Pas humbjes me Fiorentinen, u rikthye diskutimi nese do te shitet ndonje lojtar ne qershor qe te zgjidhen problemet e bilancit per Interin.
Por pak eshte folur per faktin qe Interi, potencialisht, do te kete mjaft perfitime interesante ne vitin qe vjen. Sidomos jane kater lojtare te cilet mund te bejne Interin te fitoje plot 20 milione euro. Por ne kete moment keto blerje nuk jane te sigurta dhe varen nga rezultatet sportive te skuadrave te tjera.
Le ti shikojme ceshtijet me radhe:
RICKY ALVAREZ – Ne javete e fundit dolen ne pah shume zera qe tregonin se blerja e argjentinasit nga Sunderland eshte i lidhur me klauzola te tjera dhe jo vetem me qendrimin e tyre ne Premier League, por keto zera i hodhi poshte Piero Ausilio: Ai tha se nese Sunderland do te shpetoje, 11 milione euro do te kalojne ne llogarine e Interit. Si po shkon ne kete moment skuadra e Sunderland ne Premier League? Jo edhe aq mire, edhe pse per momentin eshte 3 pike larg zones se ftohte.
IBRAHIMA MBAYE – Edhe senegalezi ne huazim tek Bologna, blerjen prej 3 milione eurosh e ka te lidhur me kalimin e klubit te tij ne Serie A. Edhe ketu mundesite jane mese te mira sepse Bologna eshte vetem gjashte pike larg Carpit te vendit te pare me nje pike diference vendit te trete.
ALVARO PEREIRA – Edhe ne kete rast, blerja e detyrueshme per Estudiantes eshte fiksuar tek 3 milion eurot, nese Pereira do te koleksionoje 20% te ndeshjeve zyrtare ne vitin e tij te huazimit. Nisje shume e mire: 6 ndeshje 6 here titullar.
EZEQUIEL SCHELOTTO – Italo-argjentinasi eshte ne huazim tek Chievo dhe ka nje blerje te lidhur me dy klauzola: mos renien nga kategoria te skuadres Veroneze dhe 25 pjesmarrje zyrtare. Ne kete moment qe po flasim Chievo ka 5 pike diference me zonen e ftohte dhe 17 paraqitje sezonale.
Pra, plot 20 milione euro ne ballo, nje shifer mjaft e rendesishme qe natyrisht nuk eshte e garantuar, por nese do te vinte ne kasat e Interit do te bente shume mire. E panevojshme te bejme parashikime ne kete moment, por ky skenar eshte shume i mundshem ne muajn qershor e do te lehtesonte jo pak buxhetin zikalter.
Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…
Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…
Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…
Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…
Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…
Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…