Categories: MerkatoNe plan te pare

Inter-Suning, firma ne fundjave: 525 milione euro per 70%. Per Morattin 175 milione. FPF…

Zhvillime te rendesishme mund te vijne brenda pak ditesh. Suning Commerce Group eshte shume afer blerjes totale te Interit: Kinezet ose do e blejne te gjithe klubin ose pjesen e aksioneve qe duhet per tu bere aksionere maxhorance.

Te rejat e fundit vijne nga Corriere della Sera qe shpjegon: “Ne fundjave klubi zikalter pritet te behet ne pronesei te grupit Suning, te drejtuar nga Zhang Jidong: president dhe themelues i kolosit te elektrik dhe ndertimeve ne Kine qe ka fitime vjetore me shume se 15 miliarde euro. Suning dhe Interi kane qe tani nje baze marveshje e cila do te firmoset ne Nanjing. E qe aty, ne qytetin e veri-lindjes se Kines, eshte selia qendrore e grupit Kinez. Pikerisht rreth dhjete dite me pare drejtuesit e Interit ndermjet te cileve edhe Michael Bolingbroke dhe drejtori gjeneral Giovanni Gardini kane qendruar per pese dite per te mbyllur detajet e fundit te tratatives qe eshte cuar perpara prej muajsh nga te dyja palet.”

Suning do te bleje 70% te klubit duke paguar 525 milione euro, pronarit aktual Erick Thohir do i mbetet 30% e aksioneve dhe indoneziani do te mbaje per momentin pozicionin si president. Pas me shume se njezet vitesh, do te dale plotesisht nga planeti zikalter Massimo Moratti, duke shitur per rreth 157 milione euro kuotat e tij te aksioneve 29,5%: duke llogaritur edhe borxhet dhe operacione te tjera financiare do te mare rreth 100 milione ne total.

SULMI FINALSuning ka vendosur qe te hidhet ne sulm pasi mori rrugen e lire nga qeveria e Pekinit, por struktura qe te te coje ne shitjen e Interit tek ata eshte shume me shume se komplekse. Thohir ne fund do te arrije te dale nga skena me nje fitim prej 100 milione eurosh pas tre sezonesh ne drejtim te Interit. Indoneziani e bleu nga Moratti ne 2013 Interin. Suning e ka vleresuar klubin 750 milione euro, nje shifer shume e rendesishme e jo shume e ndryshme nga miliardi qe kerkoi pronari i kushurinjve per klubin e tij.

ETAPATSuning do te hyje ne klub fillimisht me nje rritje kapitali prej 150 milione eurosh duke blere 20% te shoqerise dhe me radhe me pas me 460 milionet e tjere do te paguhen borxhet dhe aksionet e Thohir dhe Morattit. Kinezet kane pasur deshire te hidhen ne sulm dhe ta mbyllin kete marveshje. Ka qene ideja e tyre te mos kishte tre bashkepronare sepse do te ishte me e veshtire sipas tyre qe te drejtohej klubi me tre persona se sa me dy. E keshtu kane vendosur qe ti blejne Morattit aksionet e klubit. Ky i fundit e kishte vendosur gjithsesi qe te dilte nga klubi ne daten 15 nentor. Per momentin Thohir qendron, por eshte e sigurte se edhe per indonezianin rruga e lamtumires sapo ka nisur. Eshte ende per tu vendosur koha, por ne qershor 2017 revolucioni mund te kete perfunduar.

MERKATOSuning do te jete grupi i pare Kinez qe do te hyje ne Serie A. Nje e re jo e vogel per futbollin Italian. Shiu i milionave qe do te bjere mbi Interin nuk do e ndryshoje menjehere jeten e skuadres: Nuk do te mund te shkunden parametrat e vendosura nga Fair Play Financiar te vendosura nga Uefa. Por dicka e madhe mund te ndodhe ne bashkepunim me Jiangsu, skuadra kineze ne merkaton e fundit ka shpenzuar 100 milione euro per te blere Ramires nga Chelsea dhe Teixeira nga Shakhtar Donetsk: huazimet nga Kina mund te jene nje rruge per te perforcuar skuadren zikalter. Objektivi eshte ai qe bilanci i qershorit 2017 te mos dale me humbje. Per Thohir qe ka drejtuar tratativen ne bashkepunim me Goldman Sachs, kinezet i kane njohur punen e mire qe ka zhvilluar ai me klubin duke rritur ne nivel nderkombetar marken e Interit. Tashme me me shume se 1.300 pika shitjeje ne Kine, Suning ka si qellim qe ti beje te sajet 130 milione tifozet e Interit qe jane ne lindjen e larget. Per tu vendosur edhe e ardhmja e Mancinit: Edhe per kete gje do te flitet ne kete fundjave ne Nanjing. Nje fundjave qe mund te ndryshoje Interin pergjithmone.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: CorriereSuning

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

3 hours ago