Categories: Ne plan te pare

Julio Cesar: “Do ju zbuloj nje sekret te kohes se Interit qe nuk e keni degjuar kurre me pare. Interi per mua…”

Te shtunen Julio Cesar do te luaje ndeshjen e tij te fundit dhe do i thote lamtumire futbollit pas nje Flamengo-Atletico Mineiro ne Maracana. 

“Eshte ndeshja e fundit. Po. Eshte e mrekullueshme. Por per mua mbaron nje cope e rendesishme e jetes sime”, thote ai per Gazzetta dello Sport.

Ke vendosur se cfare do te besh pas terheqjes nga futbolli?

“Eshte e mundur qe te mbetem ne futboll, por se si nuk e di akoma. Eshte ende heret per te folur per te ardhmen.”

A mund te thuash se cila ka qene pritja me e bukur e karrieres tende?

“Te gjithe thoni se ka qene ajo kunder Messit ne gjysemfinalen e Champions League kunder Barcelones e mbase keni te drejte. Ne ate ndeshje, ne ate moment, kunder atij kundershtari: eshte nje nga gjerat e para qe na mesojne ne portierave: nje pritje eshte e bukur vetem nese eshte e rendesishme. Ajo ishte super e rendesishme.”

Emocioni me i madh?

“Mund te them tre? E para, Campeonato Carioca 2001, Flamengo-VascoL duhet te fitonim me dy gola diference, Dejan Petkovic shenoi 3-1 me nje goditje denimi dy minuta nga fundi. E dyta natyrisht eshte Madridi, Championsi: me siguri pika me e larte e karrieres sime. E treta, Boerori ne 2014: dy penalltite e pritura kunder Kilit ne cerekfinale.”

 

Per polemikat e Buffon pas Real-Juve.

“Ate penallti ose jep ose nuk e jep, por nese je arbiter ne nje moment te lojes nuk mund te kthehesh nga Buffon dhe ta perjashtosh. Pasi kam thene kete: Gigi mund te thoshte te njejtat gjera por ne nje menyre me te moderuar, jo ashtu. Por kur adrenalinen e ke ne maksimum, mund te thuash gjera per te cilat mund te pendohesh.”

A  te ka ndodhur ndonjehere te nevrikosesh ashtu?

“Ne momente kaq te rendesishme jo. I thash gjithcka cfare kisha per ti thene Rocchit per shembull (Inter-Napoli 0-3, tetor 2011) kur i prita nje penallti Hamsik dhe ai nuk e kuptoi qe Campagnaro hyri ne zone me perpara se te goditej topi per te shenuar tek topi qe u kthye ne zone. Jam nevrikosur shume edhe me Rizzolin (Inter-Milan 4-2, Maj 2012) qe me vershelleu nje faull dhe penallti kunder per nje rast me Boateng qe as nuk e preka. Me pas e pranova qe gabova ne ato qe i thashe, edhe pse kisha te drejte qe sishte penallti.”

Ke thene: me Handanovic e kam lene Interi ne duar te sigurta.

“Une nuk jam ndjere kurre pasardhesi i Toldos, me te cilin kam patur nje raport shume te bukur dhe Handanovic nuk ka qene pasardhesi im. Ai eshte nje portier i madh, por Interi do te jete gjithmone me e madhe se cdo lojtar qe do te veshe ate bluze.”

Kur do te rikthehesh ne Milano per ta pare ne San Siro?

“Shpresoj te rikthehem per nje ndeshje Champions Legue. Keshtu qe i bie shpejt.”

A na tregon je sekret te ketyre njezet viteve karriere? 

“Po, do ju tregoj nje sekret te kohes se Interit qe nuk e keni degjuar kurre me pare. Sapo kisha ardhur tek Interi: ndeshja e dyte e kampionatit, Palermo-Inter. Mancini me thote gjate javes: “Corinin e njoh mire, ne goditjet e denimit i vendos barrieren me lojtare nga ana e kundert dhe e vendos ne veshtiresi”. Kisha dyshimet e mia por i them: “Ti je bosi, do te bej si me thua ti”. Te shtunen, goditje denimi nga Corini dhe topi ne trekendesh. Tre jave me vone shkuam ne Torino per te luajtur kunder Juventusit. Mancini me thote: “Me Nedved kam luajtur per shume kohe. Kujdes se ai ti gjuan goditjet e denimit poshte nga krahu jot”. E keshtu, goditje denimi per Juventusin, godet Nedved: topi siper barrieres dhe 2-0. Gazetaret filluan te shkruanin: Sa i dobet Julio Cesar neper goditje denimi. Ne pjesen e dyte e mar vec Mancinin dhe i them: “Bos, do e bejme keshtu: nese gaboj, gaboj une. Por nga sot e tutje do te vendos vet se cfare do te bej. Ok?”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: julio-cesar

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

31 mins ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

35 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

38 mins ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

38 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

6 hours ago