Categories: Ne plan te pare

Inter, zbulohen tre premtimet qe Suning i ka bere Contes ne takimin e djeshem: “E para ka te beje me…”

Nje takim shume i qarte, gjate te cilit presidenti Zhang ka folur per strategjine zikalter ne kete merkato janari.

Nje takim me pese veta prezent (ka qene prezent edhe Zhang ne lidhje direkte), ku Conte ishte perballe te gjitheve.

Nga njera ane Antonio Conte, perkrah Lele Orialit, qe ishte perfaqesuesi i stafit teknik, e nga ana tjeter presidenti Zhang, ne lidhje direkte, ndersa prezent Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Alessandro Antonello ne nivel drejtues.

Nje takim ky ku jane shpjeguar dhe qartesuar disa pika thelbesore per strategjine te se ardhmes se afert.

Ka dale ne pah se sa thelbesore eshte qe te ulen kostot qe tek Interi te rritet stabiliteti financiar ne nje moment te veshtire ekonomik per te gjithe klubet europiane.

Por kujdes, sepse bashke me kete gje, eshte folur shume edhe per ceshtjen e perforcimeve teknike te skuadres qe nuk duhet lene menjane.

Perkundrazi, sipas asaj qe FcInter1908.it, Antonio Conte ka marre “premtime” per nje impenjim maksimal ne merkato ku do te tentohet qe ai te kenaqet.

Keshtu, Antonio Contes nga niveli drejtues i Interit i jane bere tre premtime kryesore ne takimin e djeshem:

Dy te parat jane: do te behet cdo sforco qe do te mundet per blerjen e nje mesfushori te rendesishem dhe nje sulmues i katert.

Gjithmone do te tentohet qe Interi te shpenzoje po aq sa do te fitoje nga shitjet, por klubi do te beje maksimumin te rrise nivelin e skuadres me keto dy blerje.

Premtimi i trete: do te shiten te gjithe lojtaret qe nuk shihen me si funksionale ne projektin e tranjeri.

Keshtu, ne radhe te pare Radja Nainggolan de Christian Eriksen, dy lojtare qe jane kthyer ne nje ‘peshe’ per Conten dhe qe jane jashte rotacioneve.

Nje diskutim ndryshe per Matias Vecino, qe do te beje ditet e ardhshme vizitat e fundit perpara se te rikthehet ne grup.

Por nje teme tjeter e rendesishme e ketij takimi ka qene edhe reduktimi i kostove: do te duhet te behet nje pune e madhe me kete.

Merkato nderkohe nuk duhet te mbyllet me minus (ashtu si ne te gjithe klubet Europiane, por nuk duhet ngritur alarmi i zero investimeve sepse situata e tille eshte ne te gjithe boten).

Por kujdes te madh do te behet edhe per kerkesat e tranjerit ne merkato: nga ky takim i djeshem ne Pinetina, Interi del me nje bashkim te forte ne nivel drejtuesish.

Conte dhe klubi jane me te bashkuar se kurre drejt endrres qe quhet Scudetto.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Asllani dergon nje mesazh te forte edhe per Inzaghin: “Per here te pare ai ka deklaruar se deshiron te…”

Diten e sotme FcInterNews.it ka dashur te ndalet te situata e Kristjan Asllani dhe te minutat e pakta te tij…

9 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon gjithcka? “Kemi konfirmime nga te gjitha anet: Marotta po ben cdo gje per te blere…”

Marcus Thuram eshte me sa duket emri numer nje ne listen e gjate te emrave qe Inter po tenton ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

INTER, GATI TE NDODHE SHKEMBIMI I PAPRITUR ME CHELSEA? “Dumfries ne Londer dhe ne Milano vjen…”

Ne Boterorin e Katarit do te mungoje nje nga protagonistet me te medhenj te Boterorit te fundit ne Rusi, ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

Batistuta zbulon: “Tek Inter ka nje lojtar qe me emocion sikur te luaj me te ne fushe: behet fjale per…”

Debutimi i Kombetares Argjentinase ne Boterorin e Katarit 2022 eshte shume afer dhe per mediat ka folur nje nga sulmuesit…

10 hours ago
  • Uncategorized

Flet Antonio Pintus, ish-pergatitesi atletik i zikalterve: “Te Inter kam gjetur dicka qe rralle e gjen ne futboll: ate…”

Ne auditorin e Covercianos, Antonio Pintus, ish-pergatitesi atletik i Interit ne sezonin 2020-2021, ka kujtuar edhe njehere kohen e kaluar…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe prapaskena e merkatos se veres 2022: “Duhet te vinte Bremer dhe Milenkovic: por gjithcka deshtoi vetem prej…”

Nje prapaskene per merkaton e Interit eshte treguar diten e sotme nga Tuttosport dhe gjithcka ka te beje me veren…

12 hours ago