundshem qe do sillte lojtarin e francezeve ne Appiano Gentile.

Ne faqet e tyre lexohet: “Paredes ka te gjitha karakteristikat e nevojshme per te marre rolin e regjistit tek Interi.”

“Kjo do e bente Nicolo Barella qe te mos c’natyrohej ne fushe apo Hakan Calhanoglu te mos kthehej prapa duke shkuar kunder karakteristikave te tij.”

“Nderkohe, nga ana tjeter, Marcelo do te kishte kohe edhe per te pushuar ndonjehere duke qene se lojtari i Paris Saint Germain rolin e tij e ben pa problem.”

“Argjentinasi ka cilesine per te pasuar sakte por mund te rikthehet edhe prapa per te marre topin dhe per ta shperndare te shoket.”

“Detyra e tij kryesore gjithsesi do te ishte per te marre vendin e Brozovic ne kabinen e regjise sa here do te mungonte Epiku.”

“Por Paredes mbulon edhe pozicione te tjera ne mesfushe dhe do te ishte nje titullar i shtuar per mesfushen e Interit duke qene se zikalterit kane vuajtur shume per nje lojtar te tille kete sezon.”

“Per kualitete teknike dhe taktike ai do te futej menjehere ne rotacionet e Inzaghit duke ndihmuar jo pak tranjerin si nje alternative e cmuar.”

“Per sa i perket pikerisht turnoverit, ai do i jepte mundesi edhe Barella dhe Calhanoglu te pushonin sa here te ishte nevoja.”

“Kjo sepse argjentinasi e ka cilesine qe te luaje edhe ne pozicionin e tyre edhe pse rolin kryesor ka ate te regjizorit.”

“Ne kete sezon Interi ka pasur tre titullare dhe te gjithe te tjeret ne mesfushe nuk kane qene asnjehere nje alternative e sigurt gjithmone.”

“Vidal ka qene pak me lart se te tjeret, por perseri edhe ai ka pasur shume ulje dhe ngritje ne fushen e lojes.”

“Por taktikisht duke folur, me nje si Brozovic dhe Paredes ne fushen e lojes, Interi do te fitonte nje Calhanoglu me te avancuar ne fushe.”

“Gjithesesi, nese tekniku i Interit nuk do te kishte deshire te mos hiqte dore nga asnjeri prej tyre dhe te luante me te katert, atehere Calhanoglu mund te kalonte te luante si sulmues i dyte.”

“Ne fakt ai ka luajtur me pare ne kete pozicion dhe ne thelb, ky pozicion nuk eshte fiks ai i sulmuesit te dyte por eshte nje trekuartist hibrid.”

“Prandaj, Interi me blerjen e Paredes konsiderohet se do te fitonte dy lojtare: argjentinasin dhe turkun e transformuar.”

“Calhanoglu njihet gjeresisht si nje lojtar qe i jep mundesi skuadrave te tij te shenojne me shume duke dhene edhe assiste por edhe duke goditur nga distanca.”

“Kete kapacitet e ka edhe Paredes ne fakt qe kur eshte mire fizikisht eshte gjithmone titullar edhe te Argjentina.”

“Ne vere pritet qe Interi te beje nje tentative reale per te dhe zikalterit nga ky mes mund te dalin vetem te fituar.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

1 hour ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

1 hour ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

1 hour ago