Categories: Ne plan te pare

Inter, revolucion me mbrojtesat e krahut: Vetem D’Ambrosio i sigurt. Santon, Nagatomo dhe Dalbert…

Zikalterit jane gati te bejne nje ristilim te kraheve te mbrojtjes per sezonin e ardhshem.

Prej vitesh, krahet e mbrojtjes kane qene thembra e akilit e Interit me shume lojtare qe kane ardhur dhe kane ikur pa lene gjurme por duke lene nga pas investime te rendesishme qe kane deshtuar dhe para te shkuara dem.

Lista eshte shume e gjate duke filluar qe nga Jonathan e duke perfunduar tek Pereira apo Ansaldi.

Ky eshte pikerisht nje nga sektoret ne te cilin drejtuesit e Interit jane te gatshem te nderhyjne ne menyre thelbesore qe ne fillim te merkatos se veres.

Kete gje e ka shkruar sot Gazzetta dello Sport ne faqet e saj.

E perditshmja italiane shkruan se i vetmi qe e ka pozicionin e sigurt sezonin qe vjen eshte Danilo D’Ambrosio, nje lojtar qe mund ti beje pune Spallettit ne te dy krahet e mbrojtjes por edhe ne qender kur eshte e nevojshme.

Nagatomo do te largohet perfundimisht nga Interi ne fund te sezonit. Ai eshte huazuar tek Turqit e Galatasaray, por ose do te transferohet ne menyre perfundimtare atje, ose do te rikthehet ne baze per te shkuar tek nje skuader tjeter. Kjo sepse kontrata e tij skadon ne 2019 dhe Interi nuk deshiron ta humbase me zero.

Nje tjeter largim i sigurt eshte Davide Santon, lojtari italian qe ka dale pikerisht nga akademia zikalter. Ai ka deshtuar edhe njehere tjeter te tregoje vlerat e tij edhe pse Spalletti ka besuar jo pak te ai kete sezon. Ne fund te sezonit Davide do te largohet sepse nuk do te kete me vend per te ne skuader.

Nje pikepyetje te madhe mbi koken e tij e ka edhe Henrique Dalbert. Ai i ka kushtuar Interit mbi 25 milione euro ne buxhet dhe ka ardhur pas muajsh te tera tratativash me Nice, por braziliani ka treguar shume pak ose asgje qe prej ardhjes ne Milano me Spallettin qe nuk e ka preferuar pothuajse fare. Mbetet per tu pare se si do te shkoje situata e tij edhe pse Interi nuk do te ishte kunder nje shitjeje por vetem per ndonje shume te afert me investimin e bere, gje e cila eshte shume e veshtire per tu arritur.

I fundit por jo me pak i rendesishmi eshte Joao Cancelo. Ose me sakte, me i rendesishmi nga te gjithe mbrojesat e krahut tek Interi. Per portugezin Interi pritet te beje gjithcka kete vere sepse ka nje te drejte blerje prej 35 milione eurosh. Pikerisht parate jane problemi, por Interi po mendon qe tani nje strategji per ta blere ne vere. Eshte nje mundesi e arte te kesh nje lojtar si ai ne dore, prandaj zikalterit nuk deshirojne ta humbasin me asnje kusht ate.

Te mos harrojme, qe pjese e ndryshimeve ne sektorin e mbrojtesave te krahut tek Interi do te jete edhe Asamoah, lojtar i Juventusit i bllokuar nga Ausilio dhe qe pritet te vije per te luajtur titullar ne krahun e majte te mbrojtjes zikalter. Ai do te vije me parameter zero.

Nese arrihet te blihet Cancelo nga Valencia dhe nese vjen Asamoah nga Juve, ata do te ishin dy titullaret e Interit ne krahet e mbrojtes.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Cancelod'ambrosioDalbertinter

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

3 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

18 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

15 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

15 hours ago