Categories: Ne plan te pareTe rinjte

Interi qe rritet: lojtaret qe mund te rikthehen ne baze. Vitin e ardhshem do te…

Ai i zikalterve eshte nje sektorit e te rinjve me te mire ne Europe. Nese ne qershor disa nga te rinjte jane shitur ose transferuar me huazim per ceshtjen e plusvalencave, tashme stategjia e Interit mund te ndryshoje, sic e shpjegon Gazzetta dello Sport.

“Inter-i i Zhang ne kete drejtim, ka sjelle konceptin ne ekstrem: te rinjte ne vere kane kontribuar (me shume sesa kontribut) per te arritur kuoten e 45 milione € plusvalenca. Te tjeret jane transferuar me huazim, ne menyren e vjeter, ose te shitur me te drejte riblerje”.

“Perfundimi: ne ekip nuk ka asnje produkt te sektorit te te rinjve. Vitin e ardhshem kur do te hiqen limitet e Fair Play Financial, Inter-i do te kerkoje te rregulloje kete mangesi”.

“Ata futbolliste te rinj te transferuar ndermjet Bordeaux dhe Frosinone-s i ka mbajtur ne vezhgim, por ka edhe nje arsye me shume. Interistet ne “skene” jane me shume sesa nje skuader, por te pakten gjysma e tyre kane shpresa per tu rikthyer ne Milano per te luftuar per nje vend ne ekip”.

ANDREI RADU
Mund te kete perfunduar ne nje konjukture pozitive. Tek Genoa ka fituar pozicionin e titullarit ne javen e 6, ne vere mund te behet profili i duhur si zevendesuesi i Handanovic: rinovim dhe rimarrje te kontrollit mbi produktet e shkolles zikalter. Rumuni, mbas nje sezoni ne Serie B me Avellino-n i ka kushtuar 8 milione € Genoa-s, por Ausilio dhe Gardini kane garantuar te drejten e riblerjes ne dy vitet e ardhshme.

ALESSANDRO BASTONI
Ndeshja e pare si titullar ka ndodhur ne javen e kaluar. Nje performance menjehere te nivelit te larte, duke konfirmuar te gjithe raportet e scout-eve ne te shkuaren dhe duke marre simpatine e trajnereve te ndryshem (te Di Biagio-s ne rradhe te pare). Vleresimi i qendermbrojtesit (31 milione ne bilanc) eshte i fryre, nga nevojat e kontabilitetit, por eshte gjithsesi konfirmimi i nj investimi afatgjate.

FEDERICO DIMARCO
Pervec golit te pakendshem, po rifitonte nje vend si titullar prej terzino te majte. Asamoah tashme jep siguri mese te mjaftueshme, por mbi te gjitha, ne rastin e nje shitjeje te mundshme te Dalbert, nuk eshte aq e pamundur te mendosh nje rikthim te tijin ne krahun e majte.

EMMERS & VANHEUSDEN
Edhe per lojtaret belg, ish yjet e Primaveres, ne huazim tek Cremonese dhe Standard Liege, japin sinjale rritjeje: me shume mundesi qe vitin qe vjen do te vazhdojne ne huazim, ne nje nivel me te larte.

YANN KARAMOH
Ne fund te qershorit do te rikthehet ne baze, i transferuar tek Bordeaux ne fund te gushtit te kaluar duke pare dhe “bollëkun” e sulmuesve te krahut dhe kerkesat e shumta per te. Ne nje skuader qe navigon ne gjysmen e klasifikimit ne Ligue 1, por qe luan edhe ne Europa League, Yann po gjen vazhdimesine, per me teper ka dhuruar material per simpatizantet e tij ne Youtube: dy gola te realizuar, njeri shume i bukur. Mbi nje rikthim te tijin ne Appiano do te peshojne ofertat qe mund te vijne nga jashte.

GABRIEL BARBOSA – GABIGOL
Rikthimi tek Santos ishte nje sukses, Kthehet, por nuk ndalon me. Projekti i shoqerise eshte qe te beje nje eksperience tjeter, por kesaj rradhe ne Europe, per te kompletuar rekuperimin e nje kapitali qe dukej i humbur  mbas 18 muaj midis Benfica-s dhe Inter-it. Edhe shitja perfundimtare eshte nje opsion qe konsiderohet, por per te evituar minusvalencat do te duheshin me shume se 20 milione €. Shifrat jashte mundesive ne Brazil, dhe ne Europe veshtire qe te gjenden “admirues”. Akoma me e veshtire qe ta rishikojme me bluzen zikalter. Por eshte vetem 22 vjec, dhe e njejta gje thuhej edhe per Joao Mario-n.

ANDREA PINAMONTI
Ka filluar te realizoje gol pak jave perpara se te perballet me zikaltrit (te shtunen e ardhshme) me Frosinone-n e tij. Ne javen e 10 kane mjaftuar vetem 7 minuta per te realizuar golin e pare ne Serie A, ne javen e 12 ne minuten e 32 ka ndaluar Fiorentine-n, ndersa ne ndeshjen me kombetaren U-20 ka realizuar serish gol. Ne Appiano, po e monitorojne ne te ardhmen.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

5 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

5 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

6 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

6 hours ago