Interi kthehet nga Udine me tre piket, por me disa probleme ne mbrojtje. Campagnaros, i cili eshte i ndalur prej me shume se 1 muaj, i jane shtuar edhe Samuel dhe Juan Jesus. Argjentinasi ka nje problem te vogel muskular (eshte ne dyshim per Livornon), ndersa braziliani do te jete i skualifikuar.
Per kete arsye, kunder Livornos mund te kete ardhur momenti i Andreolli, qe do te luante ne te majte ne mbrojtjen me tre, repart qe do te kompletohej nga Ranocchia dhe Rolando. Edhe ne sulm nuk priten te kete te reja, me konfirmimin e Guarin prane Palacios. Kunder toskaneve do te kthehet i disponueshem edhe Belfodil, i cili i ka kryer dy ndeshjet e skualifikimit.
Situata e Hugo Campagnaro-s meriton nje konsiderate te vecate. Mbrojtesi argjentinas nuk luan prej dates 26 shtator, pervec 90 minutave te zhvilluara me Argjentinen. Pikerisht per kete motiv, ne shtepine e Interit nuk u pelqen fakti qe trajneri i Argjentines ka grumbulluar Hugon per miqesoret kunder Ecuador dhe Bosnjes. Per kete arsye, pavaresisht problemeve, vendimi me i mire do te ishte te mos grumbullohej as me Livornon, duke ulur rrezikun qe te largohet ne Argjentine: “Argjentina ka te drejte te grumbulloje cfaredo lojtar, pavaresisht kushteve fizike. – ka shpjeguar drejtori sportiv Ausilio, – Por duke konsideruar gjendjen fizike te Hugos, mendoj qe duhet te kete pak mirekuptim dhe si ata si lojtari duhet te kuptojne qe nese nuk luan prej 6 ndeshjesh, nuk mund te jesh kurre ne 100% te formes.“
I futur vetem ne minuten e 71 ne miqesoren e Tiranes ku Shqiperia u ndesh me Italine, Asllani ka dhene…
Me sa duket, Suning ka vendosur perfundimisht per te nderruar strategjine e merkatos ne shtepine Inter. Per kete gje ka…
Duke folur per Telelombardia, Fabrizio Biasin eshte rikthyer te flase per mos blerjen e Paulo Dybala nga ana e Interit…
Me ndalesen e kampionatit, Inter eshte ne pune per te programuar sa me mire levizjet ne merkato per te perforcuar…
Nje nga gjerat qe po ben te flitet me se shumti nga e gjithe bota e futbollit keto dite eshte…
"Inter, me nje mbrojtje per tu rregulluar, ka vene ne qender te merkatos se saj edhe nje lojtar te Serie…