Nder shume surprizat ne Bundesliga 2019/2020, qe sapo eshte mbyllur me suksesin e Bayern Munich, eshte edhe Matheus Cunha.
Ai ka shkuar ne janar per 18 milione euro nga Red Bull Liepzig, dhe braziliani ka zhvilluar nje sezon te nje niveli teper te larte me bluzen e Hertha Berlin, duke shenuar pese gola e duke dhene dy assiste.
Paraqitjet e nivelit te larte te 21 vjecarit brazilian nuk kane kaluar aspak pa u vene re: pas Interit, me sa duket skuadra me e re qe eshte hedhur ne sulm per te eshte Paris Saint Germian.
Sipas asaj qe tregon sot Globoesporte dhe UOL, parizienet kane vene me te vertete syte mbi brazilianin dhe po mendojne per nje oferte te rendesishme per te.
Por sipas tyre, ne kete moment, lojtari i Hertha Berlin nuk eshte shume i bindur per PSG sepse ka frike se atje nuk do te kete minutazhin e duhur, problem te cilin nuk mendon se do e kishte tek Interi.
Ashtu si tregon nderkohe Calciomercato.com, kerkesa fillestare e Hertha Berlin per te eshte plot 40 milione euro dhe kjo konsiderohet si teper e larte per Marottan dhe Ausilion, te cilet kane edhe raporte shume te mira me drejtuesit e klubit gjerman.
Nderkohe, nje ndihme e madhe per kete operacion mund te vije nga shitja e mundshme e Lautaro Martinez, i cili vazhdon te luaje keq me Interin e mund te largohet kete vere.
Pikerisht Matheus Cunha do te ishte zevendesuesi i Lautaros, i cili mund te transferohet tek Barcelona nese oferta e duhur do te vije nga ana e katalanasve ne drejtim te Interit.
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…