Objektivi i pare sezonal eshte arritur qe disa jave me pare: kualifikimi ne Champions League, ne fazen e 1/8, dicka qe kishte shume kohe qe nuk ndodhte.
Por nje tjeter arritje eshte kapur dje: Inter ka arritur te mbylle ne vendin e pare fazen e pare te Serie A matematikisht qe nje jave perpara.
Muajt e pare ne krye te pankines se Interit per Simone Inzaghin me sa duket kane qene shume te kenaqshem.
Objektivi eshte i deklaruar: tani, eshte ai qe te fitohet Scudetto dhe te fitohet ylli i dyte qe do te ishte nje gezim i pabesueshem per tifozet zikalter.
Ish-tekniku i Lazios mund te futet keshtu ne historine e klubit interist njehere e pergjithmone, duke u bere pjese e nje arritje shume te vecante.
“Nese Simone Inzaghi fiton Scudetton, ai do te arrinte dicka qe ne historine e Interit e kane bere vetem tre tranjere.”
“Pra, te fitoje Scudetton ne tentativen e pare. Sinjalet jane pozitive. Por nuk jane me vetem sinjale, por jane e verteta, jane fakte.”
“Diten e djeshme Inter ka futur ne xhep gjysmen e Scudettos dhe ne vendin e pare pas fazes se pare nuk e kishte arritur dot as Conte ta mbyllte.”
“Nderkohe, nese Inzaghi fiton ne fund, futet ne klubin special te tranjereve qe e kane arritur Scudetton qe me tentativen e pare.”
“Ne kete grup ben pjese Jose Mourinho, Giovanni Invernizzi dhe Alfredo Foni. Ata teseren e ketij klubi e kane tashme.”
“Nderkohe, Inzaghi mund te behet keshtu tranjeri i katert qe fiton Scudetton ne sezonin e pare ne krye te pankines se Interit ne 114 vite histori.”
“Kane qene vertete te paket ata qe kane besuar te Simone Inzaghi dhe tek aftesite e tij ne fillimin e sezonit.”
“Nderkohe, Ausilio dhe Marotta qe kane bere gjithcka per ta rrembyer nga Lazio kane pare vertete me largpamesi.”
“Kane investuar te nje nga tranjeret me te talentuar dhe te rinj ne Serie A qe do te ishte ne gjendje te vazhdonte punen e Contes pa shkundur te gjithe ambientin.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…