Categories: MerkatoNe plan te pare

Jave e zjarrte ne merkato: nga Isla tek Taider, deri tek Eto’o. Inter leviz keshtu

Shtate dite per te provuar ti dhurohet Walter Mazzarrit nje mesfushor dhe nje lojtar i krahut te djathte. Kete here Branca dhe Ausilio nuk mund as ta shtyjne e as te deshtojne sepse te dielen e ardhshme fillojne ndeshjet e verteta (edhe ndeshja me Cittadellen eshte, te jemi te qarte). Ceshtja themelore: merkatoja e Interit eshte komplet e shkeputur nga ceshtja Thohir. Ne fakt, me shume mundesi manjati indonezian do te futet ne shoqeri ne shtator, prandaj tani duhet te veprohet me keto para qe jane dhe nuk mund te gabohet!

Qe neser do te jete nje dite e rendesishme per diskutimin Mauricio Isla. Agjenti i tij do te takohet me Juventusin per te kuptuar nese shoqeria bardhezi synon akoma mbi te apo eshte e gatshme ta shese, duke i treguar qe klienti i tij eshte i gatshem te shkoje me vrap ne Milano nen urdhrat e Mazzarrit, ku do te mund te luante me vazhdimesi. Interi qendron ne dritare ne pritje te zhvillimeve, e gatshme te vendose mbi tavoline nje oferte te re: huazim me te drejte blerjeje. Alternativa eshte Gregory Van der Wiel. Branca dhe Ausilio kane ne xhep nje gjysem ‘Po’ nga PSG per huazimin e tij. Por ne kete rast, nuk ka aspak nxitim.

Rruga per Saphir Taider, ne te kundert, duket pak me e lehte pas rikthimit tek Bologna te Diego Perez dhe zgjedhjes te Piolit per ta lene 90 minuta ne pankine per ndeshjen e Kupes kunder Brescias. Mesfushori franko-algjerian ka nje marreveshje me Interin per kontraten (4 vjecare prej 800 mije euro ne sezon) dhe mezi pret te kaloje tek zikalterit. Problemi eshte i lidhur me vleresimin e kartonit qe per presidentin e Bolognes shkon ne 15 milion, ndersa per Interin vlen jo me shume se 10. Shoqeria zikalter ka ofruar 5 milion per gjysmen, shume pak per Bolognen qe deshiron 7,5, edhe pse sinjalet e fundit flasin per afrim te paleve. Gjithcka mund te lehtesohet me futjen e disa lojtareve ne shkembim si Mbaye ose gjysma tjeter e Khrin. Pa harruar Olsen. Te merkure mund te jete dita e shumepritur per arritjen e marreveshjes, pasi te dyja shoqerite do te takohen.

Mund te jete edhe java per Pablo Daniel Osvaldo. Por jo per Interin. Ne fakt lojtari eshte gjithmone e me i terhequr nga propozimi ekonomik i Southampton qe i ofron 3 milion euro rroge. Ai vazhdon te shpresoje ne nje telefonate nga Milano por nuk mund te prese pafund. Dhe tani, shoqeria zikalter nuk mund te plotesoje kerkesen prej 18 milion te Romes. Nese sulmuesi italo-argjentinas do t’u rezistoje anglezeve, mund te flitet ne fund te merkatos, kur shoqeria verdhekuq do te jete e detyruar te ule cmimin, dhe ne ate moment Interi mund te provoje te arrije nje huazim me te drejte blerjeje. Por te mendosh qe sot Branca dhe Ausilio te prezantohen me 18 milion cash eshte e pamundur. Eshte po aq e pamundur qe Interi t’i ofroje Samuel Eto’o me shume se 4,5-5 milion rroge. Drejtuesit zikalter po vleresojne rikthimin e sulmuesit kamerunas por me pare se te provojne goditjen, po mundohen te kuptojne sa mundesi ka per t’u realizuar. Nderkohe, kete jave qe vjen, stafi i lojtarit do te takoje Chelsea, Tottenham dhe Manchester United, por nuk pritet qe telenovela te mbyllet shpejt.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: Eto'oislamerkatoosvaldotaider

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

15 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dorezohet edhe Cassano: “Cfare te them tani pas Barcelona-Inter? Kam mbetur totalisht i…”

Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e dini sa eshte tani koeficenti per te kaluar grupet perpara Barcelones? “Vetem…”

Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…

16 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, goditje shume e rende nga Inter: “Behet me dije se klubi kishte parashikuar qe te arrinte deri ne…”

"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…

16 hours ago