Categories: Ne plan te pare

Inter, zbulohet strategjia e merkatos: “Ja 4 emrat qe po ndiqen me shume kujdes per krahun e djathte: i preferuari eshte…”

Ne kete moment qe po flasim, e ardhmja e Ivan Perisic tek Interi eshte shume e paqarte me kontraten e tij ne skadence.

Kroati eshte ne skadence dhe deri me tani nuk ka pasur asnje tentative zyrtare per rinovim. Shume thone se do te largohet dhe pak thone se mund edhe te qendroje, por askush nuk e di me siguri.

Por Tuttosport ka idene e saj dhe tregon se si Interi ne kete moment neper Europe po ndjek me kujdes kater profile te ndryshme per krahun e majte.

“I pari eshte Kostic i Eintracht Frankfurt, qe prej kohesh eshte ne listen e objektivave te Interit por edhe te Romes apo Lazios.”

“Lojtari ka nje kontrate ne skadence ne 2023 dhe serbi mund te vije ne Milano per nje shifer me te ulet nga sa mund te vinte vite me pare.”

“Inter po e ndjek me kujdes situaten e tij ppr nuk eshte emri i vetem. Thjesht ai konsiderohet nje lojtar shume cilesor per krahun e majte.”

“Nder lojtaret e tjere qe po ndiqen, jane edhe Ramy Bensabaini i Borussia Monchengladbach, skuader me te cilen Inter eshte perballur sezonin e shkuar.”

“Por me Borussia Monchengladbach, Inter ka pasur disa tentativa ne vere edhe per Marcus Thuram, transferim qe nuk ndodhi me pas.”

“Algjeriani nderkohe eshte i moshes 1996, dhe i ngjan shume Dimarcos. Ai luan ne krah, por di te luaje edhe si lojtar qendre prapa.”

“Deri me tani ka shenuar 14 gola me Borussia Monchengladbach ne nje sezon e gjysem dhe nje nga keto gola e ka shenuar pikerisht ndaj Interit.”

“Ashtu si Kostic ai ka nje kontrate ne skadence ne 2023 dhe nuk do te rinovoje. Keshtu, ne veren e ardhshme mund te jete pikerisht ai nje nga objektivat e Interit.”

“Ne France, Interi nderkohe po ndjek Caio Henrique, mbrojtes brazilian te krahut qe luan te Monaco.”

“Ai eshte blere ne moshen 19 vjecare te Atletico Madrid dhe nuk ka arritur te luaje kurre me spanjollet, por ne 2020 eshte blere per 8 milione euro nga Monaco dhe i ka zene vendin lojtarit te Milanit, Ballo-Toure.”

“Sezonin e shkuar luajti 36 ndeshje dhe dha 5 assist. Nderkohe tani ne 20 ndeshje sezonale ka dhene shtate assist.”

“Vleresimi i tij? Ndermjet 15 dhe 20 milione euro dhe ka nje kontrate deri ne 2025.”

“E njejta skadence edhe per Alfondo Pedraza, mbrojtes i krahut te Villareal. Spanjolli qe ne korrik i eshte ofruar disa klubeve italiane.”

“Gjithesesi, ne ate kohe, Villareal nuk ka qene e hapur per nje transferim. Lojtari po luan me pak ne kete sezon dhe mund te jete nje mundesi e mire merkatoje”, e mbyll shkrimin e saj Tuttosport.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

7 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

12 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

12 hours ago